GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Parapsikologji

Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit

By
GazetaTjeter
23/05/2024
37 Min Read
Share
SHARE

Ndarja e njeriut nga vetvetja dhe aleancat e reja psikike

Me sa duket, njeriu i parë do të ketë qenë i unifikuar me këtë Superlëndë, pra, me vetë jetën. Kjo gjendje psikike e njeriut të parë, mund të kuptohet si një gjendje psikike aktive, që do të thotë: Një vetëpozicionim koshient në lidhje me kuptueshmërinë, besimin, dëshirën dhe vullnetin për të jetuar. Për atë, e jashtmja nuk përbënte asnjë problem, si në drejtim të kohës, ashtu edhe të hapësirës. Njeriu i parë, siç shpjegohet edhe në shkrimin “I dituri, i egri, relacioni”, që nuk përfshihet në këtë libër, posedonte një vullnet dhe besim koshient jete (për të jetuar), jo vetëm instiktiv. Ai ishte njeriu që jeton, dhe jetën e kuptonte si përjetësi, dhe, për këtë, ishte plotësisht koshient. Më vonë, duhet të ketë ndodhur “një kapërcim” prej vetvetes. Ky fakt, po t´i referohemi logjikës dhe eksperiencës së përditshme, na detyron të mendojmë se ka ndodhur prej një motivi vetëshijues dhe një tërheqje vëmendjeje e një lloji të veçantë. Sipas logjikës, duhet të pranojmë se akti i vetëshijimit ka lindur mbi bazën e një situate të vetëdijshme opozitare dhe rivalizuese. Gjithashtu, vetëpozicionimi opozitar dhe rivalizues (që është një vetpozicionim vetëshijues), përmban në vetvete edhe egërsinë. Pra, përmban në vetvete pozicionimin e koshiencës të njeriut të ditur dhe të egër njëkohësisht. Prej kësaj zhvendosjeje, “kapërcimi” të njeriut nga vetvetja, krijohet një “hapsirë” midis vetes dhe vetvetes, që lind detyrimisht vetëndijimin. Vetja ndijon vetveten. Dihet se vetëpozicionimi i njeriut aktual, është vetëpozicionimi i njeriut që pëlqehet nga vetvetja. Pra, është vetëpozicionimi i të vetëpëlqyerit, që është vetëpozicionimi i të vetëditurit.

Që të ndodhte kjo, duhej, patjetër, që njeriu të ishte koshient, se gjendej një dikush që përfaqësonte diturinë dhe fuqinë, ndaj të cilit ai krijoi situatën opozitare dhe rivalizuese, si rrjedhim, edhe vetëshijuese. Ky vetëpozicionim i ri, nënkupton humbjen e gjendjes aktive psikike dhe zëvëndësimin e saj me psikikën vetëshijuese dhe opozitare – psikika aktuale e njeriut. Pikërisht në këtë situatë dhe marrëdhënie, është ndodhur Njeriu i Parë. Ndryshe nuk mund të ndodhë pozicioni i të vetëditurit, vetëpëlqyerit dhe opozitarit. Kështu lindi “koshienca e re”, koshienca ndiesore, ku të jetuarit gllabërohet prej fuqisë së efektit, vetëndijimit, ndijimit, jehonës, imagjinatës dhe të idesë për të formuar koncepte. Lindi koshienca që formatizonte, dimensiononte dhe kufizonte besimin dhe vullnetin e jetës. Vetëpëlqimi (vetëshijimi), egërsia dhe imagjinata, do të jenë tre nga pesë personazhet e rinj, që do të jenë pjesëtarë në përbërjen psikike të individit, mbas aktit të daljes nga vetvetja. Kjo dalje, “kapërcim”, bëri që njeriu të bjerë menjëherë nën autoritetin e fuqive ndërhyrëse, të padukshme, Fuqive Aktoriale. Këto fuqi janë autoritete të padukshme, të cilat te njeriu veprojnë nëpërmjet akteve shqisore, të ndjesisë, efektit, iluzionit, flakërimeve emocionale, të intimitetit, të konfliktit, të imagjinatës, të përfytyrimit, imazheve, shkallëzimit të ideve, etj. Gjendja e jetës së kuptueshme dhe aktive të njeriut (të jetuar në vijimësi, në mënyrë koshiente, që nuk shtangohet nga konceptet, nga kapjet ndjesore e përfytyruese, etj.), prej të cilës njeriu u shkëput, nuk duhet ngatërruar me gjendjen e jetës ndjesore, përfytyruese, imagjinative, instiktive – aktoriale dhe arketipale të tij. Këto përmbajtje psikike koshiente ose inkoshiente, ndjesore, vizionare, etj., nuk janë krijuar “rastësisht”, si rezultat i një eksperience kaotike, mekanike e të vdekur, por janë rezultat i aktivitetit të fuqive të gjalla të padukshme, apo i Fuqive Aktoriale koshiente, që i bashkëngjitet eksperiencës së perceptimit të individit, nëpërmjet një rregulli, dhe shkallëzimi mbinatyror. Tek individi, ky aktivitet do të paraqitet si arshivim ndjesish, efektesh, kujtesash, eksperiencash, jehonash, simbolesh, arketipash, që flenë dhe zgjohen; sipas katrorit aktorial, simbolit, numrit, modelit, ku vetëvendoset individi pa vetëdije, si rezultat i teprimit të koshiencës vetëshijuese, pasive, që gjatë jetës së përditshme do të shfaqet si programim i aktivitetit të tij koshient.

