GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Dixhitalizimi i shëndetësisë, në epokën e papirusit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Dixhitalizimi i shëndetësisë, në epokën e papirusit

By
Erion DASHO
24/05/2022
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Prej kohësh kam deklaruar se nga pikëpamja e digjitalizimit, shëndetësia shqiptare i ngjan më tepër epokës së papirusit sesa kohës moderne ku jetojmë.

Kartela e pacientit edhe në qendrat spitalore universitare shkruhet ende me dorë, në formate të vjetëruara që nuk garantojnë as cilësi shërbimi dhe as siguri të pacientit.

Projekti i digjitalizimit spitalor i cili u lançua në prill 2021 (pasi ministria harxhoi gati dy vjet kohë për të vlerësuar tre ofertat e paraqitura në tender) nuk ka hedhur as edhe hapat e parë. Në Spitalin e Durrësit, ku tashmë duhej të ishte duke u zbatuar kartela e re elektronike, mjekët as që kanë dëgjuar për këtë projekt.

Por ç’po ndodh paralelisht?

Paguhen shuma të jashtëzakonshme për dy shërbime si sistemi elektronik i referimit dhe sistemi i recetës elektronike, ndërkohë që dje u raportua se këto shërbime nuk punojnë prej një jave!!!

Kur digjitalizon një shërbim, duhet të garantosh disa elementë bazë, si siguria e informacionit, privacia e pacientit, performanca e sistemit, por mbi të gjitha disponueshmërinë.

Disponueshmëria që teknikisht në gjuhën angleze quhet “high availability” garanton se koha pa shërbim (“downtime”) nuk kalon disa orë në vit. Këto të fundit, duhet të jenë si rregull në mesnatë dhe të shfrytëzohen për mirëmbajtje.

Gjatë ditës, duhet të jenë në punë dy sisteme paralele (koncepti “failover”) çka ganton që kur një sistem nuk funksionon, hyn në punë automatikisht sistemi rezervë.

Asgjë e tillë nuk funksionon në Shqipëri!!!

***

Digjitalizimi në radhë të parë do të thotë profesionalizëm.

Kryeministri ynë ka qejf të mburret me ndërfaqet e bukura, por harron se në fushën e digjitalizimit fasada është elementi i fundit dhe jo i pari!

Gjithçka që e-Albania ka bërë deri tani është një amatorizëm i pashoq që më shumë e ka komplikuar sesa e ka lehtësuar jetën e shqiptarëve.

Për të mos përmendur faktin se i ka vendosur në rrezik të dhënat tejet sensitive të miliona qytetarëve shqiptarë.

Në rastin e recetës elektronike, e cila ka javë që nuk funksionon, ka vendosur në rrezik edhe shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

Në çdo vend të botës, ata që kanë konceptuar dhe zbatuar një sistem të tillë do të ishin duke dhënë llogari, do të ishin penalizuar me gjoba milionëshe dhe, me shumë mundësi, do të përgjigjeshin edhe penalisht për këtë katrahurë.

Po në Shqipëri?

A do të mbajë dikush përgjegjësi për qytetarët që nuk marrin në kohë medikamentet, çka mund të shkaktojë deri humbje të jetës?!

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Alfred LELA – Berisha (III) si produkt i anti-revolucionit
Next Article Nga Edi PALOKA – ‘Shteti’ qesharak i Edvinit!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?