GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Debilizimi i debatit publik
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Debilizimi i debatit publik

By
Andi BUSHATI
26/11/2022
6 Min Read
Share
SHARE

Pak ditë më parë duke këqyrur një debat rinor në Euronews, nuk po u besoja shqisave me atë ç’ka po thoshte një deputete e shumicës nga Elbasani. Me koherencën e dikujt që i përputhen në perfeksion dhjamosja e trurit me atë fizike, djalit që e pyeti për krimin në qytetin e tyre, ajo iu përgjigj: “Kush thotë se Elbasani është në pushtetin e bandave, i përket opozitës të paguar me para ruse”.

E shqiptoi atë frazë me aq lehtësi para atij të riu, sa të jepte përshtypjen e një roboti që do të përsëriste me përpikmëri të njëjtat rokje edhe po t’i flisnin për inceneratorin edhe po t’i kritikonin shijen e ballokumeve. Në portretin e saj ulërinte haptas efekti që i kishte lënë vaksina e budallallëkut.

M’u kujtuan ato imazhe teksa pashë të njëjtën gjuhë, pak ditë më pas, në statuset  e disa ministrave dhe hierarkëve të lartë socialistë kundër mitingut që PD ka vendosur të zhvillojë në 6 dhjetor, ditën e mbledhjes të BE-së me Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Edhe në lumin e idiotësive të tyre, dukej qartë porosia me shkrim e eprorit, që ushtron kënaqësinë perverse të telendisjes në publik të vartësve.

“Opozita e rublave”, ‘Interesi i Putinit”, ‘Rrezik për përplasje civile”, “Nxirje e imazhit të Shqipërisë”, ishin togfjalëshat që ndynë papritamas gjithë hapsirën mediale.

Ndërkohë debati që mund të zhvillohej ishte krejt i ndryshëm. Kritikët dhe kundërshtarët e Sali Berishës mund të gjenin plot argumente, të arsyeshëm, për ta kundërshtuar vendimin e tij për të protestuar në 6 dhjetor. Ata mund të thoshin se e bën këtë për të rënë në sy, për të çarë izolimin ndërkombëtar, se ai mbetet peng i kompleksit të kahershëm për të qenë protagonist me çdo kusht, se ai nuk vë asgjë përpara interesit vetjak, se një protestë e tillë nuk do të kishte ndonjë efekt më të madh sesa ato paraardhëset, etj. Por jo, në vend tolerancës së arsyes, ata kishin zgjedhur qëllimshëm arrogancën e budallallëkut. Dhe kjo krejtësisht me qëllim. Pasi debati me argumente, në thelb, ka pranimin e tjetrit, kurse ai me përdorimin e mendësisë komplotiste, synon shenjimin e tij si armik.    

Dhe kështu, në emisionet televizive të mbrëmjes, diskutimi kalonte në absurd, me tradhtarë dhe të shitur, pa lejuar një argumentim serioz mes “prove” dhe “kundrave”, ndërsa në editorialet me shkrim, disa shkuan deri aty sa të shihnin përplasje të përgjakshme ditën e 6 dhjetorit.

Se sa absurde ishte e gjithë kjo tymnajë, e tregoi vetë reagimi zyrtar i BE-së, e cila u shpreh hapur për “ushtrimin e ligjshëm të lirive qytetare”. Pra, as në mendësinë, as në vlerat perendimore nuk ekziston paranoja diktatoriale, se kush nuk mendon si mua i takon armikut, se ai që do të prishë kartolinën e festës së autokratit është detyrimisht në borderonë e Putinit.

Këtu përfundon debati absurd nëse opozita duhet të protestojë apo jo në datën 6, por ama mbetet i hapur një tjetër: Ai se pse kjo shumicë po rreket prej kohësh të debilizojë me çdo kusht debatin publik.

Kur dikur ti ngrije pyetje për shenjat e kanabizimit të vendit, ata të thonin se je pjesë e makinerisë së baltës; kur shqetësoheshe për kryebashkiakët dhe deputetët me të shkuar prej tarfikantësh mishi të bardhë, të vizatonin si armik të emigrantëve shqiptarë; kur kishe dilema për mënyrën se si po ngriheshin inceneratorët, të përgjigjeshin se je dashnor i pisllëkut; kur protestoje tek teatri për të mos shkallmuar trashigiminë për të ngritur kullat e Fushës, të anatemonin si kundërshtar të progresit.

Në fakt, kjo sjellje konstante, për të imponuar asgjesimin dhe dasinë armiqësore, në vend të debatit konstruktiv, është një politikë konstante e Rilindjes. Kjo përpjekje për debilizimin e hapsirës publike ka një qëllim të qartë: të largojë argumentat për të fshehur krimet. Ajo mëton të radikalizojë opinionin në “ne” dhe “ata”, për të bërë më të padukshme, vjedhjet, padrejtësitë, shkeljet e ligjit, luftën anti demokratike ndaj kritikëve dhe rivalëve.   

Kjo teknologji, e njëjtë prej vitesh, tani ka ndryshuar vetëm formë duke bërë të vetat përralla me rubla ruse dhe agjentë të Kremlinit. Pikërisht ato përdorën në mënyrë idioteske, ditët e fundit, hierarkët e qeverisë dhe të partisë duke i servirur publikut një legjendë që u shfry sa hap e mbyll sytë nga vetë BE-ja. Por e keqja është se ajo i ngjan atij virusit që sa më shumë përhapet, aq më tepër i prek njerëzit me imunitet mendor të dobët, pikërisht si ajo deputetja e Elbasanit, e cila të patakste me rrumbullaksinë e budallallëkut që emetone përmes ekranit.

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Si një rregjim kleptokratik po largon rininë e vendit
Next Article Nga Kim MEHMETI – Flamuri i krenarisë sonë, si mbulesë e paturpësisë së tyre
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?