GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – A flasin bandat për politikë në përgjime?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – A flasin bandat për politikë në përgjime?

By
Lutfi DERVISHI
25/05/2024
2 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Në dosjen Metamorfoza 2 ku shfaqen figura të njohura të botës se krimit dhe politikës flitet për marrje peng, nxjerrje në pritë, vrasje dhe biznes.

Po çfarë   mungon në 240 faqet e akuzës?

Mungojnë dialogjet per zgjedhjet dhe komunikimet me politikanët.

Nëse themi se bandat janë përfshirë në zgjedhje me nxitje, bekim dhe mbeshtetje politike nuk kemi thënë asgjë të re.

Po pse janë veçuar rrefimet dhe kontributet politike të 50 të akuzuarve në politikë?

Cila është arsyeja që hetimi është ndarë në lote?

Një vit para zgjedhjeve SPAK mund të jepte një kontribut konkret duke hetuar përfshirjen në fushatë të “biznesmenëve, Investitoreve strategjikë, alias vrasesve me pagesë.

Ky hetim do të jepte shpresë se krimi zgjedhor më 2025 do të ulte pak kokën.

Është më shumë se naivitet të mendosh se në bisedat e tyre nuk është folur për politike, për zgjedhje,  për votime dhe per emërime.

Njerëz që diktojnë drejtore policie dhe kryetare bashkie afërmendsh që janë investuar në fushata.

Disa prej të akuzuarve janë të njëjtët personazhet të përfshirë në krimin zgjedhor në Durrës dhe Diber. Prokurorët e SPAK  treguan mungesë kurajo  duke bërë ping pong me Prokurorinë e Dibres (dosja 188) derisa arriten t’ia ngecin asaj hetimin që u katandis si kokoshi një thelë.

Ashtu si në dosjen e incineratorëve që u nda në tre lote edhe te Metamorfoza janë të njëjtët njerëz që vrasin, bëjnë biznes dhe kontribuojnë për vota në zgjedhje. Krim, biznes, politike – ky është trekendeshi i Bermudes ku nuk janë zhytur vetëm 50 të akuzuarit.

Politika për krimin është si oksigjeni. Sa më shpejt të priten tubat e furnizimit aq më mirë për të gjithë.

Varianti që ata nuk kanë folur në “Sky” për politikë ka pak gjasa të jetë i vërtetë se përndryshe na del që bandat i paskemi patur të depolitizuara. Emrat aty nuk të lënë asnjë pikëpyetje.

 Pyetja është pse janë veçuar rrëfimet për “politikën”?

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – ‘Martesa’ e Lalit dhe agjendat e globalistëve okultë
Next Article Shteti privat i Ramës, si i përdor pronat për vota në Himarë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?