GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Përtej një filmi me spiunë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Përtej një filmi me spiunë

By
Erion DASHO
18/07/2021
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Mjekët sigurisht ndihen të kërcënuar nga deklarata e Boratit për vendosjen e sistemit të spiunëve nëpër spitale i cili, sipas Boratit, do të luftojë dhënien e dhuratave për mjekët dhe infermierët.

Përtej zemëratës dhe sarkazmës së rrjeteve sociale, pyetja më e rëndësishme është: “Sa gjasa ka të japë rezultat një masë e tillë?”

Dilemën që sot Borati e jep si zgjidhje, latinët e kanë materializuar në sentencën “Quis custodiet ipsos custodes?” ose në shqip “Po rojet kush i ruan?”

Kush garanton se Borati do të gjejë disa qindra engjëj për ta kthyer shëndetësinë në një sistem ku nuk jepen dhurata, ku mjekët dhe infermierët marrin vetëm pagën dhe ku qytetarët paguajnë më pak se 100 euro në vit sigurim shëndetësor dhe përfitojnë gjithçka falas?!

A ka dikush besim se këta spiunë janë të ndershëm dhe të pakorruptueshëm?! Para disa vitesh në spitale u vendosën të ashtuquajturit koordinatorë, një pjesë e të cilëve u bënë fytyrat më të padëshiruara dhe qeniet më të korruptuara gjatë periudhës së COVID-it. Ku është garancia se spiunët do të jenë më të suksesshëm dhe më të ndershëm se koordinatorët?!

Për më tepër, historia nuk nis me Boratin!

Tridhjetë vite më parë, shqiptarët u ndanë me komunizmin i cili i kishte spiunët gurin e themelit të një sistemi terrori. Siç është provuar nga dokumentet e arkivave, spiunët ishin kthyer në qenie gjakatare dhe mizore, aq sa kur duhej dënuar ndonjë prej tyre gjetja e provave ishte thjesht një lojë fëmijësh.

Nga ana tjetër, nëse Borati i ka sot këta engjëj të besuar, atëherë pse nuk i vendos si roje pas ministrave, deputetëve apo kryetarëve të bashkive?!

Është më e rëndësishme që një mjek fshati të mos marrë 200 lekë “rryshfet”, apo që një kryetar bashkie të japë me drejtësi një tender 1 milionë euro?!

Është më e rëndësishme që një kirurg të mos bëjë “korrupsion” me 200 euro, apo që një ministër të ndajë pa abuzime fondet dhjetëra milionë euro të rindërtimit?!

Sigurisht që “dëmi” që bëjnë mjekët është dhjetëra për të mos thënë qindra herë më i vogël se zullumet e qeveritarëve.

Nëse Borati do ta kishte seriozisht luftën kundër korrupsionit, këta burra (spiunë) të mirë do të ishin shumë më të vlefshëm aty ku shpërdorohen dhjetëra apo qindra milionë euro!

Problemi i Boratit është se ai nuk i do spiunët për të luftuar korrupsionin!

Ai i do ata për të forcuar edhe më tej shtetin e vet policor, për të rivendosur në shoqëri frymën e spiunllëkut karakteristikë e regjimit më kriminal që kanë njohur shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre, si dhe për të realizuar atë që ëndërron çdo diktator – nënshtrimin e shtresës së intelektualëve, ku mjekët janë një ndër kategoritë më të spikatura.

Në këto kushte, rezistenca ndaj spiunëve të Boratit është detyrim për çdo mjek, shoqatë mjeksore apo sindikatë. Dhe jo vetëm për ata!

Marifeti djallëzor i Boratit me spiunët ka implikime shumë përtej mjekëve dhe infermierëve, prandaj lufta kundër tij është detyrim sa për mjekët, aq edhe për krejt shoqërinë!

Sa për dhuratat që u jepen mjekëve dhe infermierëve, ky fenomen nuk luftohet me spiunë, por me reforma. Fatkeqësisht, Borati dhe boratët këtë nuk e kuptojnë dot.

Një zinxhir komandimi që nis me një piktor, vazhdon me një kimiste për të përfunduar me një klarinetist, nuk ka vizion të hyjë aty…

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erl KODRA – SPAK në Shtetin e Mafias
Next Article Nga Red VARAKU – Një qëndrim i PD që nuk toleron asnjë mëdyshje

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?