GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Arnand MAHO – “Tërmeti” i qeverisë së 13-të të Ramës!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Arnand MAHO – “Tërmeti” i qeverisë së 13-të të Ramës!

By
Armand MAHO
31/08/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Një fjalë e urtë thotë: “Kur shteti drejtohet si shtëpi publike (bordello), turpi nuk pyet për derë”.

Edi Rama po hyn në mandatin e katërt të qeverisjes, dhe deri më tani ka ndërruar 12 qeveri – kjo është e 13-ta. Mes tyre janë rreth 60 e ca ministra, pa llogaritur ata që janë ndërruar në mes të mandatit. Këtyre shifrave u shtohet edhe ushtria e drejtorëve të ndërruar, kryebashkiakëve të arrestuar dhe gjithëfarë llumrash që i mori nga krimi i organizuar dhe i ngjiti në rangjet më të larta të qeverisjes dhe ligjbërjes.

Në vitin tashmë të largët 2013, Rama premtoi se do të ishte kryeministri më “i suksesshëm i historisë”. Në fakt, ka rezultuar më i dështuari, dhe qerthulli ku futet vit pas viti me ndryshimet e kabinetit e tregon më së miri këtë. Fakti që ikën një ministër dhe vjen një tjetër nuk ndryshon asgjë. Fjala vjen: çfarë ndryshoi kur iku Saimir Tahiri dhe erdhën më pas Xhafaj, Lleshaj, Balla apo Ervin Hoxhaj? Mos vallë u luftua kriminaliteti, pastrimi i parave e gjithë ato që premtoheshin? Po heqja e Gjiknurit dhe zëvendësimi me Ballukun çfarë solli? Mos vallë u ul abuzimi me lejet e ndërtimit, tenderat korruptivë, PPP-të preferenciale, e me radhë? Dhe kështu në çdo hallkë tjetër të qeverisjes, qoftë në shëndetësi, pushtetin lokal, drejtoritë në varësi e me radhë. Fundja, çfarë do të ndryshonte edhe sikur të ikte Pirro Vengu nga Ministria e Mbrojtjes dhe të vinte ndonjë Zengjine nga Roskoveci?

Sepse të gjithë këta që vijnë e ikin janë thjesht aksesorë që nuk prekin thelbin e asaj që përjetojmë çdo ditë. Sot janë të rrallë njerëzit që mbajnë mend anëtarët e kabinetit një për një, dhe personalisht nuk do të habitesha sikur zërat qesharakë për emërimin e Tërmet Peçit si Ministër i Financave të rezultonin të vërtetë në fund. Se mos kemi qeveri ne! Fundja, çfarë kanë bërë të tjerët më shumë? Veçse kanë firmosur sybyllazi porositë e Ramës për miqtë e tij oligarkë apo nga bota e krimit. Në këto 12 vjet nuk kemi pasur qeveri, por thjesht ca ushtarë që në jo pak raste kanë pranuar të bëjnë edhe burgun për të mbrojtur interesat e shefit. Personalisht, për nivelin e qeverisjes që ka shpërfaqur Edi Rama, Tërmeti i Tepelenës do të ishte më adap për atë punë.

Konkluzioni është i thjeshtë:

Ndërrimi i bishtukëve nuk sjell asgjë të re, as çnderimi apo poshtërimi që u bën Rama të vetëve. Taksapaguesit nga ky rrotacion karrigesh në ministri nuk do të përfitojnë asgjë. Biznesi do të vazhdojë të lëngojë, pensionistët do të vazhdojnë të gënjehen me lëmosha, dhe të rinjtë do të vijojnë të ikin. Jeta do të vazhdojë po njësoj, me çmimet që sa vijnë e rriten, me korrupsionin në çdo qelizë të qeverisjes, me propagandën bajate të një realiteti mediatik krejt ndryshe nga ai që jetojmë, me thellimin e hendekut mes të varfërve dhe të pasurve e kështu me radhë.

Është e vërtetë që “uji buron i pastër, por ndotet rrugës”, por kjo nuk vlen për Shqipërinë. Tek ne, uji buron llum që në fillim – dhe imagjinoni çfarë bëhet rrugës. Pra, rrekja për të krijuar një imazh se gjërat do të ndryshojnë është pesë me hiç. Nëse gjërat duhen ndryshuar, atëherë ato duhet të nisin nga koka; uji duhet të dalë njëherë i pastër nga burimi, dhe pastaj të shohim kush e ndot rrugës.

Pra, mos gënjejmë veten kot: për sa kohë Edi Rama të jetë kryeministër, ky vend nuk ka shpresë.

You Might Also Like

Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës
Nga Armand SHKULLAKU – Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama, pengmarrja e fundit, nga tre gra…
Nga Basir ÇOLLAKU: Veliaj – Dado, bashkiaku mbetet i pandehur, prokurori jo, Reforma po…
Nga Andi BUSHATI – Miku i Zelenskit që u shndërrua në lake të Trumpit
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article 115 vjet nga lindja e Nënë Terezës – Shqiptarja që u bë nënë e njerëzimit
Next Article Nga fitorja historike, në një natë zie. Si u vra Gramoz Palushi nga tifozët grekë vetëm se ishte shqiptar

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Politike

Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela

21/05/2026
8 Min Read
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës

18/05/2026
8 Min Read
Politike

Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian

14/05/2026
6 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?