GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enton ABILEKAJ – Turpi historik i ‘opozitës’ në Kuvend
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enton ABILEKAJ – Turpi historik i ‘opozitës’ në Kuvend

By
Enton ABILEKAJ
11/02/2022
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Ata që zënë ulëset e opozitës në Kuvend, sot vërtetuan të jenë një çetë e çartur pa asnjë organizim dhe pa asnjë ide. Ndërsa Lulzim Basha, me ndërmjetësimin e ambasadores amerikane, e ka shitur grupimin e vetë tek Edi Rama, ende pa u tharë boja në gishtat e votuesve të opozitës, pjesa tjetër ka vetëm një lider politik si Berisha dhe një grup mendjesh konfuze që i shkojnë nga mbrapa ndërkohë që flirtojnë me kë të munden.

Këtë tregoi votimi i sotëm në Kuvend, që i zgjati mandatin organeve të vettingut, të konfirmuara në 5 vjet si të paafta dhe të korruptuara. Me video-shantazhe, me vendime të pashpjegueshme pas urhdërave partiakë për përjashtimin apo kualifikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, vazhdimisht në përplasje me përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ata jo vetëm që u amnistuan sot me votat e opozitës, por morën edhe një mandat 3-vjeçar.

Megjithëse Sali Berisha deklaroi votën kundër, megjithëse ekspozoi me video lëpirjen që Lulzim Basha po i bënte asaj që kishte përshtyrë, grupi i mbështetësve të tij u përça, një pjesë votuan, një pjesë jo. Me votën e fshehtë mund të kenë votuar edhe pro, për t’i bërë qejfin ambasadorëve, pavarësisht vendimit politik të shpallur nga Berisha. Aleatët e PD-së, kokëulur dhe pa dinjitet, u futën në sallë të bënin atë që, edhe ata, kishin premtuar se nuk do ta bënin kurrë. Edhe LSI, që denoncon Lulzim Bashën, sit ë kapur nga Rama, si bashkëpunëtor të fshehtë të Edi Ramës, uli kokën dhe nuk guxoi të votojë kundër. Të kapur nga frika, nga presioni, apo, në rastin më të mirë, të joshur nga ndonjë ofertë bujare, ata bënë votimin e turpit, nënshtrimin e turpit, i dhanë Edi Ramës mundësinë që deri në 31 dhjetor 2024 të përdorë KPK dhe KPA për të shantazhuar apo sakatuar Drejtësinë.

Votimi i sotëm, tregoi se populli opozitar përfaqësohet në Kuvend nga një pakicë shumë e vogël, nga rrethi i ngushtë i Sali Berishës, që, në tejkalim të kohës së vetë politike, por jep shpresë që, edhe një regjimi të mbështetur nga ambasadorët, edhe një pushteti të subvencionuar nga korrupsioni brenda dhe jashtë, mund t’I rezistohet nëse je i pakapur.

Në të kundërt Lulzim Basha, që ka marrë flamurin e së resë që po kërkon të largojë të vjetrën, ka marrë tashmë një rrugë të kompromentuar, të opozitës false, të fasadës së shpifur të një regjimi banal, të pazarxhiut të votave opozitare, që i merr ditën në terrenin e varfërisë dhe i shet natën në zyrat e luksit. Ai shiti sot veten më shumë se këdo. Shiti atë pak dinjitet që u mundua të mbante, pasi deklaroi “lufta sapo ka filluar” dhe nxori nga sirtarët propozimet bajate për ndryshime Kushtetuese, vetëm për të bërë marrëveshjen e tretë me Edi Ramën. Ai sot, i vuri drynin final, bravës luksoze të opozitës që u mundua t’i falë Yuri Kim, kur e nxiti në aventurën politike që e futi në rrugë pa krye.

Pas seancës së turpit, ai u nis drejt SPAK për të dëshmuar i detyruar para prokurorëve belgë, duke përgënjshtruar edhe një tjetër deklaratë që ka bërë, për shpjegimet shteruese që u kishte dhënë në 2018. Nërsa Berisha u nis në Vorë për fushatë elektorale, Lulzim Basha shtrëngonte fort vendimin për të votuar KPK dhe KPA, që të fitonte një seancë relaksuese pyetjesh. Pasi mbaroi seanca, rrugën e së ardhmes e mori “politikani i së shkuarës”, ndërsa rrugën e së shkuarës “lideri i së ardhmes”.

Kontroverset nuk mbarojnë për Shqipërinë, ato vetëm shpjegojnë pse situatat e vështira përsëriten. Edi Rama e ka tashmë Parlamentin që u duk sikur e humbi në 2021, kur Murrizi, Gjuzi dhe ”kërpërata” e tyre u larguan. Ai mund të tallet me Kushtetutën, me institucionet sa herë të dojë, duke e vënë në resht opozitën e kapur, në mos direkt, nëpërmjet ambasadorëve. Lideri i një shpure të korruptuar, që çdo ditë përballet me një “çështje personale” të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe gjithmonë del palagur për shkak të Drejtësisë që ka sajuar këto 5 vjet, sapo konfirmoi se do t’i ketë të paktën edhe për 3 vjet në dispozicion të gjitha. I vetëm ka mbetur publiku i nënshtruar ndaj fatkeqësisë.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Ermal MULOSMANI – Vetingu që solli kolapsin e Drejtësisë
Next Article Nga Armand MAHO – I ktheu borxhin e 8 janarit!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?