GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Vaksinat dhe pandemia “X”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Vaksinat dhe pandemia “X”

By
Erion DASHO
19/05/2024
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Tërheqja nga tregu e vaksinës së prodhuar nga firma AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, hapi sërish diskutimet mbi teoritë konspirative, tip mikroçipash, plandemi, manipulim gjenetik, etj.

E vërteta është shumë e thjeshtë.

AstraZeneca e tërhoqi vaksinën nga tregu, sepse sot ekzistojnë vaksina më të sigurta dhe nuk ka më presion për të vaksinuar sa më parë qindra milionë apo miliarda njerëz. Nuk ka as edhe presion për të përdorur vaksina me kosto më të ulët. Pandemia ka përfunduar dhe bashkë më të edhe emergjenca.

Paralelisht, deklaratat e OBSH-së dhe institucioneve të shëndetit publik nga vende të ndryshme mbi pandeminë e pritshme “X” sërish kanë trazuar gjakrat dhe mendjen e konspiracionistëve.

Edhe këtu e vërteta është sërish e thjeshtë.

Njerëzimi ka bashkëjetuar me pandemitë që kur nisi bashkëjetesa në qytete e mijëra, dhjetëra mijëra, më pas qindra mijëra, ndërsa sot e dhjetëra milion njerëzve. Lija, murtaja, kolera, gripi, koronaviruset, etj., kanë shkaktuar disa prej pandemive më famëkeqe të historisë.

Ndërsa bakteret nuk mund të shkaktojnë më pandemi për shkak të antibiotikëve, viruset ende vazhdojnë dhe do të vazhdojnë të përbëjnë rrezik. Është vetëm çështje kohe para se virusi i radhës të shkaktojë pandeminë e radhës. Duke qënë se mjekët nuk janë fallxhorë, ata nuk mund të parashikojnë shkaktarin dhe prandaj edhe e kanë quajtur atë “shkaktari X”.

Qeveritë, institucionet kërkimore, kompanitë e biznesit, organizatat ndërqeveritare, etj., janë duke punuar me shumë përkushtim që vaksina kundër pandemisë së radhës të mos prodhohet më për 300 ditë (aq kohë sa u nevojit për të prodhuar vaksinën anti-COVID), por brenda 100 ditëve. Me siguri do të jetë një algoritëm i Inteligjencës Artificiale që do të ndihmojë shkencëtarët së bashku me përvojën organizative dhe teknologjike të grumbulluar gjatë pandemisë që sapo kaloi. Kjo do të bëjë të mundur që nga pandemia e radhës të mos vdesin më 15 milion apo më tepër persona, por shumë më pak, ndoshta një fraksion i vogël i këtij numri.

Qytetarët e përgjegjshëm, të cilëve u dhimbset jeta e tyre, e fëmijëve të tyre, e prindërve të tyre, etj., nuk duhet të dëgjojnë e besojnë konspiracionistët, por të kenë mendjen tek rekomandimet e EMA-s, FDA-së, RKI, etj.

Duke ndjekur shkencën dhe jo konspiracionistët shpëtohen jetët dhe mbrohet shëndeti; dje, sot dhe në të ardhmen.

Çdo rrugë tjetër është rrugë pa krye…

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Gorbaçovi te Putin, si arritëm në Rusinë e sotme
Next Article Qeveria dhe “Akademia e Krimit”

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?