GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enton ABILEKAJ – Dy mashtrimet e mëdha të fushatës së PS
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enton ABILEKAJ – Dy mashtrimet e mëdha të fushatës së PS

By
Enton ABILEKAJ
11/04/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Fushata e Partisë Socialiste u hap sot me 2 shtylla, dy nga absurditetet që propaganda ka investuar për të çorientuar shqiptarët. E para lidhet me sloganin “Kurrë mbrapa, përpara”, që, i shpjeguar nga fjalët e kryetarit, kishte te bënte me “dy hijet” Berisha dhe Meta. Më tej, ai shau kandidatin e “Bashkë fitojmë!” në Tiranë, më pas, prapë Berishën dhe Metën. Asnjë fjalë për Alibeajn, apo kandidatin e tij në Tiranë apo në ato pak bashki ku kandidojnë me siglën e PD.

Kjo ishte shtylla kryesore e fushatës së një partie që kërkon të shmangë debatin nga bilanci negativ i qeverisjes. Sulmi ndaj opozitës. Absurdi është se, megjithëse në Kuvend njeh zyrtarisht si opozitë atë grup me më pak se 20 deputetë të Alibeajt, kur del në fushatë, njeh si opozitë Sali Berishën, megjithëse vulën ia jep Alibeajt, sloganin ia kushton Berishës, megjithëse fondet dhe komisionerët i jep Alibeajt, frikën ia ka elektoratit të Berishës.

Pikërisht këtë ka dashur të bëjë, këtë sistem absurd që i garanton fitoren në tavolinë, një sistem me 2 opozita, një reale pothuajse të paligjshme dhe një te emëruar që është po aq mbi ligjin sa vetë autokrati. Por nuk mjafton kjo për të fituar zgjedhjet.

Bëmat e organizatës së Rilindjes janë aq shumë sa edhe nxjerrja jashtë ligjit e opozitës nuk e garanton fitoren. Organizatës së 8 milionë metrave katrorë beton vetëm në Tiranë, që akuzohet nga organizatat ndërkombëtare për pastrimin e parave të krimit ndërmjet lejeve të ndërtimit dhe nga biznesmenët e huaj në Shqipëri për shkatërrim të klimës së biznesit, i duhet te mbjellë pemë në fushatë për të trukuar të vërtetën.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Ata që në opozitë protestuan se zgjerimi i rrugës së Elbasanit do prishte parkun e Liqenit dhe kur erdhën në pushtet e përdorën parkun për pallatet e miqve të tyre, kanë filluar fushatën me mashtrimin e madh të 1 milionë pemëve të mbjella dhe me inskenimin bajat të mbjelljes së pemëve të reja.

Autorët e krimit që ka vrarë deri tani Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Sarandën dhe po betonizojnë gjithë bregdetin, nuk kanë gjetur dot as një copë lulishte që të mos ketë kulla në sfond. Kjo nuk i ndalon të qeshin ndërsa mbjellin 61 pemë me të cilat duan të fitojnë edhe 4 vjet për kulla 61 katëshe.

Është njësoj si kriminelët të shkojnë në obeliskun e viktimës se tyre për të vënë lule, me shpresën se, megjithëse i kanë parë duke e vrarë, njerëzit të besojnë se nuk kanë qenë ata, ose se janë penduar për një shkatërrim 23-vjeçar, që betonizoi vendin, vrau qytetet kryesore dhe strukturoi keq ekonominë.

Nëse lulet mbi obeliskun e Tiranës, që autorët e vrasjes së qytetit vunë sot pa asnjë pendesë, do t’i bëjnë qytetarët të harrojnë të vërtetën, së shpejti do të kemi një obelisk për pluralizmin, pastaj për biznesin, për bregdetin, për kohën kur Shqipëria nuk ishte lavatriçja e parave të pista dhe për ëndrrën e vrarë të shqiptarëve që duan të jetojnë në vendlindje.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Sebastian ZONJA – “Skënderbeu ynë, Aleksandri i tyre i Madh”: Rama ka shkuar një hap më tej se Vuçiçi
Next Article Armand SHKULLAKU – Nga Liri Begeja tek tallavaja, ky është degradimi i Edi Ramës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?