GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Për të shpëtuar Shqipërinë nesër, duhet të ‘vrasim’ Shqipërinë e sotme!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Për të shpëtuar Shqipërinë nesër, duhet të ‘vrasim’ Shqipërinë e sotme!

By
Basir ÇOLLAKU
23/05/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Shumë karrikezënës në Kuvend, mendojnë se janë politikanë. Nuk janë hiç më shumë se ca rrogtarë, ca zarfaxhinj, blerës vendesh liste fituese nëpër parti, ca të tjerë qokaxhinj shërbimesh te fshehta, te qoftëlargut dhe te huaja, diku më tej emra të Mafias.

Nuk mungojnë të dërguar biznesesh, e në teprofshin vende, përfshihet dhe ndonjë i hajrit, sa për të trullosur turmën votuese, me akademikllëk, apo zotnillëk. Rrethi i pushteteve në kurriz të shtetit, kontrollohet me detaje pa i lënë bakshish rastësisë.

Ngrefosur me patriotizma mllefe, kodosllëqe zyrash, nënshtrojnë ditë pas dite skllevër industrialë. Elita e rreme e vendit sot, ka kaluar përmes parasë pa u merakosur për ngjyrën e saj, apo dorëdhënësin.

Shumë deputetë, qeveritarê politikanë, zyrtarë drejtues postesh me peshë administrate, kanë më shumë frikë se mund të shpëtojnë e mbijetojnë po u prekën nga libri, se sa nga Covidi.

Zuzarllëku është si magnet zëvëndësues shkollimi apo doktorature, ku me një dorë kokainë, një kobure-shkrehur bëhet Ai, shpërndarës favoresh, zaptues shërbimesh.

Partitë po hollohen nga gjaku, anemia e përfaqësimit po i zë përfund.

Sot fundi ka prekur fundin.

Rama mbret lakuriqësisht i zi i paligjshmërisë, sundues edhe i qindarkave, ka zhbërë pluralizmin, tregun, konkurencën, sistemin, lirinë e fjalës, përkohësisht edhe opozitën.

Nga ferri nuk ka shenja lumturie, as nga parajsa nishane tmerri, ku shqiptarët të kenë një mundësi të zgjedhin.

Humnera po e tërheq shpejt dhe keqas shoqërinë tonë drejt vetes, duke i fikur zërin, pamundësuar reagimin, shkëmoqur shtyllën e kurrizit.

Sot përbindëshi shet komedi. Mediet janë më të çoroditura se minjtë gjatë tërmetit, e të rreshtuara si vuvuzelat e Afrikës nëpër stadiume.

Pagatorë fjalësh mbushin lugët e teksteve në xhepat e qeverisê dhe turren mbi opozitën si eunukë, hera herës edhe si hiena. Në rehatinë e parasë së dhuruar bilbilat rriten si këndonjës partie.

Kreu i qeverisë, KM, është çmendur, por shërbëtorët i shtohen po aq çmendurisht. Prokurorë e gjykatës fatkeqësisht rrinë në rradhë për tu “bekuar” e vendosur sinkronë me humorin e tij.

Njëlloj dylberizimi institucional shkatërrues. Ka jo pak deputetë të opozitës tek furnizohen me parime ditën, e i kurvërojnë natën me klientin ngrohës xhepash. Shqiptarët e ikur jashtë emigrantë, ofrojnë pagjumësi meraku, remitanca e votë episodike ndonjëherë, duke shpresuar se dikush i llogarit si vullnet.

Zgjedhjet nuk bëhen.

Si mund të rreket të prodhojë njerëz të lirë një vend si ne, kur në një vit si motin e shkuar, qarkullojnë 8 miliardë euro informale, afro dyfishi buxhetit dhe kjo ështe kollajllëk blerje bagëtish dykëmbëshe.

Fajin e gjeni gjithnjë te Saliu por jo këtë herë. Po kthehemi në kurban të llaçit e betonit, krimit e vrasjes, duke pritur diktatorët të ndërrojnë njeri-tjetrin.

Sot opozitë duhet të jetë e gjithë shoqëria.

Përtej partive

Përtej kompanive

Përtej trastave të tagjive

Përtej krushqive

Përtej numrave të llogarive

Përtej ndasive

Përtej mërive

Përtej marrëzive

Përtej tapive

Përtej ofiqeve

Përtej spiunlliqeve

Përtej legenlliqeve

Përtej rreziqeve

Përtej sehirxhinjve

Përtej të sotmes për të ekzistuar nesër, duke refuzuar me reagim kthimin në Diktaturë me lejen e langove të huaj. Gladiatorët nuk bëhen perandorë pa prekur shpatë me dorë…

Gjeniu Fushe, i thotë diku motrës së Bonapartit. Madhëri, për ta shpëtuar perandorin, duhet ta vrasim. Dhe ne për të shpëtuar Shqipërinë nesër, duhet të vrasim Shqipërinë e sotme…

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – 14 maji mes çunave problematikë dhe çunave indiferentë
Next Article Nga Meri LIKA – Ne, shoqëria e interesit të vogël

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?