GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Parapsikologji

Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit

By
GazetaTjeter
23/05/2024
37 Min Read
Share
SHARE

***

Parimet e Bankës së fshehtë(simbolike) Një nga parimet e Bankës së fshehtë është: Një kuptim i gabuar, ose një vetëvendosje e gabuar e vetëdijes që, në jetën e përditshme, paraqitet si vetëshijim dhe egërsi e tepruar, për të cilën individi s´është koshient, ose është, por nuk është i aftë të rivendosë një vetëpozicionim të drejtë, do të pasohet, në jetën e përditshme, nga ndodhi psikike të çrregulluara, si edhe nga ngjarje të jashtme, të rastit, strukturimi dhe ndodhja e të cilave do të jetë e tillë, që të evidentojë pikërisht këtë vetëpozicionim të gabuar. Pra nga ngjarje të rastit te disfavorshme, si edhe nga gjendje psikologjike dhe emocionale irituese, gjendje ankthi, frikë jasht kontrollit të arsyes, fobi, etj, etj. Vetëvendosja e gabuar vetëdijes, te njeriu, është vetja që vetëpëlqehet në mënyrë të tepruar, jashtë vetëkontrollit. Në jetën e përditshme, kjo buron nga gjendja natyrale, iluzive, e përhershme, e koshiencës vetëshijuese dhe nuk ka të bëjë aspak me vetëdijen e individit, lidhur me dhuntitë personale, apo me pozitën sociale. Gjatë jetës së përditshme, ajo shpreh aleancën e gabuar të vetëdijes me këto dhunti, me pozitën shoqërore, ose me objekte të tjera, me të cilat individi identifikohet, për të përmbushur pikërisht kërkesën e gjendjes natyrale dhe iluzive të psikikës, të “koshiencës së re”, të shkëputur nga vetvetja. Vetëpozicionimi i gabuar i koshiencës, është vezullimi i fshehtë vetpëlqyes. Është një gjendje natyrale dhe e përhershme vetëshijuese, që krijon mundësinë e teprimit. Po të ndjekim dhe të analizojmë diagramin e agresivitetit dhe të vetëpëlqimit të një njeriu normal, do të dallojmë se ngjarjet e përditshme, që pasojnë njëra-tjetrën, do të nxjerrin në pah, mos në njërin rast, në tjetrin, këtë vetpozicionim të gabuar të koshiencës së tij. Në këtë rast, në adresë të këtij individi, të tjerët do të shprehen kështu: “Për çfarë e mban vehten se është ai”, etj. Këto përcaktime, aludojnë për një vetëpozicionim të gabuar të koshiencës njerëzore. Është shumë domethënës fakti, se edhe tek një person në krahinën më të humbur dhe në situatën sociale më të papërfillshme qoftë, do të gjenden momente që do të shpalosin vetëpozicionimin e gabuar të tij, ku ai do të deponojë: “Zgjuarsinë dhe zotësinë time, nuk e ka kush”. Ky është i dituri prej nga rrjedh i egri. Ai, që është i kapur nga diktati inkoshient i mësuesit, i predikuesit, i urdhëruesit të të tjerëve. Kjo gjendje pasive e vetëshijuese e psikikës, është fryma natyrore e jetës, apo vetë Fuqitë e padukshme Aktoriale, pra një ekuacion qiellor, të cilit njeriu i bindet detyrimisht dhe nuk është në gjendje t´i shmanget, pasi ai e zgjodhi vetë, duke qenë koshient, kur u nda prej vetes origjinale. Njeriu, veçse mund t´a sofistikojë, ta manipulojë, ta transferojë në situata sociale në interes të tij, etj. Shmangia dhe tejkalimi i kësaj vetje, që mbahet peng dhe diktohet prej fuqive të padukshme aktoriale, mund të realizohet duke u mbështetur në një fuqi shumë më superiore se ato, fuqi që qëndron në pozicionin e “Zotit të Zotave”. Banka e fshehtë aktivizon ëndrrat dhe fenomenet e tjera të pavullnetshme; si ndjesi, gjendje emocionale, ankth, parandjenja, përfytyrime dhe mendime jashtë kontrollit të natyrshëm, të tepruara, etj., për të sinjalizuar teprimet e individit, lidhur me vetëzëvëndësimin dhe depersonalizimin, lidhur me teprimin e vendosjes së gabuar të besimit, që do të thotë largim i tepruar nga gjendja aktive e psikikës. Këto teprime do të trajtohen prej saj, si gjendje pasive ekstreme, si situata vetëshijimi dhe egërsie ekstreme, të palejueshme. Portat e koshiencës trokasin pa pushim, që ta zgjojnë njeriun dhe ta ndërgjegjësojnë për veten fillestare, për personalitetin e lirë dhe të pavarur, në të kundërt, nëse individi nuk do të ndërgjegjësohet, atëherë ngjarjet psikike dhe ngjarjet e realitetit të jashtëm, që do të pasojnë, do t’i evidentojnë agresivitetin dhe gjendjet vetëshijuese si, të pazotërueshëm, patologjikë dhe të konvertuar në fenomene psikike të pakontrollueshëm, neuroza, sëmundje të ndryshme, ngjarje të rastit, të pariparueshme, etj. Fenomenet dhe ngjarjet spontane, të pavullnetëshme, të çfarëdo lloj natyre qofshin, përgatiten prej vetë individit dhe janë vazhdim i mënyrës se si procedon ai gjatë veprimeve të vullnetshme dhe të vetëdijëshme.

