GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enton ABILEKAJ – Si po përdoret ‘non grata’ për minimin e demokracisë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enton ABILEKAJ – Si po përdoret ‘non grata’ për minimin e demokracisë

By
Enton ABILEKAJ
31/05/2022
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Një vit më parë, kur përcaktimi ‘non grata’ i Sali Berishës sapo ishte lëshuar, motivacioni dukej më i rëndësishëm se vetë akti. Përderisa ish-kryeministri akuzohej për korrupsion dhe minim të demokracisë, pritej që së shpejti dosjet e tij të hapeshin për të filluar një proces ligjor ndaj njërit prej njerëzve më të rëndësishëm të tranzicionit 32-vjecar, ashtu siç pritej që frika e pushtetarëve në detyrë të rritej dhe rrjedhimisht korrupsioni të binte, prej mesazhit të fortë që SHBA po jepte për një ish.

Motivacioni sugjeronte gjithashtu përmirësim të ambientit demokratik. Duke e akuzuar një ish-kryeministër për minim të demokracisë, 8 vite pas largimit, dukej një mesazh i qartë për kryeministrin në detyrë, që edhe pa akaparuar zgjedhjet e 25 prillit, kishte një pushtet thuajse totalitar.

Një vit më pas, nuk ka asnjë proces për korrupsion ndaj Sali Berishës. Akuza për ish-kryeministrin nuk po vërtetohet, ndërsa korrupsioni qeveritar ka arritur përmasat më të larta që nga viti ’90. Mesazhi që SHBA tentuan të jepnin për korrupsionin dha efektin e kundërt, u kuptua si një sulm ndaj opozitës dhe licencë për qeverinë që të shtojë abuzimet.

Motivacioni i dytë, i minimit të demokracisë, ka dështuar akoma më keq. Ajo që ndodhi dje në Kuvend me Simon Mirakën, ajo që ka ndodhur javën që shkoi me anëtarët e komisioneve të Reformave zgjedhore dhe Territoriale dhe ajo që ndodhi dhe po ndodh me Presidentin, tregon se ‘non grata’ po përdoret pikërisht për minimin e demokracisë, por nga Edi Rama.

Në fillim e përjashtoi Berishën dhe atë pjesë të grupit të PD-së nga propozimet për Presidentin. Krijoi një proces, kur ajo pjesë e PD-së që mori statusin e opozitës në 6 mars, u përjashtua. Në vend të saj, u ul me përfaqësuesit e forcës së tretë. Duke përdorur justifikimin e ‘non grata-s’, Edi Rama e përjashtoi opozitën edhe nga Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale. Këto do të bëhen me pakicën e PD-së, që pasi humbi statusin e opozitës nga vota, po mendon ta fitojë nga maxhoranca duke i shërbyer planeve të Ramës.

Duke qenë e painteresuar për votën, pjesëmarrja e pakicës së PD-së në Komisionet e Reformave, do të prodhojë një skemë akoma më në favor të Edi Ramës. Pakica e PD-së, me justifikimin e ‘non gratës’, është hedhur në krahët e Edi Ramës dhe është nisur për të asgjësuar përfundimisht opozitarizmin me Kod Zgjedhor dhe ndarje të re Territoriale.

Kjo skemë u qesharakëzua dje, kur Taulant Balla, me vendim personal, vendosi të hedhë poshtë atë që miratoi live, me votim të hapur Komisioni i Ligjeve. Kryetari i grupit të PS-së, pa votuar, madje pa konsultuar asnjë nga socialistët që votuan të premten Mirakën, doli dhe deklaroi prishjen e votimit të një komisioni, hedhjen poshtë të kandidatit të opozitës, mohimin e një tjetër pjesëmarrjeje të opozitës në një institucion të pavarur.

Duke përdorur përcaktimin e Departamentit të Shtetit për Berishën, Edi Rama është duke kapur Presidentin, komisionet e posaçme parlamentare, madje dhe institutin e dosjeve të diktaturës. Duke përdorur ‘non gratën’ ai po përçan opozitën dhe po rekruton një pjesë të saj. Nëse zgjedhjet e 25 prillit, me gjithë problemet, prodhuan një parlament me opozitë të fortë, ‘non grata’ e ndihmoi Ramën të përçajë opozitën, të prodhojë një grup deputetësh që shfaqen si opozitë, për t’i mohuar opozitës pjesëmarrjen në të gjtiha institucionet, mbi të gjitha në Parlament.

‘Non Grata’ është bërë arma e preferuar e Ramës për të asgjësuar opozitën përfundimisht, për të rikthyer situatën siç përpara 3 vjetësh kur krijoji opozitën false, për ta përdorur në fitoren e zgjedhjeve me Kushtetutë.

Përcaktimi i Departamentit të Shtetit, ka shërbyer pikërisht për të kundërtën e asaj që sugjeron motivacioni, po i shërben minimit të demokracisë dhe konsolidimit të pushtetit totalitar të një njeriu.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Veliaj, si personazhi i turpit të TV-ve tona
Next Article Nga Kim MEHMETI – ‘Ballkani i Hapur’, pjesa ruse e gadishullit tonë?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?