GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Matematika e protestës apo matematika e fitores?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Matematika e protestës apo matematika e fitores?

By
Erion DASHO
22/02/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Ashtu si e do tradita, pa u mbyllur ende protesta e opozitës, mediat e blera të pushtetit nxituan të bënin “matematikën” e protestës.

Qëllimi kuptohet është minimizimi i pjesëmarrjes për të argumentuar se populli opozitar nuk ju përgjigj thirrjes së opozitës, se protesta nuk e arriti qëllimin, se kauza e saj është e dështuar, se opozita nuk ka shpresë, etj., etj.

Duke qenë se “shifrat” janë bërë specialiteti im i dytë (prej vitesh merrem me digjitalizimin në shëndetësi dhe atë që duhet shkenca e të dhënave), më mjaftuan vetëm disa pamje të protestës për të kuptuar se pjesëmarrja ishte në nivelin e dhjetëra mijë pjesëmarrësve, sigurisht pa mundur të jap shifrën e saktë pasi nuk isha prezent.

Për mosbesuesit, vetëm pjesa e Bulevardit e mbushur nga pjesëmarrësit është 600m e gjatë dhe 50m e gjerë, pra 30 mijë m2 pa llogaritur rrugët anësore. Me një dendësi nga 2 deri në 6 protestues për m2, në bulevard mund të kenë qënë midis 60 mijë dhe 180 mijë protestues.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Kjo shifër duhet të mbushë me optimizëm opozitën, ndërkohë që nga ana tjetër frikëson deri në palcë pushtetin.

Përse?

Në kushte e terrorit të ushtron prej vitesh rilindja dhe Borati që kanë blerë, kapur dhe akaparuar çdo pushtet të mundshëm, qytetari opozitar sot ndihet i shtypur me shumë se kurrë më parë.

Rrjeti i patronazhistëve spiunon çdokënd duke e kërcënuar deri me bukën e gojës. Koeficienti i frikës është pa dyshim një me pesë ose edhe më i lartë. Shtoji kësaj edhe faktin se protesta bëhej në Tiranë dhe shumë opozitarë nga qytete të tjera e kanë pasur të pamundur udhëtimin, dhjetëra mijë qytetarë në bulevard përkthehen në 800 mijë deri një milion vota.

Nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër dhe do të ishin të ndershme, Borati shkon në shtëpi, pas 11 vjetëve poshtërsi, hajdutëri dhe diktaturë.

Po çfarë ndodhi që shqiptarët vranë frikën?

Shumë faktorë mund të përmenden këtu, por për mendimin tim, tre prej tyre janë përcaktues.

Së pari, shkalla e paprecedent e hajdutërisë së Rilindjes dhe boratëve. Vetëm me dy afera koncesionesh të shëndetësisë dhe djegësve janë grabitur 1 miliard euro. Kurrë nuk ka ndodhur diçka e ngjashme, jo në Shqipëri, por as edhe në botë.

Së dyti, shkalla e arbitraritetit dhe abuzimit me pushtetin. Vetëm boratët mund të mendonin të vidhnin çdo park të qytetarëve tiranas për ta mbushur me kulla. Vetëm boratët mund të grabisnin portin e Durrësit. Vetëm boratët mund të burgosnin opozitën, të kapnin çdo media, të bënin aleancat më të errëta me oligarkinë dhe narkotrafikun, duke u shitur nga ana tjetër si engjëj.

Së treti, bashkimi i opozitës ishte vendimtar për pjesëmarrjen masive. Opozitarët e kuptuan se të përçarë ishin të humbur, jo vetëm në 2025-ën, por edhe në 2029-ën e në tej. Të bashkuar opozitarët mund ta mundin Boratin dhe rilindjen që nesër.

Protestuesit i kanë dërguar shqiptarëve një mesazh të madh shprese dhe lirie.

Jo Borati, por edhe sikur të ringjallen Enveri dhe Ramizi bashkë, nuk mund t’i bëjnë ballë opozitarëve të bashkuar që kanë vrarë frikën.

Fundi i diktatorit të radhës së shqiptarëve është i afërt. Le të urojmë që të jetë fundi i diktatorit të fundit…

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Kabaretë e Ramës dhe Gonxhes në zonat e mbrojtura
Next Article Çfarë e mundon Edi Ramën, të pathënat e asamblesë së PS
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?