GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Metamorfoza…Përgjimet e policëve, Ballës, Ramës, drejtësisë, politikës, bandave, medies, biznesit !!!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Metamorfoza…Përgjimet e policëve, Ballës, Ramës, drejtësisë, politikës, bandave, medies, biznesit !!!

By
Basir ÇOLLAKU
04/10/2023
7 Min Read
Share
SHARE

Shqip janë afro 40 për qind të paktën..?!! Jo, mbase pak më tepër..!!! Janë me mijëra faqe, janë me qindra mijëra mesazhe, janë të dhëna ku zbardhen krime mafioze, ekonomike, politike, elektorale. Janë aq sa nuk kanë qenë asnjëherë.

“Metamorfoza”

Ka mbërritur pjesërisht si dosje së fundmi nga partnerët, por mund të zhvendoset e para, për nga pesha e të dhënave dhe dora e madhe në dobi të drejtësisë. Ministri i brendshëm Balla, pohoi se do spastrohet policia nga të përfshirët sipas të dhënave nga Europol të dala nga SKY dhe Encro. Ministri duhet të bëjë transparencë për përgjimet ku është gjendur ai personalisht në këto vite, përgjime të asgjësuara me vendim dhe pa vendim gjykate!! Përgjime ku janë përfolur si bashkëbisedues emra të botës së krimit. Se Europoli mund të bëjë transparencë përtej bindjeve ministrore dhe politike. Janë deri tani mbi 300 oficerë policie ligjërues nëpër këto telefona. Por nuk ka mbaruar. Po nga drejtësia në të gjitha nivelet sa janë? Shumë? Tej imagjinatës. Nëse disa banda kishin tigrin e drejtësisë garanci, po deputet dhe politikan në Tiranë, për ta rritur ndikimin, kë kishin pikë kontakti? Po grupet e tjera?! Po kush telefononte nga Tirana në institucionet e reja të drejtësisë për të ndikuar në lirim të pandehurish në kryeqendrën e veriut se ua kërkonin porositësit dhe gjyqtarë, drejtues policie e prokurorë të përfshirë janë thirrur për të dëshmuar jo vetëm njëherë !!! Mirë thotë Balla, Europoli ka të dhëna. Ndoshta së shpejti. Më mire për të gjithë. Por mos shpreson pa dashje se sindikata ndërkombëtare avokatëve mund të zhbëjë përgjimet në Strasburg si prova..!! .

Ku jemi ?

Sot nuk kemi qeveri. As pushtete të ndara sipas përcaktimit teorik kushtetues. As treg funksionues sipas ligjësive të ekonomisë. As media me mision fjalën e lirë, por gjashtare e parasë së shpejtë dhe të lirë. As bëhen zgjedhje por vetëm bëhen emërime. As kemi ambasadorë por godina diplomatike dhe brenda tyre gjithnjë e më shpesh rrogëtarë të huaj punonjës në Shqipëri, me sytë nga xhepat financiarë të oborrtarëve të hyqymetit, ku pikojnë bereqete jo të pakta nën të cilat ata spërkaten. Kemi një korporatë hibride gri dhe të zezë bashkë, pushtet, krim mafia, e me ndërkombëtarë periferikë, në krye të së cilës është njeriu mbajtës i emrit të kryeministrit, Edi Rama. Kemi një skedinë 1, X, 2, ku rezultatit fitues në kokë i bien të fortët dhe pushtetarët thjesht binden, por jo pa përfitim. Kemi një opozitë por brenda saj nuk ka aq shumë opozitarë sa duhet. Fatkeqësisht numri i tyre pakësohet sa herë rritet numri i tenderave sekretë, kur shtohet lejedhënia bashkiake e qeveritare e ndërtimit, apo kur punësimet kalojnë gardhin për flirte politike të pengjeve partiake. Në këtë katastrofë ku nxënësit e studentët në klasa e auditore rrallohen, punëtorët nëpër biznese mezi gjenden, policët firojnë, hajdutë e kriminelë shumohen, pensionistët nëpër familje sa vinë e shtohen, eksodi po na shpopullon nën regjinë e Edi Ramës e projektit të tij shfarosës shqiptarësh.

