GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Vuçiçi nuk erdhi në samit sepse u përfaqësua denjësisht nga Rama
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Vuçiçi nuk erdhi në samit sepse u përfaqësua denjësisht nga Rama

By
Kim MEHMETI
18/10/2023
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Vlerësuar sipas reagimeve publike, ke përshtypjen se lajmi i rrejshëm për pezullim e liberalizimit të vizave për Kosovën më shumë i gëzoi kundërshtarët e Kurtit se sa shovenët serb.

Dhe u bë thuajse krejt e natyrshme dhe e pritshme që lajmet e këqijat Kosovës t’i vijnë nga Tirana. Nga po ajo Tiranë zyrtare që bënë çmos të mos e dëmtojë miqësinë me Beogradin.

Ndërkohë në vend se në Tiranë, Presidenti i Serbisë shkoi atje ku e thërret gjaku – në Kinë. Mbase duke e ditur se në samitin e Procesit të Berlinit denjësisht do e përfaqësojë Kryeministri i Shqipërisë.

Presidenti serb shkoi atje ku u takuan mjeshtërit e luftës, ata që do e mbështesin Serbinë deri në serbin e fundit që është i gatshëm të vdesë për kish e atdhe?!

Kur jemi te lufta, duhet thënë qartë e shqip: ajo është mallkim dhe vetëm idioti e fton dhe i gëzohet asaj. Siç duhet thënë edhe atë se vetëm budallai mbetet pacifist dhe kozmopolit i pathyeshëm duke ia kthyer shpinën luftës edhe kur ajo i vjen te dera.

Dhe është mëkat që fqinjit t’ia duash të keqen, por vetëm i çmenduri nuk shqetësohet kur ka komshi keqbërësin e armatosur i cili ia dëshiron zhdukjen .

E neve na ka rënë në hise të kemi fqinj një shtet, të cilin e drejtojnë mjeshtërit e luftës, e jo urtësia e  paqësorëve. Pra ne kemi të bëjmë me një Serbi, burrështetasit e së cilës e projektuan gjakderdhjen e djeshme në këto hapësira, ata që zbatojnë urdhrat e kishës ortodokse, e cila patriotizmin serb e ushqen me urrejtjen ndaj shqiptarëve.

Dhe sot, kur shumëçka është katandisur udhës së çmendurisë, duhet të bëhemi gati për më të keqen, ngaqë të mirën mund ta përballim edhe të papërgatitur.

Pra duhet të na shqetësojnë aktet terroriste serbe në Veri të Kosovës, po aq saç duhet të na trishtojë edhe mos ndjeshmëria e Kryeministrit shqiptarë ndaj armatosjes së Serbisë.

Kështu që me mendje e me gjitha që kemi duhet të jemi në Veri të Kosovës. Dhe assesi të mos i besojmë Kryeministrit të Shqipërisë, i cili këmbëngul se Beogradi është tempulli i të mirës sonë.

Ku ta dish, mbase e kemi fat të përjetshëm kolektiv që në kohë më të vështira dhe vendimtare të jemi në duart e atyre që as fatkeqësia kolektive nuk i shqetëson aq sa humbja e pushtetit. E të cilët i zgjodhëm ne që nuk e kuptuam se lirinë dhe atdheun duhet mirëmbajtur, se ato nuk i lihen në duar çdokujt.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BEJTJA – ‘What The Fuck’ President Makron!
Next Article Zyrtarisht nën diktaturë!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?