Një shembull praktik: Anisa, një punonjëse rreth 35- vjeçe, drejtoreshë e një institucioni, mbasi mbaronte orarin zyrtar dhe kthehej në shtëpi, reagonte, sillej ndaj të shoqit dhe fëmijës së saj me një arrogancë dhe agresivitet të pakontrollueshëm. Ajo tregonte se nuk kishte ndonjë shkak apo ndonjë arsye, megjithatë, nuk ishte në gjendje ta përmbante shpërthimin e saj. Gjithashtu, ajo thoshte se ishte krejtësisht koshiente për sjelljen e saj të gabuar, por e ndjente veten të paaftë që të përmbahej. Anisa, gjatë pjesës së parë të ditës, kur ndodhej në zyrë, u drejtohej vartësve të saj me një ton të vrazhdë, me prepotencë dhe aspak njerëzisht, ndërkohë që i kishte të gjitha mundësitë të bëhej koshiente për këtë sjellje dhe të ushtronte vetëkontroll. – Dhe, ndërkohë që kjo ishte e krejt e mundur, pra mund të realizohej, ajo nuk e bënte. Atëherë, ajo, në pjesën e dytë të ditës, do të jetë nën diktatin e një vetjeje të pavullnetëshme dhe të pazotërueshme, të cilën e ka ndërtuar vetë, duke qenë koshiente, gjatë pjesës së parë të ditës. Banka e Fshehtë funksionon në mënyrë të tillë, që agresiviteti dhe gjendja e vetëshijimit e përsëritur, çka nënkupton një teprim të largimit nga gjendja aktive e psikikës, do të konvertohet në fenomene patologjike, ndaj të cilave individi bëhet i ndjeshëm dhe reagon në mënyrë të rrufeshme në drejtim të ndërgjegjësimit dhe të vetëkontrollit. Një shembull tjetër praktik: Klaudia, një vajzë, studente në vitin e fundit të fakultetit të Letërsisë, ankohej se gjatë marrëdhënieve në mjedisin familjar, ndaj vëllait pak më të vogël, herë-herë i lindnin ndjesi seksuale të pavullnetshme, të cilat e skandalizonin. Ajo tregonte se, megjithëse mundohej me të gjitha forcat që t´i shtypte dhe t´i shmangte, ato reagonin më fuqishëm. Duke shqyrtuar me imtësi vetëpozicionimin e fshehtë të koshiencës së saj, nëpërmjet veprimeve kundrejt të vëllait, do të rezultojë se, ajo ishte përçmuese ndaj personalitetit të tij. Shpesh sillej me arrogancë ndaj tij dhe i pëlqente që ai ta vlerësonte së tepërmi për inteligjencën dhe talentin e saj. Duke zbuluar koshiencën e saj, mund të dalloje në mënyrë të dukshme, se ajo ndjehej superiore dhe në një pozicion vetëpëlqimi kundrejt tij. Kjo situatë superioriteti dhe agresiviteti (pra, krejtësisht pasive), përmban në vetvete dëshirën për t´u pëlqyer prej tij, ose për t´u kënaqur me anë të tij që, në një moment tjetër, do të shpaloset, në mënyrë të drejtë për drejtë dhe të hapur, si shpërthim ndjesish seksuale. Këto shpërthime të pavullnetshme ndjesish seksuale, që e detyronin Klaudian të reagonte në një mënyrë të rrufeshme dhe të ushtronte vetëkontrollin, ishin të parapërgatitura prej vetë asaj, në një mënyrë të fshehtë dhe të pakuptueshme, si rezultat i vetëvendosjes së gabuar ndaj të vëllait, i veprimeve arrogante dhe përçmuese, ndaj të cilave kjo vajzë nuk kishte ndonjë interes