GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇI – Koha e politikës ka mbaruar
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Koha e politikës ka mbaruar

By
Luçiano BOÇI
09/07/2023
2 Min Read
Share
SHARE

Në vendin tonë koha e politikës ka mbaruar! Nuk ndodhi thjesht dje. Dje u përshfaq dhe u pranua në opinion publik. Dje vetëm ranë sirenat shumë fort!

Është iluzion të thuash që vendin e drejton një mazhorancë politike me politika, një kryeministër me kabinet, një qeverisje me mandat.

Vendi drejtohet nga një organizatë kriminale me logo politike e cila ka rekrutuar nën armë të gjitha segmentet e krimit dhe të fateve të mbrapshta dhe ndan me ta prej shumë vitesh pushtetin, paratë e pronat e tani dhe kabinetet.

Është iluzion të thuash që kemi një sistem demokratik pluripartiak. Në një vend normal demokratik partitë politike ruajnë ekuilibrin social dhe rivalizojnë me vlera, programe e vizione. Garojnë me votë dhe evoluojnë ideologjikisht.

Thelbi i politikës është konkurrenca e rivaliteti politik. Ky është sistemi demokratik. Por këto e ky sistem janë zhdukur. Thelbi i luftës është eliminimi dhe sundimi i një pale në aleancë me çdo të keqe. Kjo po ndodh. Kjo na është imponuar. Ky është regjim fund e krye. Këtë ka bërë dhe i ka ofruar shoqërisë e politikës Rama me organizatën e tij!

I gjithë investimi i tij ka shkuar drejt qëllimit për të eliminuar opozitën dhe PD. De facto kjo është lufta e ofruar të cilën duhet ta luftojmë si luftë dhe jo si garë politike.

Kjo nuk është lojë luftash. Është e kotë të bëjmë sikur! Është e kotë të presim zbritjen e arsyes politike! Është e kotë të na bëjnë të fortë të tjerët!

Është e trishtë të shohësh marionetat e PS që duan të veshin kostumin e zyrtar-opozitës! Është qesharake të dëgjosh fajkonjtë e organizatës të dalin me emfaza partish gjoja të reja!

Sot:

Shteti është i pushtuar.

Shoqëria e helmuar.

Politika e traumatizuar.

Vendi i shpopulluar.

Drejtësia e përdhunuar.

Ligji i poshtëruar.

Dhe që politikës t’i vijë koha ne duhet të bëjmë luftën tonë. Vetëm kështu shpëtojmë politikën, familjen, shoqërinë e vendin!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Skandali – dhuratë për Taulant Ballën
Next Article Dritëhijet e Ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?