GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Pyet Shqipëria thuajse nuk e dinë: Ku janë kosovarët, pse n’pushim nuk vijnë?!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Pyet Shqipëria thuajse nuk e dinë: Ku janë kosovarët, pse n’pushim nuk vijnë?!

By
Kim MEHMETI
15/07/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Thonë se është pakësuar numri i shqiptarëve kosovarë që sivjet pushojnë në Shqipëri. Andaj edhe pyetjet nëpër media se cili do ishte shkaku që ata i largoi nga bregdeti shqiptarë?

Disa thonë se fajin kryesorë e kanë çmimet e larta dhe euroja të cilën narko-mafia e bëri të ‘bie’ më poshtë se gjiza. Tjerët përmendin heqjen e vizave dhe kthimin e kosovarëve në vend-pushimet e tyre ‘tradicionale’ në Greqi.

Pa dyshim se gjithë këto ndikojnë në rënien e ‘turizmit patriotik’. Por duke mos harruar as të vërtetën se në të shkuarën, kur të shihte si shqiptar, mëmëdheu të zhvlerësonte e nuk të trajtonte si turist, e kur të trajtonte si turistë, të deshqiptarizonte e të shihte si të huaj.

Në të vërtetë në Shqipëri çdo gjë duket e koklavitur edhe pse mund të shpjegohen shumë lehtë. Por vetëm nëse dukurit i sheh nga këndvështrimi se mes forcave qe shkatërruan thuajse çdo gjë të vlefshme në mëmëdhe, nuk bie gjithaq një askushi si Piktori, por ‘qelbësirat’ që atë e sollën në pushtet vetëm sa për t’i zaptuar te gjitha institucionet e shtetit.

Pra ata që kishin për qëllim ‘qelbjen’ e vendin, duke u fshehur pas shallvareve dhe atleteve të bardha të Kryeministrit.

Ndërkohë duhet thënë: ato ‘qelbësira’ i forcoi edhe heshtja dhe bekimi që morën nga elitat e Shqipërisë. Me çka për shumëçka, mëmëdheu i sotëm i ngjanë atij të kohës së Enverit kur ishte si xhami pa minare e kish pa kryq, por ku te gjithë ishin klerikë. Dhe ku ke përshtypjen se mbi godinën e kryeministrisë së sotme në vend të flamurit me yllin komunistë, valojnë shallvaret e Piktorit.

Përderisa Shqipëri pyet se ku janë kosovarët, vëllezërit tanë nga Kosova vazhdojnë të pyesin se cili ishte interesi i Albinit që e çoi të përkrahë ‘qeverinë e Veçiqit’ në Maqedoni?  Duke harruar se arsyeja mund të jetë shumë prozaike: ngaqë ai e ka kuptuar se cila do parti maqedonase të vijë në pushtet, dhe pa marrë parasysh se cilët shqiptarë do jenë ‘vasalë’ të saj, Maqedonia do mbetet atë që ka qenë gjithmonë deri tani – protektorat i Beogradit.

Ndërkohë ka diçka që siç duket nuk e ka kuptuar as kryeministri i Kosovës,  as ai i Shqipërisë: se ndihma me e madhe qe ata mund t’ua ofrojnë shqiptarëve të kudo ndodhur është t’i forcojnë  shtetet qe drejtojnë.

E mbase ka diçka që nuk e kemi kuptuar as ne që merremi me ta: se edhe Albini edhe Piktori janë të shkollës politike ballkanase, e cila të mëson që kur nuk mundë ta rregullosh shtëpinë tënde, merru me pastrimin e oborrit të komshiut!

E përderisa Shqipëria pyet ku janë kosovarët që nuk i mbushin plazhet e detit shqiptar si më parë dhe Kosova pyet se ç’pati kryeministri i saj që ndërhyri në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, bota vazhdon t’i ngjajë anijes e cila ngadalë, por nga dita në ditë, fundoset.

Por fundosjen e bënë lavdishëm, ngaqë drejtuesit e saj kanë vendosur t’ia mundësojnë Presidentit delirant ukrainas që t’i mbrojë vlerat Perëndimore deri në zhbërje të vendit dhe deri sa t’i vritet edhe ushtari i fundit, dhe duke ia lejuar Izraelit ta vazhdoje luftën kundër Hamasit deri sa të vritet edhe fëmija i fundit palestinezë.

Sa i përket asaj që sot ndodhë nëpër botë dhe bezdinë që shkakton politika botërore, autori i këtij teksti e pranon: atë nuk mund ta përshkruaj aq mjeshtërisht sa e veçanta – jo vetëm shkaku i emrit – Kimete Berisha në shkrimin e saj ‘Botë e çmendur!’!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Betimi në Strasburg/ Leja për Belerin, provë e gjyqit politik për Himarën
Next Article Djali i Meritonit feston 6-vjetorin, Egesta uron publikisht të birin: Je i veçantë!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?