GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Edi PALOKA – Pse tërbohet Rama nga Ilir Vrenozi?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Edi PALOKA – Pse tërbohet Rama nga Ilir Vrenozi?

By
Edi PALOKA
24/04/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Kur mora vesh këtë “ftesën” e Ramës për kafe me Vrenozin dhe mësova përgjigjen qe i kishte dhënë Iliri, sigurisht u gëzova dhe pse jo, u ndjeva dhe krenar për qëndrimin dinjitoz të tij.

Komunikova me Ilirin dhe mes të tjerash i bëra të qartë që Rama nuk do ti ndahej për ca kohë. I ka dhembur e djegur aq shumë refuzimi yt sa ha veten nga inati. Ai që është mësuar të korruptojë deputetë, kryetarë partish, ambasadorë e funksionarë të lartë perëndimorë deri tek drejtori i FBI Mc Gonigal, nuk korruptoi dot një qytetar të njohur për varfërinë e tij…

Rama nuk arrin as ta përtypë po as ta besojë që i ka ndodhur kjo. Sepse Rama dhe lloji i tij nuk e besojnë që në këtë llum ku ka zhytur vendin ai , ka dhe njerëz dinjitoz, me parime e moral që nuk shiten e nuk blihen si bagëti as kur janë aq të varfër e të vuajtur sa Ilir Vrenozi. Për fat të keq, jo vetëm për Ramën po dhe për ata rreth tij, sot i ndershmi e parimori është budalla! Kush nuk vjedh, nuk korruptohet, nuk intrigon e nuk lëpihet, është çyryk. Ata që vjedhin, korruptohen, ata që ju hyjnë njerëzve në shtëpi si miq e pastaj ju marrin gruan, ata qe intrigën e poshtërsinë e quajnë vlerë, ata janë “të zot” e të përshtatshëm për “rilindjen”

Prandaj Rama tërbohet nga Vrenozi e nga vrenozët. Jo vetëm pse ja menderosi Ilir Vrenozi po sepse Rama kryeministër është krejt e kundërta e Ilirit të varfër.

Vrenozi është i varfër e pa shkollë të lartë, prindrit nuk i lanë asgjë, por respekti që ai ju bënte dhe ju bën edhe tani qe nuk janë më, është shembullor.

Ti Edvin pa prindërit e tu do kishe mbetur një hiç, siç je realisht . Gjithçka ta dhanë ata po ti kurrë nuk i respektove, përkundrazi i fyeje e dhunoje e vetëm kur të duhej ti përdorje për interesin tënd në politikë luajte rolin sikur i respektoje!

Vrenozi është i varfër po ka rritur me dashuri një djalë, Enrin, me parimet më të forta morale e qytetare.

Sjelljen tende me djalin Edvin e dinë të gjithë. E nëse vërtetë e ke gjetur ndonjëherë të fshehur e të trembur – siç ke thënë – ka qenë fshehur prej teje…

Iliri i varfër, ka një motër me aftësi ndryshe e kujdeset për të si nënë e babë me dhembshuri. Ti i fyen fëmijët me aftësi ndryshe!

Vërtetë Iliri lëshon edhe fjalë “banale” , po ai nuk është kryeministri që shan e fyen me banalitete këdo. Vrenozi nuk ju thotë fëmijëve shihni fotot e mia nudo…

Prandaj të tërbon Vrenozi, jo vetëm pse ta menderosi po se ai është e bardha e ti e zeza.

Po bën gjoja ironi këto ditë se Vrenozi është përfaqësuesi i denjë i PD.

Po, pa ironi fare, Vrenozi, ai që ti ju lute të ulej për kafe me ty e ta menderosi, është i denjë për PD prandaj ka zgjedhur të mbështesë një lider të ndershëm që respekton familjen e ka vlerat morale e parimet e grave e burrave të ndershëm e dinjitozë!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Fushatë talljeje në Republikën e Gallatës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?