GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇI – Kapsi
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Luçiano BOÇI – Kapsi

By
Luçiano BOÇI
29/12/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Si ka deklaruar përsëri Rama?!

Që reformën në drejtësi e ka bërë ai, duke i treguar dhe njëherë amerikanëve atë që ai e pëlqen më shumë!?

Për saktësi dhe amnezi të Ramës, Reforma në Drejtësi e shoqëruar me ndryshimet Kushtetuese, nuk mund të kalonte pa votat e opozitës, e cila e votoi me ndërmjetësim të fortë amerikan.

Juridikisht kështu ndodhi.

Prandaj, ti Ramë nuk e bëre Reformën në drejtësi!!!!

Ti e kape atë!

E kape, por me ndihmën e sorosianëve.

E kape siç ke kapur qeverisjen, me krim e korrupsion zgjedhor.

E kape siç ke kapur çdo pushtet.

E kape siç ke kapur çdo skutë e gjiriz të këtij vendi.

Sepse ti nuk je ai shtetari i reformave, ti je ai KAPSI, zhgrapsi, llapsi, dhjaksi.

Ti e deformove Drejtësinë me Vettingun politik e klientelist. Raportet e ndërkombëtarëve e Strasburgu ta thonë qartë.

E deformove me gjueti shtrigash, kundër “malokëve”, të djathtëve, të panënshtruarve dhe me eunukët e tu politikë ndërtove piramidën e padrejtësisë.

E kape si ai Kapsi që i turret rosës pasi ai gjuetari e ka vrarë në ajër.

Sepse ti ke frikë Ramë!

Frika është gjendja jote permanente, ndonëse ndër shqiptarë je munduar të instalosh këto vite frikë.

E kape që të zgjasësh frikën tënde, e cila është bisha që të komandon ty e të cilën ti e qetëson vetëm me pushtet.

Sepse je kryeministri që u bë bandit për të fshehur e kontrolluar frikën e tij.

Kryebanditët që bëhen të tillë nga frikërat e tyre, nga komplekset, janë gjithmonë më të rrezikshmit dhe më të egrit.

E kape që të shpëtosh veten.

Para kësaj për ty të gjithë janë të kapur nga ato me të cilët i kap, pavarësisht se ti je i kapur në vjedhje e korrupsion me inceneratorë, me koncesione, me rrugë, me porte, me banda, me vota, me të gjithë këta.

E kape që ta ndërsesh kundër opozitës e t’i burgosësh asaj kryetarët, deputetët, funksionarët.

E kape që të vjedhësh pa frikën e frikës tënde permanente ç’të dalë para e ç’ta merr mendja, bashkë me shpurën tënde, por që ty të mos të hyjë gjemb në këmbë, se sa për shpurën i ke si fatorinot e autobuzëve të Lanës. S’ka rëndësi emri. E ka Tahiri, Beqaj, Veliaj apo…..

Ti i ndërron ato çdo stacion me Bora, Liza, miza.

Që në fund, pasi i ke treguar me gisht bashkëhajdutët e tu, turma e militantëve të duartrokasë ty si shpëtimtarin e situatës.

Dhe ti harron një ditë, në fund gjahtari e braktis Kapsin, pavarësisht dashurisë së vjetër.

Për ty Ramë kjo ditë ka ardhur.

Prandaj boll me pirueta e dëngla!

Dy gratë socialiste që prishin fasadën e Edi Ramës
Nga lider në lodër, si po e përdor Rama për herë të fundit Lulzim Bashën
Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
TAGGED:BeqajEdi RamaLuçiano BOÇIopozitaReforma në DrejtësiTahiriVeliajVettingu
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Babai i inteligjencës artificiale ngre alarmin: “Mund të na shkatërrojë brenda 30 vjetëve”
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Veliaj, ‘GJELDETI’ i Edi Ramës për 2025-ën

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?