GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Cili do ta rrëzojë ‘bustin’ e Boratit?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Cili do ta rrëzojë ‘bustin’ e Boratit?

By
Erion DASHO
09/10/2023
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Rrëzimi i shtatores së diktatorit në Tiranë, u pasua nga rrëzime simbolike edhe në qytetet e tjera, sikundër pati edhe përpjekje për rivendosjen e busteve nga një grupim qesharak dhe arkaik i vetëquajtur “vullnetarët e Enverit”.

Në një nga qytetet e mëdhenj, ndërsa vullnetarët e Enverit vinin përqark me një bust të madh allçie, demokratët e rinj nuk kishin se ç’të rrëzonin. Në këto kushte, një nga zyrtarët e lartë të Partisë së Punës (sot i krimbur në para e pushtet) nxori nga zyra një bust mikroskopik të diktatorit dhe e theu demonstrativisht në rrugë duke gëzuar turmën, por edhe duke marrë një certifikatë imuniteti që i shërbeu jo pak në fillimet e veta si biznesmen.

Veprimi ishte dhe vazhdon të jetë shumë domethënës. Historikisht, diktatorët janë goditur befasisht e rëndë nga oborrtarët, madje shpesh edhe shtytjen e fundit ua japin njerëzit e enturazhit, që sikundër minjtë ndjejnë mbytjen e afërt të anijes.

* * *

Anija e Boratit ka kohë që fut ujë. Në pamje të parë, e fortë dhe fituese në betejat elektorale, imazhi i rilindjes është bërë copë e thërrime nga skandalet e paprecedentë.

Vetëm një prej skandaleve të djegësve, koncesioneve, McGonigalit, manipulimeve masive me votën, faljes së portit të Durrësit, kullëzimit të Tiranës, shpalljes “investitor strategjik” të çdo klienti apo sahanlëpirësi, arratisjes së zëvendëskryeministrit, burgosjes së ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve të inkriminuar, etj., etj., do të mjaftonte për të rrënuar emrin e një administrate dhe rrëzuar atë në cilindo vend demokratik.

Për më tepër, rilindja vazhdon të udhëhiqet prej një kryeministri qesharak (që vishet si palaço në takime diplomatike), të papërgjegjshëm (që bën aleanca dhe deklarata skandaloze të cilat dëmtojnë jo vetëm interesat e momentit, por edhe çështjen kombëtare), megaloman, autoritar dhe deri të akuzuar si konsumues droge.

Ky përafrim nuk mund ta mbajë gjatë mbi ujë anijen rilindëse.

Enveri i ri (alias Skënderbeu Nr 2) e ka mbushur kupën dhe koha e përmbysjes së “bustit” ka ardhur.

E vetmja pyetje që shtrohet është:

Cili apo cila nga bashkëpunëtorët do ta hedhë hapin e parë?!

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Thellohet kriza, bizneset rrezikojnë të mbeten pa punonjës
Next Article Çmendet Rama: Rezoluta, propagandë kundër qeverisë/ Nën trysninë e opozitës Kuvendi i Shqipërisë miraton Rezolutën që dënon sulmin terrorist serb në Kosovë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?