të ndërgjegjësohej dhe të ushtronte vetëkontrollin, ndërkohë që ajo e kishte mundësinë, vullnetin e vetëdijshëm, ta realizonte këtë. Gjendja e opozicionit të tepruar, apo e cinizmit së tepruar, si edhe e kundërta, gjendja shijuese-afektive e tepruar kundrejt një personi, jashtë konceptit e motivit të psikikës aktive, shpesh, në ëndërr, shfaqet si marrëdhënie seksuale, ndërsa, në jetën e përditshme, si shpërthim i pavullnetshëm ndjesish seksuale, ose si vetëndijim i lakuriqësisë trupore. Banka e fshehtë, veprimet e tepruara vetëshijuese dhe agresive të Klaudias ndaj të vëllait të saj, do t´i trajtojë si konsum dhe harxhim, dhe, sipas këtij konsumi, do të zhdëmtojë “në para simbolike”, llogarinë individuale të saj. Si rezultat i veprimeve agresive dhe vetëshijuese të përsëritura, “paraja simbolike” e vajzës, do të ndjekë një kurbë rënëse dhe do të pakësohet. Për këtë arsye, aktiviteti psikik i saj nuk do të jetë në gjendje të përmbushë konditat e normalitetit. Të personalitetit të lirë. Tek ajo do të shfaqen fenomene psikike jashtë kontrollit të koshiencës dhe normave të psikologjisë normale, si p.sh., ndjesitë e pavullnetshme seksuale ndaj të vëllait. Nëse kjo vajzë nuk do të ndërgjegjësohej për një rivendosje të drejtë të koshiencës, si ndaj vëllait ashtu edhe ndaj vetvetes, atëherë ajo do të ishte e detyruar të ushtronte ndaj këtyre ndjesive, shtypjen dhe rishtypjen e përsëritur. Kjo mënyrë e çalë dhe e pakuptimtë e të vepruarit, do të pasohej prej një kundërveprimi më të egër të inkoshientit dhe do të përfundonte me simptomat e neurozës. Unë përdora përkufizimin “mënyrë e çalë dhe e pakuptimtë e të vepruarit,” sepse, veprimi i kundërshtimit dhe i shtypjes të ndjesive seksuale nga ajo, do t´i ngjante veprimit të një personi, i cili qëndron në diell dhe ankohet ndaj vapës. Banka e fshehtë, si një mekanizëm ekzekutues i koshiencës themelore brenda pavetëdijes, do të aprovonte dhe do të pranonte një zhvendosje të lehtë të individit, që është ndërgjegjësimi dhe vetëpozicionimi i drejtë i tij. Ky vetëpozicionim i drejtë (sa më afër vetes aktive), do të sqarojë të gjithë pavetëdijen e individit, do të eleminojë konfliktet dhe shtypjet. Do të paraqitet si një çlirim psikik. Në rastin e metaforës së mësipërme, personi që qëndron në diell nuk do të rropatet duke kundërshtuar vapën, por do të zhvendoset dhe do të qëndrojë në një vend të mbrojtur nga dielli.

Previous Page123456Next Page
Çlirim KOKONOZI – Edhe ëndrrat gënjejnë
Ke jetuar një jetë të dytë? Ja kush janë shenjat që e vërtetojnë
E vërteta e jetës pas vdekjes
Çlirim KOKONOZI – Jashtëtokësorët dhe pavetëdija
Mesazhet e ëndrrave
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Oerd BYLYKBASHI – Që të mos çmendemi të gjithë në të njëjtën kohë siç parlajmëroi Shvejku
Next Article Kartëmonedhat më të bukura në botë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?