GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Si bajgë e tharë që e ka marrë lumi i krimit dhe i marrëzisë politike!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Si bajgë e tharë që e ka marrë lumi i krimit dhe i marrëzisë politike!

By
Kim MEHMETI
06/03/2023
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Nëpër vendbanimet e ‘Shqipërive’ tona shumëçka mungon dhe nga dita në ditë rritet varfëria dhe pashpresa. Me çka zvogëlohet numri i të rinjve dhe shtohet numri i shtëpive të mbetura shkretë. Siç rritet edhe hapësira për qentë endacakë, të cilët aq shumë janë shumuar dhe egërsuar sa të duket se edhe ato i ka përfshirë epidemia e grindjeve ndërpartiake.

Dhe kështu, për shembull, në Shqipëri, nuk ka gjykata për ta ndaluar rrënimin e Teatrit Kombëtar, apo për t’i dënuar hajdutët e kriminelët me kollare të politikanit, por ka gjykatës që e dinë se kujt i takon partia dhe, që vulat e emblemën partiake, ua japin budallenjve që besojnë se ato janë si hekur i nxehtë, me të cilin mund t’i shënosh votuesit tu si bariu delet e veta.

Edhe Kosovën vazhdojnë ta braktisin të rinjtë, por asaj i mbeten besnik pushtetarët dhe opozitarët. Opozitarët që sillen thuajse bisedimet me Beogradin kanë filluar me ardhjen e VV në pushtet dhe se, marrëveshjen për ‘Asociacionin e Komunave Serbe’ e ka nënshkruar kryeministri i sotëm i vendit e jo ata të deridjeshmit që nuk ndërtonin Kosovë për banorët e saj, por vila e shtëpi luksoze për vetveten, ata që e gjetën se cili është emri i lirisë, por duke e harruar mbiemrin e saj – popullin!

Pra, Kosovës i pakësohet rinia, por i shtohen opozitarët që të lënë përshtypjen se më shumë e dëshirojnë dështimin e Kryeministrit të vendit të tyre se sa atë të Vuçiçit, që e ndjellin dështimin e liderit të VV-së, që jo se nuk bënë gabime, por të cilit i ka rënë në hise ta pastrojë plehun politik që kanë lënë pas vete drejtuesit e mëparshëm të shtetit, të cilët sot shtiren se nuk e dinë as çka ka ndodhur, e as çka do të ndodhë, por të cilët që tani e kanë të qartë se do u pëlqejë e kundrat e asaj që do nënshkruajë kundërshtari i tyre politik – kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sa u përket shqiptarëve të Maqedonisë, për ata nuk ka çka të thuhet dhe është mëkat për çka do qoftë t’i akuzosh e fajësosh. Sepse, duke e pasur mëmëdhe Shqipërinë e atdhe Kosovën, ata thuajse nuk kanë si ta shmangin as rrugaçërinë politike, e as vasalitetit politik ndaj partive maqedonase. Dhe ata mund të veprojnë politikisht si të duan, e të mos e turpërojnë shqiptarinë aq sa deputet e Kuvendit të Shqipërisë.

Po pra, nga vendbanimet tona për çdo ditë nisen autobusët që e shpërndajnë rininë shqiptare nëpër metropolet e Perëndimit. Me çka ua rrisin numrin vendeve të Evropës dhe e pakësojnë numrin e shqiptarëve nëpër ‘Shqipëritë’ tona. Dhe ata nuk e braktisin vendlindjen pse i frikësohen skamjes, por pse nuk duan të ndjehen si bajgë e tharë, të cilën e ka marrë me vete lumi i krimit dhe i marrëzisë së këtushme politike.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Mos qeshni më me këta të vulës
Next Article Nga Erion DASHO – Rilindja, aty ku dhe punët e mira bëhen mbrapsht

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?