GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Parapsikologji

Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit

By
GazetaTjeter
23/05/2024
37 Min Read
Share
SHARE

***

Një parim tjetër i Bankës së Fshehtë, është: Një rrëzim i vogël i individit në jetën e përditshme, do të pasohet prej një rrëzimi më të madh, ose një ngjarje kundërshtare do të pasohet edhe nga të tjera, që do të thotë se, një harxhim i vogël i “parasë simbolike”, do të pasohet nga një harxhim më i madh i saj. Ky shkallëzim i dinamikës së inkoshientit, do të funksionojë për aq kohë sa individi nuk bëhet i vetëdijshëm për vetëvendosjen e gabuar, në mënyrë të tepruar. Nëse manifestimi i agresivitetit dhe i vetëshijimit tek individi, nuk është aq i mjaftueshëm sa Banka e fshehtë të mund t’a zhdëmtojë atë me një rrëzim, komplikim të ndjeshëm, atëherë ngjarjet e rastit që do të pasojnë do të jenë të tilla, që individi të bjerë në kurthe më të mëdha, që do të favorizonin rritjen e agresivitetit e të vetëshijimit, aq sa ky të jetë i mjaftueshëm për një zhdëmtim të dukshëm, që do të ishte një komplikim, çrregullim emocional, psikik, më i dukshëm, më i rëndë. Ndryshe kjo mund të thuhet: Një ngjarje që do të provokonte te një individ një gjendje vetëshijimi dhe agresiviteti, do të pasohet nga ngjarje të tjera më të rënda, që do të provokojnë, tek ai, agresivitet më të madh. Kjo do të vazhdojë edhe me shfaqjen e fenomeneve psikopatologjikë, ëndrra të frikshme, imazhe dhe kujtesa të ngulitura, halucinacione, derisa individi të bëhet reagues ndaj vetëpozicionimit të koshiencës së tij. Parimi i tretë i Bankës simbolike: Dinamika e psikikës, e cila nënkupton jo vetëm ngjarjet psikike por edhe ngjarjet e realitetit të jashtëm, është e ndërtuar në një mënyrë të tillë që: -Banka e fshehtë nuk mund të zhdëmtojë dhe të rrëzojë rëndë një individ, nëse atij nuk i krijohet mundësia, më shumë se një herë, për të kuptuar vetëpozicionimin e tij të gabuar së tepërmi, pra me tepri, që është dhe parimi i tretë i Bankës simbolike. Kjo mundësi i krijohet individit, si nëpërmjet strukturimit dhe procedimit të ngjarjeve të realitetit të jashtëm, (ngjarje që ndodhin në kundërshtim me synimet e ditës), ashtu edhe nëpërmjet sinjalizimeve të ëndrrave (ëndërra të ngatërruara të frikshme, me shije të keqe, ëndrra seksuale, etj) të gjendjeve emocionale të këqia, të parandjenjave, të uljes së besimit dhe ikjes së kuptimit të jetës, të ankthit të tepruar, sëmundjeve, keqkuptimeve,etj.

Banka e fshehtë kryen veprime dhe në drejtim të kundërt. Ajo përllogarit fatura në “para simbolike”, që arkëtohen në llogarinë e individit, pra, që konsiderohen si shtim i “parasë simbolike” të tij. Kjo ndodh kur pozicionimi psikik i individit në rrjedhën e ngjarjeve të realitetit është vetëzhdëmtues, që do të thotë ulje e agresivitetit dhe e vetëshijimit, ndërkohë që momenti dhe ngjarjet paraqiten të tilla, që i nxisin ato për të qenë në nivele të larta. Shtimi i “parasë simbolike” shfaqet si fuqizim i aktivitetit psikik; fuqizim i besimit, i ekuilibrit, i qartësisë dhe i energjisë për kapërcimin e rrethanave të vështira, fuqizim i natyrës humane, ulje e zilisë dhe e imoralitetit dhe, mbi të gjitha, si fuqizim i kuptimeve në lidhje me misterin dhe praninë hyjnore. Vetëpozicionimi i drejtë i koshiencës, është afrimi ndaj vetes aktive të çliruar, është vendosja e drejtë e besimit. Besim jete në vijimësi, pa ngurtësime. Është koshienca e jetës si përjetësi. Ky pozicion, shpesh konfondohet me aleancat psikike të gabuara, të cilat krijojnë përshtypjen e fuqisë, iluzionin e mbështetjes dhe sigurisë, vetëdijen e mbinjeriut, etj., që, në të vërtetë, s´është veçse identifikimi me Fuqitë e padukshme Aktoriale që, me kalimin e kohës, rezulton vetëuzurpues dhe vetëshkatërues. Ekzistenca e padyshimtë e Bankës Simbolike, lejon të kuptosh se universi i ngjarjeve dhe çdo univers tjetër i perceptueshëm, ka karakter simbolik. Tregon: Pamundësinë, Skllavërinë, Egoizmin, Frikën dhe Mosbesimin e Njeriut aktual, siç paraqitet dhe nga vetë Inkoshienti. Këtë karakter, botës, ia dha vetë njeriu qysh në zanafillë, nëpërmjet aktit të shkëputjes nga vetvetja, njeriut që jeton duke e trajtuar atë, botën, si një objekt kënaqësimarrjeje, si një matës të potencës dhe aftësive të tij. Një pasqyrë, ku ai të mund të kundrohej, duke u zhvendosur kështu nga pozicioni i njeriut aktiv e jetues, në pozicionin e njeriut mendues e të ditur, pozicion i cili shndërrohet, detyrimisht, në pozicionin e të vetëpëlqyerit, pozicion krejtësisht pasiv, i cili e çan rrugën nëpërmjet instiktit të vetëpëlqimit, të vetëdukjes, të superioritetit, që, kur gjatë marshimit për kënaqësi e triumf, e tepron, kthehet kundër vetvetes dhe vetëzhdëmtohet. Në momentet ekstreme të kënaqësi-marrjes, të etjes për posedim dhe të egërsisë, ai kafshon vetveten.

Materiali është dhënë ekskluzivisht për gazetatjeter.net nga vetë autori

Previous Page123456
Çlirim KOKONOZI – Edhe ëndrrat gënjejnë
Ke jetuar një jetë të dytë? Ja kush janë shenjat që e vërtetojnë
E vërteta e jetës pas vdekjes
Çlirim KOKONOZI – Jashtëtokësorët dhe pavetëdija
Mesazhet e ëndrrave
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Oerd BYLYKBASHI – Që të mos çmendemi të gjithë në të njëjtën kohë siç parlajmëroi Shvejku
Next Article Kartëmonedhat më të bukura në botë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?