GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Pse fitoi në Francë Marie Le Pen?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Pse fitoi në Francë Marie Le Pen?

By
Enver BYTYÇI
02/07/2024
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Fronti Kombëtar i Marie Le Pen fitoi zgjedhjet e së dielës në Francë, duke dalë forca kryesore politike e vendit. Ajo sfidoi Frontin Majtist dhe groposi qendrën e Emmanuel Macron, duke ia përgjysmuar numrin e deputetëve krahasuar me zgjedhjet e kaulara parlamentare. Macron ka bërë thirrje për protesta kundër “revanshizmit djathtist”, siç e quan ai Frontin Nacional të Francës dhe u ka kërkuar francezëve që në raundin e dytë të mos i japin asnjë votë partisë që udhëheq Marie Le Pen.

Kjo do të thotë se presidenti i Francës është në panik. Dhe nga paniku, në vend të zvogëlojë, do t’i shumojë votat për atë të djathtë, të cilën e konsiderojnë ekstreme. Sa më shumë e majta franceze dhe presidenti Macron frustrohen dhe zhvillojnë mitingje e anti-mitingje si në vitin 1991 në Shqipëri, aq më shumë i shtohen votat zonjës Le Pen. Por nuk është objekt i këtij shkrimi situata në elektoratin dhe politikën franceze. Dua që me gjakftohtësi të sjell disa argumente, pse fitoi Fronti Kombëtar Francez i Maie Le Pen. Ky Front fitoi për shumë arsye:

Së pari, sepse francezët prej vitesh shohin se si mashtron presidenti dhe e majta franceze. Në fushata elektorale premtojnë shumë e në qeverisje bëjnë të kundërtën. Kur afrohen zgjedhje premtojnë sërishmi si p.sh se do ta zgjidhin çeshtjen e emigracionit dhe gjatë periudhave jo zgjedhore as që preokupohen me këtë problem. Premtojnë mirëqenie ekonomike e sociale dhe praktikisht ndodh e kundërta, shtohen taksat, por nuk shtohen shërbimet. Aq sa Parisi i mrekullive shpesh herë të duket si qytet afrikan nga plehrat. Premtojnë parajsën dhe pasi marrin votat u shkaktojnë disa shtresave ferrin e vërtetë.

Së dyti, Macron dhe partitë tradicionale në Francë dhe jo vetëm, premtojnë gjithnjë paqen. Ndërkohë që me politikat e tyre servile, konjukturale, jo koherente dhe të papërgjegjshme ushqejnë konfliktin, luftën, pasigurinë. Aq problematike është distanca midis premtimit për siguri dhe realitetit praktik, sa njerëzit kanë kaluar në zhgënjim total. Zhgënjimi është shkaku kryesor i adresimit të elektoratit francez te partia e Le Pen. Ata kanë vendosur që me këtë zhgënjim të ndëshkojnë mashtruesit në pushtetin aktual, ndoshta me shpresë se me Frontin Nacional bëhet më mirë.

Së treti! Qytetarët francezë janë revolucionarë. Revolucioni ka lindur pikërisht në Francë. Dhe kjo ka ndodhur për shkak se ata nuk e durojnë t’i gënjesh. Ata pranojnë sakrifica, nëse u thua të vërtetën dhe gjykojnë se duhet të sakrifikohen. Por jo t’u thuash se “me mua do prekni parajsën, paqen dhe lumturinë” dhe nga ana tjetër keto mrekulli të bëhen pronë e atyre që vijnë në pushtet. Nuk janë francezët si ne shqiptarët, që të durojnë arrogancën e pushtetit. Nuk lejuan ata të ngrihet çmimi i karburanteve me 2 cent, ndërkohe që te ne çmimin e karburantit e ngre vetë qeveria me vendime bordesh me 100 cent dhe askush nuk lëviz nga vendi. I prishet tjetrit ose shumë njerëzve shtëpia e banimit dhe komshinjtë thonë “Inshallah nuk vijnë tek unë”! Nuk janë francezët indiferentë e nuk bëhen dele të pushtetit!

Prandaj ata ndëshkojnë e madje fort. Nga vendi i parë të nxjerrin në vendin e fundit. Që do të thotë nga vendi në rreth oxhakut të nxjerrin te dera e dhomës, siç bënë me Macron të dielën e kaluar! Marie Le Pen zgjodhi momentin. U dha francezëve alternativën e saj dhe ata i besuan. Sepse nuk i besojnë më Emmanuel Macron. Dhe, thënë të vërtetën, as unë kurrë nuk i kam besuar presidentit aktual të Francës. Më është dukur gjithnjë si një çun mamaje i tipit të Veliajt. Pra si një djalë, të cilin e marton mami!

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – DEA e  njeh Olsin e Xibrakës, në vitrinë dje e në magazinë sot
Next Article Menaxherët e huaj të Ramës në QSUT si anglezët me xhupa të “Crown Agents”

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?