GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Tubi i ujësjellësit Vlorë i një kryeministri, baxhanaku i të cilit vjedh me dy fishin e vlerës së tenderave!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Tubi i ujësjellësit Vlorë i një kryeministri, baxhanaku i të cilit vjedh me dy fishin e vlerës së tenderave!

By
Enver BYTYÇI
02/01/2026
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Të dielën e shkuar Edi Rama ka lëshuar një deklaratë. Mungesa e ujit në Vlorë është për faj të një tubi, të cilin e paska vënë Saliu dekada më parë. Ndërsa një grua nga Vlora e cila banon në Itali dhe ka ardhur pranë familjes në prag të Vitit të Ri, thoshte se fajin për krizën e ujit në Vlorë e ka Edi Rama. Në telefon me Flavion e Syrit ajo u shpreh: “Nëse Enver Hoxhën e tërhoqë zvarrë në bronx, vlonjatët Edi Ramën do ta tërheqin zvarrë për së gjalli”! Nuk e di sa ëshë e përhapur kjo frymë në Vlorë. Por derisa një grua e guximshme arrin dhe e artikulon publikisht, atëherë duhet pranuar se në Vlorë dhe në Shqipëri nuk janë të paktë ata që e dinë tashmë se kush është problemi i këtij vendi. Eshtë Edi Rama!

Pas 13 vitesh në pushtet të arrish deri në këtë lloj absurdi, sa t’ia hedhësh fajin paraardhësit tënd, nuk është lajthitje, është çmenduri dhe tallje me inteligjencën edhe të një mediokri. Ndërkohë që kjo çmenduri shkon përtej Edi Ramës. Një profesor i asocuar, Ardit Bido, e mbrojti këtë tezë, madje me zell militanti, aq sa u duk si diletant përballë publikut. Por duket se në këtë rast ka një skenar për ta çmendur gjithë shoqërinë tonë në kufijtë e çmendurisë së kryeministrit tonë. Zoti na dhashtë forcë për ta përballuar këtë sfidë përballë të çmendurve me diploma piktori e profesori!

Absurdi i të gjitha absurdeve lidhet me faktin se kryeministri ynë gjithashtu “është krenar me gjithçka bën. Edhe me drejtoreshën e AKSH-it”, me punën e Belindës dhe me të gjithë anëtarët e qeverisë dhe deputetët e tij që i ka në qeli! Për çfarë? Se me ta vjedh taksat tona dhe dyfishon vlerën e ofertave të tenderëve, me qëllim që ta vjedhë së paku gjysmën e saj?! Për faktin se 93 përqind të tenderave ia ka dhënë baxhanakut, ose motrës së Lindës, pra vetë Lindës?! Për shkak se është në dispozocion të grupeve kriminale të Çopajve dhe Ergys Agasit, Çelajve, deri te Hakmarrja për Drejtësi dhe Shullazi?! Për çfarë tjetër është krenar kryeministri i Shqipërisë, sidomos me Mirilindën? Për atë se të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë kanë përfunduar në duart e krimit dhe patronazhistëve?! Për çfarë pra, për çfarë dhe nga vjen kjo lloj “krenarie” e çmendur? Vjen nga fakti se Edi Rama i ka përmbysur vlerat dhe i ka zevendësuar me antivlerat si vjedhjen, grabitjen, krimin e organizuar e mafien. Po! Në këtë aspekt ai ka pse të ndjehet krenar! Por e ndjen edhe se i ka ardhur fundi.

Përpjekja e Edi Ramës për të shndërruar në histori suksesi institucionet që dhunojnë taksat e qytetarëve shqiptarë është e rrezikshme. Me siguri që ai është nën presion të madh. Por nuk është kjo logjika justifikuese për të thënë se AKSH-i, Belinda, Mirilinda, Ergysi etj janë histori suksesi! Janë histori turpi dhe krimi! Kushdo që ka një nivel mesatar dije, kulture dhe respekti për veten e tij e sheh këtë devijim të kryeministrit nga e vërteta dhe e drejta. Por jo vetëm kaq! Çdonjëri prej nesh sheh se sa mashtrues dhe gënjeshtar ishte ky kryeministër kur na premtonte “shtetin e së drejtës”, “zbatimin e ligjit në mënyrë të njëjtë për të gjithë qytetarët”! Madje duke akuzuar parardhësin e tij se i kishte shtrembëruar këto parime të ekzistencës së shtetit demokratik!

Por Arben Malaj thoshte të vërtetën e hidhur për Edi Ramën: “Në kohën e Berishës, thoshte profesori para tri ditësh, qeverinë nuk e kishin marrë peng bandat e krimit”! Që do të thotë se sot jemi në shtetin e bandave, të krimit të organizuar dhe organizatave mafioze deri te Sinaloa e Meksikës! Që do të thotë se Rilindja gjithçka e përmbysi në këtë vend dhe shënoi rekorde krimi dhe grabitjeje të pasurisë kombëtare! Për këto mund të jetë krenar Edi Rama dhe të vazhdojë edhe të fajësojë tubacionet e ujësjellësve për krizën e furnizimit me ujë. Megjithatë “tërheqjes zvarrë”, siç thoshte zonja nga Vlora zor se do t’i shpëtojë! Edhe në mos për aftësinë e opozitës, këtë do ta pësojë së paku për shkak se drejtësia hyjnore ekziston!

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – Reflektim i Diellës: në Kosovë hedhin kripë në rrugë, në Shqipëri like
Next Article Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?