GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Letër 52 deputetëve të PD, jo 52 karrigeve në PD….
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Letër 52 deputetëve të PD, jo 52 karrigeve në PD….

By
Basir ÇOLLAKU
05/04/2022
6 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Të nderuar deputetë!

Demokratë.

Sot rrokullisja elektorale, zhvillimet e dendura, e kanë shushatur Partinë Demokratike. Ne demokratët, votuesit, mbështetësit, shohim se mandatet tuaja janë mykur dhe ndryshkur me shpejtësi mbikohë, pasi papërfillshmeria e veprimit të ashpër opozitar ndaj Ramës, është thuajse egzistente.

Numrat nuk vlejnë. Përmbajtja mungon. Basha u dorëhoq teorikisht si kryetar dhe ka nisur të takohet me përkrahësit e mbetur nëpër rrethe si antikryetar. Nuk e bëri për zgjedhje. Berisha fitoi me 6 mars më shumë vota dhe brenda partisë katër pesë deputetë bëjnë rezistencë dhe nuk njohin efektin politik të këtij zhvillimi.

Pafuqia për të përfaqësuar votën e marrë, e cila u bë mandat, ka vënë në rrezik degradimi PD-në.

Përse?

Kur zgjedhjet u humbën me 25 prill 2021, nuk u bëtë shumicë t’i kërkonit Lulzim Bashës largimin nga posti i kryetarit

Kur u bë Kuvendi me 13 qershor 2021, nuk folët se ishte jashtë afateve zgjedhore, më herët duhej analizë në struktura, për rezultatin elektoral të humbjes. Nuk u qasët për rregulla statutore.

U fikët si zëra kur Berisha u takua hareshëm me Bashën në atë Kuvend dhe lejuat vjedhjen e votave të anëtarësisë të kandidatëve të tjerë, Harxhit, Kadillit, Shehajt, sepse në heshtje i dhatë mandat të vjedhur me 80 përqind Lulzim Bashës.

E vjedhja si rrena ka këmbë të shkurtra dhe nuk të mban gjatë.

Nuk folët me 19 maj kur Berisha u shpall ‘non grata’.

Nuk reaguat, as i kërkuat Lulzim Bashës të kalonte vendimin për Berishën nëpër forume drejtuese të Partisë, për të shprehur secili votën e tij

U lehtësuat me sikletin e mospërballjes amerikane. Pra nuk e vratë fort për votuesit tuaj.

Kur Berisha i përjashtuar nisi Foltoren, ju mori anëtarësinë, sërish menduat se ka kohë për të folur. Prapë shumë prej jush, qëndruat nën strehën e selisë dhe të kryetarit Basha.

Lejuat të hyni në gines histori duke lejuar Bashën, të blindojë me hekur e beton selinë e PD, si të ishte Alkatraz burg dhe u ngujuat së bashku.

Me 8 janar, lejuat përplasjen mes demokratëve, mbështetës të Bashës dhe Berishës, vëllezërve e motrave mes tyre, deri në ekstrem absurd. U dendën me shkopinj e gaz helmues.

Latë mbështetësit ta zgjidhin vetë hallin nëpër qeli, pas përplasjes në shtëpinë e përbashkët politike, dhe ndjekjet penale. Si shpeshherë keni bërë, duke i harruar qelive, kur janë arrestuar, nëpër protesta, si pjesëmarrës me kërkesën e lutjen tuaj, duke iu turrur Edi Ramës me gjithë zemëratën e tyre.

U lakuriqosët nga qëndrimi elektoral i demokratëve me 6 mars dhe ndryshuat mendim për shumë qëndrime të panegociueshme më përpara.

Kërkuat me ngulm dorëheqjen e Lulzim Bashes, nga humbja e tij, ndonëse humbët bashkë, sepse pastaj u ndjetë të pavotuar dhe nisët kujdes të tepruar për karriget.

Flisni 24 orë për bashkim dhe punoni ose veproni 25 orë për ndarje.

Shkoni në Gjykatë për të marrë atë që nuk morët dot me votë.

Nuk reagoni kur deputetë kokë më vete shkojnë të ankohen, për të shqyer partinë gjyqeve, ku komandon Edi Rama.

Turreni nëpër ambasada, për t’iu krehur bishtin e për të masakruar me shpifje njëri-tjetrin, thua u kërcet diplomatëve se shaheni ju me rob shpie. Të hënën Alibeaj, zëre se e bëri Basha, ankoi në Gjykatë vendimin e 25 marsit. Urdhër për të mos u bashkuar. Deputetë, ju sërish heshtët, duke pritur me demek të flasë drejtësia. Çfarë doni, njëlloj si në diktaturë, gjykata të emërojnë partiakët tuaj drejtues e votat të bëhen gogla si nē vaktin e qoftëlargut?!

Veprimet dhe mosveprimet tuaja si lidership kanë ndarë demokratët.

Më mirë se të hiqni dorë nga kontrata e besimit, vota e demokratëve, hiqni të ndenjurat nga postet dhe rivotohuni! Në çdo post. Në çdo detyrë. Nxitoni ta bëni këtë, se e bëtë Ramën fatkeqësia jonë, monark. Natyrisht, ka mjaft të tjerë që demokratët iu besojnë më tepër se 52 të besuarve të 25 prillit. Me ndodhitë e derimëtanishme keni humbur diellin e besimit të votuesve.

Hiqni pushtetin personal si synim, bëni lirinë dhe demokracinë si domosdoshmëri!

Fillojeni me vetveten!

Kush do gjen mënyrën, kush nuk do gjen justifikimin! Koha është tmerrësisht më e shkurtër se skuthllëqet individuale.

Mund të mos e çani kokën për dënglat e votuesve sot, por një ditë të diele zgjedhore, nuk do të gjeni derë për të trokitur. Dhe për të hequr qafe kryekeqbërësin Rama, duhen 800 mijë trokitje.

Nxitoni

Është shumë vonë…

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Nocioni i “malokut” është mentalitet politik e institucional në Shqipëri!
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Disa pyetje për ‘krizën’ e radhës…

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?