GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Basir ÇOLLAKU – Berisha është i lirë, ne jemi të burgosur
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Berisha është i lirë, ne jemi të burgosur

By
Basir ÇOLLAKU
17/05/2024
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Nuk e kanë me Sali Berishën, më së shumti e kanë me ne. Fuqia intelektuale, profesionale, politike, publike, diplomatike, mediatike, rajonale, miqësore, e Berishës, është pa konkurruese me pretendues e sfidues të shumtë, përkrah dhe përballë. Është normale të gabosh kur punon, sidomos kur kapërcen këdo në këtë përpjekje. Gabime ka bërë edhe ai. Madje disa nga gabimet, janë prodhimet partiake të Partisë së drejtuar nga Doktori, të kthyer në studentët më të dobët, e kundërshtarët fasonë.

Përtej kësaj.

Frika e Edi Ramës është Sali Berisha. Të tjerëve, ai ka dëshmuar se ua gjen pinin dhe i zbërthen sipas gërhimave të stomakut. Siç u kishte thënë ish ambasadorja Kim, Këshillit Amerikan të Ambasadorëve, na duhej një shembull të trembnim të tjerët. Absurd i ndodhur. Ndaj Rama me çetën u investua ekstremisht ta shpallë non grata. PD ra në reanimacion, në një vdekje klinike, pas zgjedhjeve dhe pas largimit që Basha i shtrënguar nga e shkuara e tij, bëri ndaj Berishës. Rama u rehatua dhe me qiraxhinj bënte kërdinë. Por Berisha ringriti PD prishi dasmat e krushqitë e pushtetit. Rama dha urdhër arresti. Gjeti një dosje ku fajtor ishte ai, Edi Rama, dhe e përdori për të arrestuar liderin e opozitës dhe dhëndërrin e tij. Jamarbër Malltezin, sepse mes mijëra qytetarësh mori ligjërisht pas 15 viteve, një pjesë milimetrike prone krahasuar me atë çka trashëgimia familjare i kish lënë. Gjyqtarë e Prokurorë partiakë të shantazhueshëm nga mëkatet e tyre shkelën çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtar. Mbanin veshëngrehur nga ambasadat dhe vendosnin sipas mesazheve. Njëlloj grabitën vulën dhe e mban Rama ta shesë rrugës. Ata po asgjësojnë opozitën reale. Duan pasardhës që thyhet nga Rama. Prodhuan drejtësi qejflie partnerësh.

Tre emergjencat politike të PD

  1. Lirimin e Liderit
  2. Kthimin e vulës te anëtarësia shumicë duke bërë bashkë sa më shumë demokratë e opozitarë.
  3. Rrëzimin e Bandës mafioze kombëtare e ndërkombëtare të Edi Ramës.

Berisha në foltoren e përnatshme nga banesa, ka bërë kallëzime e denoncime që të tjerë nuk munden ti bëjnë. Sepse ai është i lirë. Është i lirë për të denoncuar plane keqbërëse ndaj vendit e opozitës. Njoh shumë politikanë të lirë fizikisht gojëmbyllur. Bishtkrehës pushtetesh. Banorë të mejhanes së tenderave e lejes për të bërë para me hile. Kjo është rezistenca e madhe për të mos u arrestuar të gjithë ne. Ne jemi në masë arresti, Berisha jo. Ne qytetarët që po lartësojmë burgun tonë me gurët që na vë në kurriz Rama jemi të burgosur. Kur opozitarët të bëhen aq të lirë sa është Berisha edhe në masë arresti, por jo nga fb, atëherë do të nisë rënia e diktaturës së re. Ata opozitarë që presin lirinë ta fitojnë nga arresti i liderit, apo dhurata ndërkombëtarësh, janë rastësorë brenda karrigeve apo zarfeve.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
TAGGED:Basir ÇOLLAKUEdi RamaJamarbër MallteziKëshilli Amerikan i AmbasadorëveSali Berisha
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article 10 qytetet më të mira për pushime, vetëm: nga Turqia në Spanjë, ja kush janë destinacionet për të zbuluar
Next Article Nga Fatos LUBONJA – Rama si horr në Athinë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?