GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Maqedonasit brohorasin ‘Vdekje shqiptarëve’, politikanët shqiptarë jargaviten e u luten: Mosni, se nuk është mirë ashtu!?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Maqedonasit brohorasin ‘Vdekje shqiptarëve’, politikanët shqiptarë jargaviten e u luten: Mosni, se nuk është mirë ashtu!?

By
GazetaTjeter
03/08/2025
2 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Maqedonasit shpesh herë, edhe kur kanë ngrënë dajak nga të tjerët, i kanë sharë dhe ofenduar shqiptarët, ashti siç i shanë dhe ofenduan në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë!

Dhe pas ngjarjeve të këtilla, përfaqësuesit shqiptarë jargaviten duke u kujdesur që sa më butësisht e pa e ngritur zërin t’u thonë maqedonasve të jenë më të sjellshëm dhe t’ua rikujtojnë se Maqedonia është shtet i përbashkët, thuajse ata gabimisht janë edukuar si shovenë dhe thuajse ata nuk dinë se në këtë vend jetojnë edhe shqiptarë.

Jo njëherë ka ndodhur – si në rastin e fundit në Kumanovë – që në prani të burrështetasve të Maqedonisë, shovenët maqedonas të brohorasin ‘Vdekje Shqiptarëve’ dhe ‘Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptarë i mirë’ e atyre të mos u lëvritë as qerpiku, mbase pse për dallim nga politikanët shqiptarë ata e respektojnë zërin e popullit të vet!?

Po pra, përderisa politikanët maqedonas, në mos më shumë, heshtin kur populli i tyre shprehë dëshira që ata nuk munden për momentin t’ua plotësojnë, këta tanët nisin e jargaviten turpshëm  edhe kur reagojnë, si për shembull VLEN’i, që në reagimin  për rastin Kumanovës e thekson  se brohorimat e këtilla shovene janë zëri i pakicës maqedonase?!

Kur lexon reagime të këtilla të turpshme të imponohet pyetja: nga e dinë politikanë shqiptarë se brohorimat e tilla e shprehin dëshirën e pakicës maqedonase!?

Ja unë publikisht e them: ato brohorima janë zëri i shumicës së maqedonasve ngaqë nëse do ishte ndryshe mediat dhe politikanët maqedonas nuk do kishin frikë që t’i publikojnë dhe t’i dënojnë ato!

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?
Next Article Nga Agro TUFA – Fajin e ka Saliu…!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?