G7 kanadeze, që do të mbahet në Alberta në qershor, do të shohë jo vetëm rikthimin e Donald Trumpit në mesin e të mëdhenjve të Perëndimit, por edhe debutimin nën petkun e liderëve të vendeve përkatëse të kryeministrit të ri kanadez Mark Carney, presidentit të rradhës së mbledhjes, dhe të kancelarit të pritshëm gjerman Friederich Merz.
Situatat paralele të Merz dhe Carney
Por, çfarë kanë të përbashkët Carney, një liberal në plot kuptimin e fjalës dhe Merz, një konservator rigoroz katolik, dhe çfarë i bën ata të ngjashëm me vullkanikun Trump? Një e kaluar në botën e biznesit që, nëse për The Donald i referohej dinamikës së ndërtimit dhe pasurive të patundshme të Nju Jorkut, për Carney dhe Merz tregon drejtpërdrejt sektorin e financave.
I sapoemëruari kryeministri kanadez, ka punuar për dhjetë vjet në gjigantin e aferave të financave Goldman Sachs, përpara se të kalonte në anën tjetër të barrikadës e të bëhej së pari guvernator i Bank of Canada dhe më pas i Bank of England, i huaji i parë që e ka drejtuar qysh prej themelimit më 1694. ndërsa Merz, përgjatë një udhëtimi të gjatë nëpër shkretëtirë pasi pa pozitën e tij në Unionin Demokristian (CDU) të minuar nga ngjitja e yllit të Angela Merkel në fillim të viteve 2000, ka punuar si avokat korporate, anëtar bordi dhe këshilltar në disa kompani, duke kulmuar karrierën e tij me drejtimin kolegjit sindikal të BlackRock në Gjermani nga 2016 deri më 2016.
Flasim për një ngjitje të shpejtë, për të dy, nga financat korporative apo institucionale në pozicione të larta politike që na tregon shumë për ndryshimet në paradigmën e përzgjedhjes të klasës sunduese dhe shpërndarjen e pushtetit në demokracitë e mëdha. Në kontekstin e perëndimit të ideologjive të mëdha dhe narrativave të mëdha, financa shndërrohet në një garanci të marrëdhënieve, aftësive dhe rrjeteve sociale që i mundësojnë një figure politike të shpërfaqet dhe jo vetëm kaq, por ajo i përgjigjet nevojave të kohërave të pasigurta në të cilat vendimmarrësve u kërkohet të veprojnë, shpesh brenda një kohe të shkurtër, duke privilegjuar atë që në botën e biznesit quhet ekzekutim i strategjisë.