GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Ne, që më kujdesshëm zgjedhim shalqirin se sa deputetin!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Ne, që më kujdesshëm zgjedhim shalqirin se sa deputetin!

By
Kim MEHMETI
14/07/2023
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Prej moti e jo tani, parlamentet e “Shqipërive” tona, në masë të madhe u ngjajnë “klubeve” ku mblidhen gra e burra të pagdhendur e të frustruar, ku takohen të dëbuarit nga familjarët e tyre e të cilët, si të tillë, kanë vetëm një qëllim: t’i shërbejnë ndershëm atij që i ka zgjedhur të jenë pjesëtarë të atij “klubi” e jo atyre që ua kanë mundësuar hyrjen – drejtuesve partiakë e jo votuesve.

Prej moti e jo tani, Kuvendi i Shqipërisë me shumëçka i ngjanë strehimores së hajdutëve të “Rilindjes” dhe adhuruesve të Kryeministri të vendit dhe ndaj, thuajse për çdo javë, o ndonjë deputet, o ndonjë pushtetar, përfundon në burg.

Ndërkohë parlamenti i Kosovës i ngjan “shkollës së natës” ku mësojnë oratori ata që në gjuhën letrare nuk mund të lidhin as një fjali të plotë, por të cilët, gjatë njëzet viteve shtetndërtim e arritën thuajse të pamundurën, që zhvatjen e popullit ta ngrenë në “vlerë” perëndimore dhe të vetëshpallen pronarë edhe të hajnisë, edhe të lavdisë.

Sa i përket shumicës së deputetëve shqiptarë të Maqedonisë, ata janë më të dëgjueshmit dhe më besnikët e “miqve tanë perëndimorë”, sepse vetëm ashtu mund ta mbulojnë, se njësoj sa rakia, i deh edhe leximi i librave dhe ndaj nuk e kanë lexuar deri në fund as Abetaren.

Po pra, parlamentet e “Shqipërive” tona më shumë u ngjajnë cirqeve se sa vendeve ku tubohen elitat politike. Ata pra, janë vende ku mungojnë ide dhe koncepte politike, por ku ka aq shumë grushte dhe rrugaçëri politike, sa çdo rrugaç të ngjan në deputet.

Dhe sa herë që përballemi me deputetët tanë që shpërfaqin shumë paturpësi e pak urtësi, ne ngutemi ta pyesim veten se nga na dolën gjithë ata politikanë kokëtulë që nuk kanë as turp as dinjitet?!

Me çka jo se nuk e dimë përgjigjen, por duke dashur kështu ta mbulojmë të vërtetën, se ata shpërfaqin fytyrën tonë kolektive, se ata na përfaqësojnë neve që më shumë kujdesemi që të mos na dëlë i palëngshëm shalqiri që blejmë, se sa të na brengosë mendjelehtësia dhe paturpësia e deputetit që do të vendosë për fatin e fëmijëve tanë. 

Ndaj edhe sot, kur deputetët e Kosovës e ushtrojnë demokracinë e grushteve, kur Shqipërinë e sundon “unioni i qelbësirave” dhe kur deputetët shqiptarë të Maqedonisë janë aq properëndimorë se nuk e dinë se bota ka edhe tri anët e tjera të saj, ne harrojmë se aty ku më me kujdes zgjidhet shalqiri se sa deputeti, parlamentet u ngjajnë “vëllazërive” të motrave të përdala dhe një  votues “shitet” më lirë se sa një dele.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Xhensila dhe Besi për herë të dytë prindër, konfirmojnë shtatzëninë
Next Article Kush e kërcënon jetën e Ramës?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?