GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Kosova është e rrezikuar edhe nga ‘përfaqësuesit’ shqiptarë të Beogradit në Prishtinë e Tiranë‼
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Kosova është e rrezikuar edhe nga ‘përfaqësuesit’ shqiptarë të Beogradit në Prishtinë e Tiranë‼

By
Kim MEHMETI
30/05/2023
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Disa pyesin: Nga e gjithë kjo egërsi kundër Kryeministrit të Kosovës dhe një thuajse proserbizëm  perversë i disa mediave dhe ‘opinionistëve’ të pavarur në Prishtine e Tiranë?!

Dhe jo se kreu i qeverisë nuk gabon por nuk duhet harruar se edhe sot e kësaj dite, biznesmen i fuqishëm dhe pronar mediash në Kosovë mund të bëhesh edhe kur përkrahesh nga Serbia.

Andaj disa biznesmenëve dhe pronarëve mediash të Kosovës, që u pasuruan nga varfëria e popullit të vet, çdo gjë u varet nga ‘çezma’ serbe. Çka i detyron ata ta duan ‘paqen’ me Serbinë edhe atëherë kur ajo e përbuzë popullin e tyre, edhe atëherë kur gjeneratave të ardhme ua lë në trashëgimi frikën tonë të paturpshme që të mbrojmë e ndërtojmë shtet.  

Po pra, Kosova sot nuk është e rrezikuar vetëm nga etja e Vuçiqit për gjak shqiptarë, por edhe nga ‘paqedashësit’ shqiptarë që janë pjesëtarë shqiptarë të ‘filialës’ politike serbe që kryeqytet të vetin kanë Beogradin e jo Prishtinë e Tiranën, ata të cilët nuk i përgjigjen pyetjes logjike: si të veprojë Kryeministri i Kosovës nëse Beogradi donë luftë?

Pra Kosova është e rrezikuar edhe nga ata që me sjelljen e vet bëjnë një mëkat të pafalshëm por nga i cili përfitojnë shumë: Kryeministrin e vendit të vet e barazojnë me kriminelët serbë. Dhe shtiren se nuk e dinë që Serbia e ka sulmuar Kosovën që kur atë e pengon ta kontrollojë Veriun e saj.

Kosova sot duhet t’i përgjigjet edhe pyetjes shumë të dhembshme: çka nëse miqtë e saj Perëndimorë– duke u mbështetur në dekadat e shkuara kur burrështetasit e saj ndërtonin vila të shtrenjta e jo shtet –  vlerësojnë se ajo është e paaftë të ndërtojë e mbrojë shtet?!

Po Kosova duhet t’i koordinojë hapat me miqtë e saj Perëndimorë, por duke u dëshmuar atyre se ajo e meriton shtetin dhe lirinë. Duke dëshmuar pra se ajo nuk e donë dhunën e luftën, por as i ikë luftës që të vjen te pragu i shtëpisë.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BEJTJA – Albin Kurti veç i hoqi qesen pasqyrës
Next Article Si po e ul Rama qepenin e Akademisë së Studimeve Albanologjike

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?