GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Vëllezërit socialistë të Vuqiqit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Vëllezërit socialistë të Vuqiqit

By
Andi BUSHATI
04/10/2023
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Ndonëse rezoluta e Partisë Socialiste, i ka tejkaluar qëndrimet e kryeministrit Rama, lidhur me atë që ndodhi në Banjskë, në 24 shtator, ajo është në mos e turpshme, krejtësisht e pamjaftueshme për t’i bërë nder shtetit shqiptar. Aty vërtet përdoret termi “terrorist”, të cilin kryeministri nuk guxon ta shqiptojë, aty është zbutur qëndrimi i Ramës për marrjen nën kontroll të veriut nga KFOR, duke kërkuar thjeshtë shtimin e trupave ndërkombatare, por këto janë një ndihmë e papërfillshme ndaj asaj pjese të kombit, me të cilët ndajmë të njëjtat aspirata.

Dhe këtu nuk është puna të futemi në sherrin tonë lokal mes rilindasve dhe non gratave. As të merremi me cic micet e brendëshme se kush është më tepër patriot. Ka një referencë të thjeshtë me të cilën duhet të matet fytyra e Shqipërisë, që do të njolloset ose jo, nga rezoluta që do të miratojë parlamenti. Ky është krahasimi i tekstit të votuar unanimisht nga deputetët e të tëra krahëve në Prishtinë, me draftin që do të prodhojnë kolegët e tyre në Tiranë. Deri më tani, ajo që propozon PS meriton termin langaraqe. Ndoshta duke e ditur këtë mëkëmbësit e Ramës po tentojnë të fshihen pas trukeve absurde, herë duke e shtyrë miratimin e rezolutës drejt gjysmës së dytë të tetorit dhe herë duke përdorur alibinë qesharake të përgjegjësisë së një vendi të NATO-s.

Po ti lexosh edhe atë që votoi parlamenti kosovar edhe atë që propozojnë socialistët diferencat janë thelbësore, jo vetëm në gjuhë dhe në frymë, por edhe në koncepte. E para “dënon sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë”. E dyta flet për veprime të një “njësie terroriste serbësh”. Pra njëra denoncon krimin shtetëror, tjetra flet për individë. Dhe pyetja shtrohet: cili version është më pranë së vërtetës? Kur mendon se armatimi i rëndë i përkiste ushtrisë Serbe, se terrorristët ishin stërvitur aty, se Beogradi bëri sikur e arrestoi dhe më pas e liroi Radoiçiçin, për të mos e ekstraduar, se vetë Vuçiçi është shfaqur në publik dhe e ka mbrojtur para të gjithëve këtë kriminel, për pyetjen e mësipërme nuk ka më dilema.

Po atëherë, pse qëndrimi i Partisë Socialiste e shpërfill këtë realitet? Pse ata nuk guxojnë as të kërkojnë “një hetim ndërkombëtar të shtetit serb”, ashtu sikurse bënë deputetët e të gjithë spektrit në Prishtinë?

Këto dilema kanë vetëm një përgjigje. Ato shpjegohen me nevojën e grupit parlamentar socialist për të pasur koherencë me qëndrimet personale të Edi Ramës. Edhe kur u rrëmbyen tre policët edhe kur u zhvilluan trazirat dhe për përleshjet e serbëve me KFORin në veri edhe kur qeveria Kurti shoqëroi në zyra kryetarët e zgjedhur të komunave edhe per asocacionin edhe për sanksionet, Edi Rama, në rastin më të mirë, ka qëndruar në mes të dy palëve. Basti që ai ka vënë për projekt afatgjatë me Vuçiçin, shpesh e ka detyruar që ti dalë kundër Kosovës.

Por, në këtë rast është ndryshe. Sado që qëndrimet e tij si kryeministër kanë peshën e vendimmarrjes shtetërore, ato shpesh mund të konsiderohen edhe si personale, në një vend ku institucionet kanë vdekur dhe gjithçka vendoset nga një njeri i vetëm. Por së paku formalisht, rezoluta e një parlamenti është diçka tjetër. Ajo vulos qëndrimin e vendit. Ajo bëhet në emër të gjithë shqiptarëve. Prandaj gjëja më e pakët që duhet përfillur, në këtë rast, është shqetësimi i Edi Ramës se mos rëndohet Vuçiçi.

Partia Socialiste është e dënuar të veprojë në të njëjtën linjë si forcat kryesore politike në Kosovë, për të treguar me gisht shtetin serb dhe për të kërkuar hetim ndërkombëtar ndaj tij. Çdo qëndrim i ndryshëm, do ta shndëronte njollën që Rama ka marrë personalisht përsipër, në faj kolektiv. PS nuk mund të bëhet lavatriçja e Vuçiçit pasi në këtë rast, duke i imponuar si shumicë kuvendit një rezolutë neutrale, ajo do na nxinte të gjithëve.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Metamorfoza…Përgjimet e policëve, Ballës, Ramës, drejtësisë, politikës, bandave, medies, biznesit !!!
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – Pse Edi Rama nuk hesht dot për Kosovën

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?