GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Edi DELIU – Një këshillë miqësore për ata që vdesin për Bregoviçin dhe një mësim i vogël për ta
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Edi DELIU – Një këshillë miqësore për ata që vdesin për Bregoviçin dhe një mësim i vogël për ta

By
Edi DELIU
09/08/2021
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

I dashur mik!

Te jesh kundër pjesëmarrjes së Bregoviçit në një event puro shqiptar nuk është hipokrizi, e aq më tepër kolektive.

Te jesh kunder prezencës së Bregovoçit në një koncert në kryeqendrën e Juglindjes së Shqipërisë administrative, e cila ka qenë jetemot në shënjestër të një tjetër armiku të kahershëm të shqiptarëve, siç janë grekët, nuk është aspak hipokrizi e aq më tepër kolektive.

Të jesh kundër prezencës dhe pjesëmarrjes së një përfaqësuesi tipik shovinist nuk është aspak hipokrizi përkundrazi!

Më çudit (edhe pse tanimë jo dhe aq shumë) dhe më dhemb zemra kur dëgjoj dhe lexoj mbrojtjen frenetike që i bëhet pranisë dhe pjesëmarrjes së Bregoviçit në eventin puro shqiptar të Korçës. Jo aq mbrojtja e Bregoviçit si këngëtar, të cilin pa më të voglin turp them se e kam pas dëgjuar me shumë dëshirë dhe me qejf në ato kohëra të zeza kur rrezikohej syrgjynosja e gjithë familjes për faktin e vetëm se dëgjoje Bregoviçin, sesa për faktin se një tufë të cilët nuk dua t’i etiketoj as si injorantë, as antishqiptarë e me askurrëfare lloj epiteti, janë rreshtuar në mënyrë të çuditshme në mbrojtje të serbit Bregoviç, i cili për hir të së vërtetës nuk aq i pafaj për ato që ka shprehur e bërë sa e paraqesin mbrojtësit e tij të flaktë e (habitshmërisht për mua) të shumtë në Shqipërinë administrative, madje ndonjë kokërr edhe në Shqipërinë historike Verilindore.

Sepse të quash hipokrizi kolektive apo në mënyrën tjetër që e përdorin rëndom sot si medemek nacionalizëm i sëmurë kundërshtinë ndaj sikur qoftë dhe vetëm prezencës së atij që i ka kënduar me ëndje asaj Jugosllavie që i shtypi, i vrau e i persekutoi sivëllezërit e gjakut tonë në Shqipërinë historike Verilindore, apo Kosovën e sotme zyrtare, që mori në mbrojtje kryekriminelin Karaxhiç, që mblodhi mijëra e mijëra grekë në Selanik kundër Natos në Kosovë, i bie që ti gjithçka mund të jesh, në rastin më të mirë duhet të shohësh te vetja, por kurrësesi nuk mund të akuzosh të tjerët për nacionalizëm hipokrit a të sëmurë. Përkundrazi!

Sikur fare, aspak, asnjë grimë të mos ketë bërë i gjykuari i madh në publik (dhe me të drejtë), do të mjaftonte vetëm dhimbja dhe kundërshtia e sivëllezëve tanë të Shqëipërisë historike Verilindore për ne që t’i respektojmë dhe t’i mbështesim.

Do desha të thoja shumë fjalë për t’ju afruar sadopak në kundërpërgjgje atyre internacionalistëve që nuk kanë lënë fjalë a epitet fyes por më mirë turpi i fjalës le ti mbetet atyre. Ama, vetëm i fjalës, në të kundërt jam i bindur që do ndëshkohen ndryshe. Më shumë mund të flasim ndonjë ditë tjetër.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article SPAK-un e zë Covidi, i ikën nuhatja!
Next Article Nga Armand MAHO – Dua Lipa? Jo, faleminderit, kemi Goranin!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?