GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Artan FUGA – Fajtorë janë edhe ata që mbështetën Bashën në rrugën pa krye
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Artan FUGA – Fajtorë janë edhe ata që mbështetën Bashën në rrugën pa krye

By
Artan FUGA
23/03/2024
3 Min Read
Share
SHARE

1. Nuk ishte dorëheqje, ishte një shkarkim e paraqitur si dorëheqje. Kjo është e vërteta. Një herë ajo që thuhet dhe ajo që bën mund të përputhen. Deputetët, anëtarët e kryesisë ia kërkuan zotit Lulzim Basha dorëheqjen duke e vendosur me shpatulla pas murit. Ishte shkarkim. Çfarë do të bënte? Deputetët nuk i bindeshin. Nënkryetarët i lanë pendët. Militantët e lagur me gaz nuk e njihnin më për kryetar. Zgjedhjet në gjashtë bashkitë e degraduan partinë edhe më keq. Ishte shkarkim. Me pamjen e dorëheqjes!

2. Ishte një dështim i plotë. Pse? Sepse Partia Demokratike e përsëris pa fund herë prej vitesh ka nevojë të demokratizohet! Ishte e qartë, e thënë miqësisht: Ose demokratizim ose shkuarje drejt fikjes. Ish-kryetari ikën, kurse militantët, elektorati, opozita, Shqipëria mbetën, nuk kanë ku ikin, nuk vetëshkarkohen dot, nuk dorëhiqen sepse nuk kanë se ku të tërhiqen. Kryetari që e dorëhoqën i la të gjitha në pikën më të ulët, në kaos.

3. Nuk është vetëm ai fajtori, bashkë me të janë të gjithë ata që e mbështetën në një rrugë pa krye sikurse ishte ajo e rrëshqitjes në një greminë autoritarizmi në vend të demokratizimit të partisë. Janë përgjegjës me të dhe të dështuar deputetët, drejtuesit qendrorë dhe lokalë që ï vajtën pas një projekti krejt të dështuar, disa prej tyre me fodullëk, me budallallëk dhe thjesht për interesa të vockla karrigore.

4. Zoti Lulzim Basha iku, ose e ikën, por problemet mbeten. Grupi i tij që pretendon vulën dhe logon e ish-Partisë Demokratike është në kaos. Askush nuk i del më për zot asaj që e quanin Parti Demokratike mbyllur me dryna brenda bunkerit të SHQUP-it. 8 janari ishte një gafë që historia e Shqipërisë do ta kujtojë me turp. Drejtuesin e ikën, e dorëhoqën, por askush nga ndjekësit nuk merr iniciativën të thotë: Me zgjidhni mua përkohësisht! Shtyrja e zgjedhjes së kryetarit të tyre deri në 2023 është vazhdim i rrugës së katastrofës!

5. Rezoluta që u lexua pasi e dorëhoqën kryetarin ishte për të ardhur keq! Bashkim fjalësh pa thënë asgjë! Ata që ikën me Foltoren e bënë se nuk ishin dakord me përjashtimin e z. Sali Berisha. Rezoluta i thërret: Hajde bashkohuni duke hequr Sali Berishën! Grupi parlamentar i ish-PD në Kuvend në prag të shpërbërjes.

6. 10 vjet të ikura kot për Shqipërinë. Pasojat do të ndihen në 100 vjet! Ishte boshllik në momentin më të rëndësishëm të historisë të Shqipërisë në gjysmën e parë të shekullit 21.

7. Jemi kthyer në datën 8 shtator, ose në vitin 2013.

Vite me politikë që na hap dhe nuk na zgjidh problemet na presin! Thuhet se nesër do të rritet dhe çmimi i një litri karburant!

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – IFTAR, me lugë në brez dhe aparat në qafë
Next Article Çlirim KOKONOZI – Edhe ëndrrat gënjejnë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?