GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë

By
Luçiano BOÇI
18/06/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Në mitologjinë greke, Zeusi, kur ndjente rrezikun nga zotat e tjerë, nuk i godiste gjithmonë me rrufe.

Më e fuqishmja nga armët e tij ishte tjetër: marrja e kujtesës.
Sepse një zot pa kujtesë nuk ka të kaluar, nuk ka fakte, nuk ka dinjitet.
Ai është i çarmatosur.
I zhveshur nga identiteti.
I nënshtruar.

Në Shqipërinë e sotme, jemi dëshmitarë të një akti të ngjashëm, por jo mitologjik – tragjik.
Në shfaqen e dokumentarit për revoltën e Spaçit, organizatori z. Ndregjoni kishte ftuar dhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit.
Por ata s’denjuan.
As Presidenti, as Kryetarja e Kuvendit, as ndonjë ministër, apo deputet i majtë, as përfaqesues të SPAK.
Çfarë turpi?!
Por jo vetëm turp!
Është vrasje e kujtesës.

M’u kujtua se janë po këta krerë shtetit, në të njejtën kinema, që nuk mungojnë të bëjnë paradë, të veshur shik në premierat e luksit kinematografik kombëtar e ndërkombëtar të tipit 007 – shfaqje ku spektri i hollivudit shërbehet në karriget e arta të protokollit e buzëqeshjeve hipokrite.
Ndërsa dokumentarin mbi Revoltën e Spaçit këta birbo e kalojnë në heshtje.
Pa karrige zyrtare. Pa fjalë. Pa praninë e atyre që vetëquhen përfaqësues të kombit.
Po çfarë mund të përfaqësojnë ata, kur nuk përfaqësojnë dot as kujtesën?!
Revolta e Spaçit nuk është një episod që mund të mbulohet siç mendojně ata, por një dritë që dogji hekurat e diktaturës.
Ajo ishte krismë ndërgjegjeje, e rrallë dhe e papërsëritshme, ku të rinj të lidhur me zinxhirë u ngritën kundër tiranisë. Të panjohur, të varfër, të pushkatuar, por të pavdekshëm.

Dhe sot?
Në vend të përuljes para atyre që ngritën krye kur të gjithë rrinin kokëulur, kemi një shtet që zgjedh të shikojë James Bond e shfaqe surrugato në vend të Spaçit.
Fatkeqësisht kemi një shtet që ul kokën përballë luksit, dhe i mbyll sytë përballë historisë.
Kjo nuk është thjesht harresë. Është strategji harrese.
Ashtu si Zeusi i lashtë që fshinte kujtesën për të ruajtur fronin, edhe pushteti sot fshin qëllimisht kujtimet që mund të jenë të rrezikshme – kujtime që tregojnë se edhe kur ferri ishte tokësor dhe emrin e kishte Spaç, liria nuk ishte kurrë e pamundur.
Harresa nuk është neutrale. Është politike.

Është qëndrim.
Dhe kur bëhet politike zyrtare, kur institucionet injorojnë martirët për të përqafuar spektaklin, ajo shndërrohet në fyerje kombëtare.
Kujtesa është një akt rezistence. Dhe mungesa e saj është një akt bashkëfajësie.
Përballë kësaj harrese, detyra jonë si shoqëri nuk është të heshtim.
Detyra jonë është të kujtojmë. Të tregojmë.
Të emërtojmë.
Spaçi nuk është thjesht një vend.
Është një betejë. Një nder. Një borxh që nuk shlyhet me fjalë të bukura, por me respekt dhe drejtësi.
Zeusi mund t’u merrte kujtesën Zotave, por ne nuk jemi perëndi të manipuluara.
Jemi njerëz që kujtojmë.
Dhe në emër të atyre që nuk u nënshtruan as në Spaç, nuk do ta lejojmë as harresën të na nënshkruajë historinë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?