GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enton ABILEKAJ – Fitorja e një disfate të re
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enton ABILEKAJ – Fitorja e një disfate të re

By
Enton ABILEKAJ
18/05/2022
5 Min Read
Share
SHARE

Grupet parlamentare te opozitës morën të drejtën për të propozuar ekskluzivisht kandidaturat për President në 2 raundet pasuese, që kërkojnë 84 vota. Pas dështimit të raundit të parë, duket sikur insistimi i Alibeajt, Mediut, Dodës madje dhe Dukës sot, pati një rezultat pozitiv. Pas fjalës së Taulant Ballës duket sikur opozita arriti një fitore të rëndësishme. Tani ka një proces ku opozita është e përfshirë, madje ka precedencën për të propozuar.

Nga sot, Partia Demokratike duhet të mbledhë grupin parlamentar, të gjejë kandidatin, ose kandidatët dhe t’ja propozojë maxhorancës, për të zgjedhur Presidentin. Problemi me këtë “fitore”, është se loja e maxhorancës bazohet pikërisht në përcarjen e opozitës. Alibeaj nuk mund të mbledhë më shumë se 22 nga 52 deputetët e PD-së, nuk mund të ketë as një kandidat konsensual brenda opozitës. Nga 22 deputetët që i përgjigjen thirrjes së tij për t’u mbledhur nuk dihet a bëhen 20 që të firmosin një kandidat, edhe nëse Taulanti e paranon atë.

E drejta e propozimit që maxhoranca u fali, vetëm sa i hedh benzinë zjarrit që po dukej sikur fashitej, ndërkohë që Berisha ka dalë në fushatën për kryetar. Injorimi që Rithemelimi po i bënte procesit po e zhvlerësonte diversionin e maxhorancës.

Ishte një lëvizje e menduar mirë që në hyrje të procedurës Kushtetuese. Maxhoranca u kujdes që në mënyrë të paprecedentë, ta fuste zgjedhjen e presidentit në një proces politik pa partitë, duke ia lënë grupeve parlamentare. Lëvizja që përjashtonte Rithemelimin dhe LSI, ia arriti të theksonte përçarjen brenda opozitës. Ata që morën 70 për qind të votave të opozitës në 6 mars, u përjashtuan nga përfaqësimi i opozitës, nërsa 30 për qindshi vrapoi të bëhej fasadë e procesit. Nuk dihet nëse u futën me garanci nga maxhoranca apo nga Ambasada Amerikane, por ishte e qartë që ishin gati të bëheshin fasadë, mjafton që Rama t’i njohë ata si opozitë në vend të Berishës.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Megjithëse e kanë akuzuar shefin e maxhorancës për prishje të marrëveshjes së 17 majit 2017, për prishje të marrëveshjes së 22 korrikut 2016, për prishje të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, vendosën t’ja japin edhe një herë të drejtën për t’i gënjyer, mjafton që në anën e opozitës të uleshin ata, 22 nga 63 deputetët e opozitës që pretendojnë se përfaqësojnë gjithë opozitën.

Dhe ia dolën bashkë me Taulantin. Sot në Konferencën e kryetarëve arritën të krijonin mirazhin e demokracisë nën një regjim. Për meritë të kësaj pjese të opozitës, Shqipëria dukej si një vend normal, me një demokraci thuajse perfekte, që po zgjedh Presidentin me një proces të hapur, ku më mirë se në Gjermani apo në Itali, opozita ka të drejtën e propozimit në 2 raundet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Kjo ndodh në parlamentin e votave të blera, në produktin e zgjedhjeve kur sipas OSBE-ODIHR dominoi partia-shtet, në vendin ku Drejtësia është kapur nga partia në pushtet, ku pushteti lokal i takon 99.9 për qind partisë në pushtet, ku të gjitha institucionet e pavarura kontrollohen nga Edi Rama.

Në një vend që ka ndezur alarmin SOS të demokracisë, i konsideruar si “Demokraci Hibride” nga Freedom House, i klasifikuar si më problematiku në Europë për lirinë e mediave, disa deputetë pa vota të opozitës, vendosën të bëhen fasadë e regjimit.

Ata po japin mesazhin e normalitetit demokratik në një vend kur një njeri i ka reshtuar institucionet si gurë tespihesh dhe i sjell rrotull gishtit sa herë mërzitet. Janë të njëjtët që votuan zgjatjen e vettingut, pasi e denoncuan si projekt mafioz, ata që abstenuan për 700 milionë dollarë borxh publik kur borxhi ishte 90 për qind. Edhe nëse nuk janë të shantazhuar, edhe nëse nuk janë të blerë, ata janë më keq se opozita e kërpëratave, që nuk premtoi asgjë kur rastësisht zuri ulëset në Kuvend.

Edhe nëse e marrin Presidentin, edhe nëse Rama tregohet aq bujar në diversion, ose aq frikacak në vision, sa të falë Presidentin për të mbajtur të përcarë opozitën, ai që do të vijë do të ndryshojë shumë më pak gjëra se Ilir Meta, praktikisht asgjë. Mund të jetë, Kali i Trojës, dhuratë e Ramës për përcarjen e opozitës, mund të jetë dhe një tallje e turpshme sa për legjitimimin e procesit, por në të dyja rastet ndryshon shumë pak. Tani le të fillojë cirku me lojën e emrave.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ufo, për herë të parë Pentagoni flet publikisht: çfarë u tha në seancën dëgjimore në Kongres
Next Article Ylli MANJANI – Këshillë e pakërkuar
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?