GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Armand MAHO – I ktheu borxhin e 8 janarit!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Armand MAHO – I ktheu borxhin e 8 janarit!

By
Armand MAHO
11/02/2022
4 Min Read
Share
SHARE

Basha nuk u mendua dy herë për të votuar zgjatjen e vettingut. Deputetët e tij u rreshtuan pa baza në aferën e Vettingut, që i jep pushtet të pakufizuar Edi Ramës, për të futur duart në sistemin e drejtësisë.

Atëherë, kur menduam se të paktën do shpëtonte diçka, që kish mbetur jashtë zullumit të opozitës së gjuzëve dhe jenisherëve, doli dora vet, Lulzim Basha dhe e votoi,atëherë kur përbetohej se Reforma në Drejtësi ishte një aferë mafioze për të gjunjëzuar sistemin

Në situatën që ndodhet nuk i kanë mbetur shumë zgjidhje, vetëm se të rreshtonte detashmentin e tij në krah të Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit.

Edi Rama ka të gjithë të drejtën që ta reklamojë tashmë këtë “palo reformë” si arritje të qeverisë së tij. Normal, që nuk ka se si ndodh ndryshe. Në vigjilje të mandatit të tretë i duhej një arritje pas gjithë zullumhaneve që ka bërë dhe do bëjë.

Kjo arritje i duhej të kishte jehonë, duhet të ishte e fortë. Era që qelb duhej të parfumosej me fjalët pa kuptim të asaj që duhej të ishte opozitë.

Se reformën e do Amerika, BE-ja, është  ecja në rrugën e integrimit. O tempora o mores.

I gjithë ky teatër i shëmtuar sa më s’bëhet, shoqërohet jo shumë në distancë me duartrokitjet  zonjës Kim, e cila se ka për gjë të mbyllë sytë në mes të ditës për inceneratorët, kanabisin, Ndrangheta-n e të gjitha skandalet e tjera dhe shfaqet e zellshme për të kërkuar “gjilpërën në kashtë”.

Detashmenti i rilindjes është gati.

Procesi i zëvendësimit të trupës në sistemin e gjyqësor medoemos duhet të kalojë nëpërmjet militantëve të Komisionit të Vettingut.

Anëtarët e KLP apo KLGJ sërish ruajnë pak integritet në vetvete që të mos i binden verbërisht Edi Ramës. Prandaj, gjysma e gjyqtarëve  dhe prokurorëve që nuk e kanë kaluar këtë sajesë të neveritshme, me patjetër duhet të kalojë nga militantët e komisionit që më shumë përngjan si Fronti Demokratik në kohën e qoftë largut.

Duhet, sepse merr urdhra direkt nga kryeministri. Çdo kush që duhet ta kalojë procesin duhet ti jetë borxhli atij. 

Ashtu siç do i jenë dhe zëvendësuesit, shokët dhe shoqet e FRESSH që po diplomohen në magjistraturë pa asnjë kriter, dhe kanë mbetur si mall stok në derë të Ulsiut. 

Detyra e Bashës dhe e deputetëve të tij ishte që mullarin e qenefit që ka bërë Rama të na e shiste si qyp mjalti. Gjë e vogël, thjeshtë do lëpinin atë që kishin pështyrë. 

Kur është puna për të shpëtuar nga mbytja kryeministrin, deputeti që mban me dhunë çelësat e selisë së PD-së nuk mendohet dy herë. 

Të tjerat pastaj se në këmbim do marrë reformën territoriale apo dhe reformën zgjedhore janë “dokrra hini”. Asgjë s’ka për të bërë.

Ramës i duhet drejtësia për të shpëtuar veten dhe Basha duhej ti kthente borxhin e 8 janarit. Ai i dha policët e tij për të rrahur dhe helmuar demokratët sot Basha i jep deputetët për të futur në dorë gjyqtarin apo prokurorin më të fundit. Marrëdhënie ortakësh. Kaq e thjeshtë është!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enton ABILEKAJ – Turpi historik i ‘opozitës’ në Kuvend
Next Article “Galaktika” filoruse e Ukrainës: ku mund të mbështetet Moska pas pushtimit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?