Zotat e rinj, që ndërhynë tek individi pas “daljes” nga vetvetja, do të përbëjnë lëndën e re psikike, që do ta quaja “lënda psikike aktoriale” (që vetëtransformohet); vetëshijimi, egërsia, instinkti, imagjinata, përfytyrimi, ndjesia, arketipi, simboli, miti, iluzioni, ëndrra, ideologjia, arti, etj. Kjo lëndë e re psikike, me të cilën njeriu u identifikua, përbën edhe aleancën e re, që krijoi ai pas aktit të ndarjes me vetveten (me vetveten autentike). Aleanca e re psikike, nuk është një konvencion i rastit dhe as një konvencion i vdekur. Ajo zotëron potencialitet, fuqi e koshiencë dhe funksionon në mënyrë të gjallë, si në jetën koshiente, ashtu edhe në jetën inkoshiente të individit. Vetvetja, origjinale, fillestare, prej së cilës njeriu “doli e u nda”, përgjithësisht konfondohet me këtë material psikik, të pavetëdijshëm. Vetja, të cilën njeriu “e braktisi”, është unike, e barabartë me vetveten dhe nuk ka veti ndërhyrëse, nuk mund të vetëndijohet dhe të vetëshijohet, nuk mund të krijojë efekt dhe jehonë pasi, për këtë, nevojiten disuniteti dhe diskordanca, që janë natyra e Fuqive Aktoriale ndërhyrëse.

Pushteti është mungesa e pushtetit të vetvetishëm, që sjell për pasojë aktorialitetin dhe ndërhyrjen, instinktin posedues dhe vetëshijues. Mosplotësinë dhe etjen për pushtet.

Mund të themi se, te njeriu, gjendet vetja e vërtetë, origjinale, prej së cilës ai u nda, vetja e natyrshme dhe e ligjshme, dhe, nga ana tjetër, vetja ndjesore, vetëshijuese, imagjinuese, mitike, simbolike, etj, që janë autoritetet dhe fuqitë e padukshme. Vetja e vërtetë mbeti tek e panjohura dhe tek e pavetëdijshmja, që kur Eva aprovoi këshillën opozitare të gjarprit. Është kjo vete, që i sugjeron individit kuptueshmërinë dhe besimin e vetvetishëm, pavarësisht se tek cilët objekte i vendos njeriu dhe për çfarë qëllimesh i përdor ato. Sapo një individ, ose një grup individësh, do të vendosin lidhje psikiko-koshiente, ose edhe sipas eksperiencës dhe traditës, me një objekt, personazh, figurë, fenomen, ide, kusht social, imazh ëndrre, etj., atëhere këto lidhje do të funksionojnë si të gjalla dhe do të diktojnë jetën psikiko-sociale të individit e të grupeve të individëve. Këto lidhje mund të vendosen me ëndrrat, me fenomene të tjera si zëra, vizione, me të ashtuquajturat vende të shenjta, me perënditë, me orakujt, me ide sipas eksperiencës psikiko- intelektuale të një individi, të grupeve të individëve, ose sipas traditës së popujve. Në këto lidhje, ose marrëdhënie, janë të pranishme dhe marrin pjesë intensivisht Fuqitë e padukshme Aktoriale. Vetë këto marrëdhënie, përbëhen prej një lënde të veçantë, prej një psiko-energjie, e cila posedon fuqi dhe koshiencë. Si rregull, sa më masive të jenë ato, aq më fuqimisht dhe aq më me rregullaritet do të proçedojnë. Por, me kohë, ato edhe shuhen e riformohen, sipas ngjarjeve, traditave të reja, zhvillimit kulturor dhe koncepteve, që përçohen në jetën e popujve, të grupeve të individëve dhe të individit në veçanti. Në këtë rast, është me rëndësi të theksohet se, lidhja ose marrëdhënia, që është vendosja e besimit mbi objekte kënaqësimarrëse, objekte të pakuptueshëm, psikikë apo socialë, do të mbetet e përhershme. Do të ndryshojë vetëm natyra e objektit: p.sh. mund të jetë ose objekt mitik, parapsikologjik, paranormal, mistik, ose social, intelektual, fizik, etj.

Në të vërtetë, në këto raste ndodh një mbifuqizim i besimit dhe një çlirim i plotë i psikikës. Fenomenet e pavullnetshme si ndjesitë, dëshirat, parandjenjat, sugjerimi i ëndrrave, i përfytyrimeve, i zërave, etj., do të zgjohen sipas frymëzimit të këtij besimi, ndërsa koshienca do t´i kapë këto sinjale dhe do t´i strukturojë në nivelet e saj. Kështu, ngjarjet e realitetit që do të pasojnë, do të ndjekin këtë strukturim koshient dhe inkoshient. Si rregull, kjo do të vazhdojë vetëm një farë kohe.

Previous Page123456Next Page
Çlirim KOKONOZI – Edhe ëndrrat gënjejnë
Ke jetuar një jetë të dytë? Ja kush janë shenjat që e vërtetojnë
E vërteta e jetës pas vdekjes
Çlirim KOKONOZI – Jashtëtokësorët dhe pavetëdija
Mesazhet e ëndrrave
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Oerd BYLYKBASHI – Që të mos çmendemi të gjithë në të njëjtën kohë siç parlajmëroi Shvejku
Next Article Kartëmonedhat më të bukura në botë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?