GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erl KODRA – Partia Demokratike dhe Shtetet e Bashkuara
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erl KODRA – Partia Demokratike dhe Shtetet e Bashkuara

By
Erl KODRA
05/08/2021
6 Min Read
Share
SHARE

Yuri Kim kishte shkruar një editorial për shqiptarët (Panorama, 04/08/2021), me titull “Rruga përpara për marrëdhenien SHBA-Shqipëri”. Me gjithë përpjekjet e Ambasadores për të shmangur gjuhën e papërshtatshme, në të vërtetë teksti tejkalonte limitet e sjelljes për një diplomate, qoftë kjo edhe Ambasadore e Shteteve të Bashkuara.

Opozita shqiptare është Partia Demokratike, forca e vetme politike në Shqipëri që ngërthen shpirtin opozitar të një populli të gjymtuar, kundër të cilit është kryer gjenocid politik nga Partia e Punës, sot Partia Socialiste. Për 45 vite me rradhë shqiptarët që kanë guxuar të kundërshtojnë PPSH dhe terroristin Enver Hoxha, e kanë paguar me jetë çdo grimë opozitarizmi, ndërsa familjet e tyre janë zhytur në një cikël të tmerrshëm dhune – në kampet më famëkeqe të burgjeve në planet. Plagët tona akoma janë të freskëta, ndërsa shumë martirë të asaj ploje nuk prehen ndër vorre. Si në asnjë vend të botës, këto mizori nuk janë dënuar nga gjykatat vendase ose ndonjë gjykatë tjetër ndërkombëtare.

Partia Demokratike nuk është thjeshtë një parti e sistemit politik, siç rëndomë mbushin spektrin parti të vogla me emra sygjestionues, por ajo përmbledh shpresën dhe ëndrrën e miliona shqiptarëve përgjatë dhjetra dekadash. Rrënjët e Partisë Demokratike janë tek ata që besuan tek Liria dhe Demokracia – tek vlerat më të mira të humanizmit – tek vlerat që mbrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me mijëra shqiptarë që janë përballur me togat e pushkatimit – breg ndonjë përroi të shkretë – në çastin e fundit kanë thënë: Rroftë Shqipëria e Lirë, rroftë demokracia, rroftë Amerika!

Në këtë kuptim, nuk mund të ketë një parti politike në planet si Partia Demokratike – sepse ajo përmbledh gjithë humanizmin, shpresën, vuajtjet, gjakun dhe ëndrrat e një populli për liri, demokraci dhe besimin në ZOT.

Kur dikush flet për Partinë Demokratike, qoftë edhe Ambasadore e Shteteve të Bashkuara, duhet të mendohet mirë – sepse përndryshe po flet për gjysmën e shqiptarëve që akoma nuk i kanë mbyllur plagët e së kaluarës së tmerrshme, kur partia e terroristit Enver Hoxha kishte zbritur ferrin në tokë. Për më tepër kur merr anë – dukshëm në mbështetje të njërës palë – në dëm të vlerave demokratike dhe pluraliste.

Shtetet e Bashkuara janë një vend i madh, por edhe aleatja më e madhe e shqiptarëve në planet. Ky është një fakt i padiskutueshëm, i provuar qysh në fillimet e Shekullit të XX. Shtetet e Bashkuara e dinë mirë se themeli i kësaj aleance janë shqiptarët e djathtë, baballarët e atyre që sot janë baza e Partisë Demokratike. Është e pamendueshme që të ekzistojë miqësia shqiptaro-amerikane pa Partinë Demokratike – por po ashtu – është e pamendueshme të ekzistojë demokracia shqiptare pa Partinë Demokratike. Nëse rrënjët priten – lisi thahet.

Rrënjët e Partisë Demokratike janë në themel të miqësisë shqiptaro-amerikane, ndërsa rrënjët e Partisë Socialiste janë në anti-amerikanizëm. Enver Hoxha dhe Partia e Punës (sot Partia Socialiste) ngriti një shtet terrorist që asgjësoi vlerat e humanizmit – pikërisht ato vlera mbi të cilat janë ngritur Shtetet e Bashkuara. Historia e 75 viteve të fundit është e mbushur me prova të pakundërshtueshme, që provojnë në mënyrë eksplicite këtë pohim. Prandaj askush mbi faqe të dheut nuk mund të shprehet në këtë mënyrë kundër Partisë Demokratike, përfshirë edhe Ambasadoren Yuri Kim.

Shtetet e Bashkuara janë një demokraci e madhe, që përballet rrotull botës me qeveri armiqësore dhe individ armiqësor. Përgjithësisht qeveri të tilla janë të njohura, por edhe individët që punojnë kundër Shteteve të Bashkuara, gjithashtu. Por këtu duhet bërë një parashtrimin tjetër, se demokracia funksionon përmes parimeve, ndërsa autokracia përmes direktivave. Nëse parimi është i njëjtë për të gjithë – atëherë Edi Rama është armiku i demokracisë që qeverisë me pushtet të vjedhur. Provat e krimeve të Edi Ramës – siç janë krimet e korrupsionit, lidhjet me krimin e organizuar dhe blerja e pushtetit përmes tij – janë të njohura botërisht, që vetëm Yuri Kim nuk i sheh. Sigurisht që ky është një problem i madh për Shtetet e Bashkuara dhe për vendin tonë, që kanë dërguar në Shqipëri një diplomate të tillë, por kjo nuk do të thotë se bash për këtë fakt duhet sakrifikuar Partia Demokratike.

Yuri Kim është një diplomate e përkohshme, ndërsa Partia Demokratike është e përhershme. Ajo mishëron frymën dhe shpresën e shqiptarëve për parime demokratike, por edhe themelin mbi të cilin është ngritur aleanca strategjike me Shtetet e Bashkuara. Pa Partinë Demokratike aleanca me SHBA-të vihet në pikëpyetje. Në këtë kuptim, askush nuk mund të shkelë mbi parime të shenjta – siç është liria dhe demokracia, barazia para ligjit dhe të drejtat e njeriut. Këto janë parimet e shenjta të Partisë Demokratike. Po ashtu edhe të Shteteve të Bashkuara.

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Red VARAKU – Kurthi që duhet të shmangin demokratët
Next Article Nga Andi BUSAHATI – E vërteta na duhet të gjithëve, herë pas here edhe Berishës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
07/07/2025
8 Min Read
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

Basir ÇOLLAKU
Basir ÇOLLAKU
07/07/2025
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
GazetaTjeter
07/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?