GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Mos qeshni më me këta të vulës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Mos qeshni më me këta të vulës

By
Andi BUSHATI
06/03/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz për ta rikthyer mbrapsht çështjen se kujt i takon realisht PD, duke i hapur rrugën legale të përfaqësimit në zgjedhje minorancës së Alibeaj & Co, shumë opozitarë kanë shpërthyer në akuza, fyerje, tallje për vëllezërit e tyre armiq që po rrëmbejnë një gjë që nuk u takon.

Në fakt, e kanë gabim!

Pavarësisht se gjithçka kanë bërë deri më tani Alibeaj dhe idiotët e dobishëm që e mbështesin është një tradhëti ndaj opozitarizmit të vërtetë; Pavarësisht se ata miratuan përjashtimin arbitrar të Berishës nga PD-ja; Pavarësisht se ata kanë bashkuar votat me Ramën për zgjatjen e mandatit të komisionerëve të vettingut dhe nxjerrjen e Ilir Metës jashtë politikës; Pavarësisht se po punojnë së bashku me rilindjen për një projekt ligj që nuk lë të garojë Partinë e Lirisë (me kryetar Metën); Pavarësisht se shpëtuan mandatin e ministres së jashme Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, pra pavarësisht kësaj rruge kolaboracionizmi të hapur me regjimin, ata as nuk duhen fyer, as nuk duhen tallur e as nuk duhen përqeshur.

Specie të tilla demokracisë shqiptare i rrinë ngjitur si deputeti pas këpucës që prej 30 vjetësh. Si Berisha, po ashtu dhe Meta, kur kanë qenë në pushtet, për të ardhur tek Rama sot, të gjithë kanë ndjekur të njëjtën taktikë. Ai që pas zgjedhjeve të vitit ‘96, u njoh si fenomeni Sali Rexhepi, me emrin e mjekut socialist të Librazhdit që luante kllounin opozitar në mesin e një parlamenti monist të dalë nga masakra elektorale e zgjedheve të ‘96-ës, u shndërrua në një epidemi ngjitëse. Ilir Meta kryeministër përkrahu PDr dhe i lejoi asaj me anë të gjykatave të vidhte siglën e PD-së. Berisha vetë e mbylli mandatin e tij me tre deputetë të rekrutuar, të zgjedhur me vota të majta. Rama e çoi në lartësi të papara pompimin e opozitave fallco teksa bëte sikur zhvillonte debat me një kosh karavidhesh që përfunduan në kuvend pas djegies së mandateve nga PD- LSI. Selami Jenisheri, Majlinda Halili (kërpërata), Kostaq Papa (kaçurelësi i uiskit) u bënë përfaqësues të denjë të Sali Rexhepit. Stafetën e tyre e kanë marrë sot, me të njëjtin zell për shërbim, në këmbim të favoreve (si marrja e vulës) Alibeaj & Co.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Në këtë kuptim, ata as nuk duhen anatemuar, as nuk duhen përqeshur. Nuk janë as të parët, as të fundit që bëjnë politikë me brekushe të rëna poshtë gjunjëve.

Dhe kjo s’ka aspak lidhje me ndjenjën e mëshirës për ta, por me thelbin e problemit. Pasi mëkati më i madh nuk janë dobësitë njerëzore që të yshtin të shitesh, por forca korruptive që e bën të mundur stimulimin e këtyre veseve. Pra, në hierarkinë e pamoralitetit, sistemi i Edi Ramës, i programuar për të krijuar opozita fallco, si në parlamentin e shkuar edhe në këtë të sotmin, është ku e ku më keq sesa ata që bëhen me vullnet “viktima” të tij.

Të para në mjedisin tonë demokratik fyerjet, talljet, vënia në lojë e palës më vulnerabël, të japin përshtypjen e një ndeshje mes dy opozitave. Në fakt nuk është kështu. Alibeaj & Co janë efekt kolateral i regjimit të Ramës.

Prandaj, për askënd që e quan vetën opozitar, nuk mund të shndërrohet në prioritet denigrimi i tyre, para denoncimit të atij që i ka katandisur në atë gjëndje. Në qendër të betejës opozitare duhet të vihet Edi Rama dhe jo ata që i shërbejnë si vegla të përkohëshme të forcimit të regjimit të tij.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Kush fitoi dhe kush humbi në Bruksel?
Next Article Nga Kim MEHMETI – Si bajgë e tharë që e ka marrë lumi i krimit dhe i marrëzisë politike!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?