Çfarë po fshihet?

Në kryehallet e Edi Ramës, terrenin e ka pushtuar show i Taulant Ballës, njeriu ministër i brendshëm, ndonëse nëpër dosje emri i tij, është ende me dilema hetimore.

Charles McGonigal

Është dosja ndërkombëtare, e departamentit amerikan të drejtësisë, në një proces gjyqësor me pranim fajësie nga agjenti FBI, në të cilën është përfshirë Edi Rama dhe të tijtë. Përfitimet ekonomike kishin garanci kryeministrin shqiptar. Taulant Balla ka pranuar takimet me të, por përgjimet nëpër dosje mund të thonë më shumë për shkëmbimet e porosive. Damian Gjiknuri ish-ministër, gjithashtu gjendet aty. Madje ministri energjetikës, është firmëtari në ngjarjen e heqjes së puseve të naftës në Fier, kompanisë amerikane, e orientimin nga ajo ruse më vonë. Jo vetëm kaq. Ka gjobëvënie, ndikim të paligjshëm në hetim të opozitës, në përfshirje të listave të papëlqyeshmërisë. Kongresi amerikan edhe senati kërkojnë hetim të thelluar sepse dosja shqiptare ka bëma rajonale të mëdha dhe prokurori i përgjithshëm amerikan në senat, Merrick Garland, e ka cilësuar korruptimin e funksionarit të FBI cenim të sigurisë kombëtare amerikane. Akuzuar është Edi Rama. Kushdo hamendëson tolerancë hetimore ushqehet me ajër. Natyrisht prokuroria Speciale nuk do të mundet ti kthejë kurrizin kësaj dosje, për pjesën shqiptare ku është Edi Rama, pavarësisht anemisë së veprimeve nga trysnia ndërkombëtare dhe qeveritare.

Inceneratorët

Inceneratorët ose dosja 1 miliardë euro nuk mund të mbyllet me sardele, kur në të janë nënshkrues veprimesh e abuzimesh Edi Rama, i pandehuri i madh i munguar Erion Veliaj, zëvëndëskryeministri në kërkim Ahmetaj, ministri në hetim Gjiknuri, sekretari i marrë në pyetje Engjëll Agaçi e bashkiakët Sako e Subashi, por dhe plot të tjerë.

TIMS

Zhurma e piraterisë iraniane gjithnjë e më shumë ngjan si një alibi qeveritare për të justifikuar futjen e duarve në të fshehtat burime hetimore, duke fshirë asgjësuar të dhëna dosjesh. Taulant ministri është zelltari kryesor në masakrën e fundit të zhbërjes së sistemit, privatizimit refuzimit amerikan për të zbardhur të vërtetën duke kompromentuar përfshirjen

Metamorfoza, është ndoshta superdosja më e madhe ardhur ndonjëherë. Aty gjenden përgjimet gjashtëvjeçare dhe janë në një çanak, zyrtarë, bashkiakë, ministra deputetë, funksionarë të drejtësisë, prokurorë, gjyqtarë, drejtues policie, të të gjitha niveleve, njerëz të medies, biznesmenë, banditë e mafiozë të kthyer në biznese strategjike me firmën e qeveritarit Rama dhe vartësve të tij. Nëse dosja zbardhet e plotë, do të kemi nevojë emergjente për një Reformë të Re në Drejtësi. Në politikë sigurisht.

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Klodian TOMORRI – Tallja e madhe me qytetarët
Next Article Nga Andi BUSHATI – Vëllezërit socialistë të Vuqiqit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
27/07/2025
3 Min Read
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
GazetaTjeter
27/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?