GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama

By
Andi BUSHATI
12/04/2026
7 Min Read
Share
SHARE

Në të njëjtën kohë që pothuajse të gjitha TV-të e lajmeve po transmetonin këtë të shtunë loghorenë anti opozitare të Edi Ramës, përpara socialisteve të Lushnjës, ish ministri i tij i jashtëm, Ditmir Bushati, publikoi në You Tube episodin e fundit të podcastit të vet, Public Square, ku po bashkëbisedonte me një prej teoricienëve bashkëkohorë të demokracisë, Daniel Ziblatt.

Në pamje të parë asgjë nuk do të mund ti lidhte bashkë këto dy ngjarje, që gjografikisht i ndan në mes oqeani Atlantik, që praktikisht u flasin audiencave të ndryshme: njëri që u drejtohet militantëve të tij myzeqarë dhe tjetri, profesor në Harvard, që shqetësohet për metodat që përdorin liderët autoritaristë për të vrarë ato sisteme që i kanë sjellë në pushtet përmes votës.

Por, po ti i ndiqje nga ekrani, njëri pas tjetrit, nuk mund të mos vije re një fije të nëndheshme që i bënte bashkë. Edi Rama shfaqej duke i etiketuar kundërshtarët dhe kritikët e vet si qenër që lehin në koridoret e BE kundër qeverisë së tij. Duke e barabitur veten me Shqipërinë ai i etiketonte ata si armiq të saj dhe i paralajmëronte se nuk do të mundnin kurrë ti’a merrnin pushtetin duke sharë në Bruksel dhe duke dhënë intervista në TV e huaja.

Nga ana tjetër në median alternative, profesori dhe autori i librave Ziblatt, skiconte identikitin e një udhëheqësi, që ka potencialin për të qenë varmihës i demokracisë. Sipas tij, përpjekja për të mos legjitimuar opozitarët dhe kritikët, për ti përjetuar ata si armiq, për të përdorur ndaj tyre çdo mjet që bën të pamundur rotacionin e pushtetit janë simptoma të dukshme të kësaj sëmundjeje të rëndë. E këtu lidhja mes dy ngjarjeve fillon e bëhet e prekshme. Por, për cilindo që yshtet nga kureshtja për tu thelluar më shumë, Daniel Ziblatt, së bashku me kolegun e tij, Steven Levitsky ka shkruar para disa vitesh, një libër të mrekullueshëm, të botuar tashmë edhe në shqip nga shtëpia botuese Pema, të titulluar “Si vdesin Demokracitë”.

Aty, në mes të tjerave tregohet se diktatorët e rinj, nuk i ngjajnë atyre të shekullit të shkuar, të cilët përdorinin vrasjen apo burgimin për të sunduar. Ata tregojnë se metodat e instalimit në pushtet janë sofistikuar. Pa përmendur enkas Shqipërinë, në këtë libër të shkruar gjatë presidencës së parë të Trumpit, ata na japin të gjitha levat dhe instrumentat për të kuptuar se ç‘ndodh sot tek ne. Ata marrin shembujt e Fuxhimorit në Peru, të Orbanit në Hungari, të Putinit e Erdoganit e kështu me radhë.

Një nga dukuritë më të prekshme sipas tyre është blerja me para ose joshja me poste e kundërshtarëve politikë, siç ndodhi në Peru, kur duhet të shtyhej përtej afateve të ligjshme kohëzgjatja në pushtet e presidentit. Më pas vjen rekrutimi i mediave të mëdha, shndërrimi i tyre në bori të regjimit përmes dhurimit të aksesit në paranë publike. Ata të rrallë që nuk e pranojnë këtë rrugë kanë aftin e keq, që Putini i dhuroi Boris Berezovskit apo Erdogani konglomeratit mediatik Dogan Yain, që kishte në kontroll edhe gazetën Hurriyat. Një hap tjetër është tubimi i oligarkëve rreth vetes duke perdorur, sipas nevojës, herë joshjen dhe herë friksimin. Kështu në vitin 2003 diktatori i Kremlinit urdhëroi burgosjen e Kohdorovskit, padronit të Yukos, pasuria e te cilit shkonte deri në 15 miliardë USD. “Mesazhi për oligarkët e tjerë ishte i qartë: bëni para por qëndroni larg politikës”, shkruajnë autorët.

Ata vizatojnë edhe tipare të tjera të vrasësve të demokracisë, që fillojnë me korruptimin e personazheve VIP të shoubizit apo ndërkombëtarëve, që vazhdojnë me asgjesimin e arbitrave, pra drejtësisë së pavarur duke fshirë me fshesë sistemin e vjetër ekzistues para ardhjes se tyre ne pushtet e duke shkuar edhe me tej me ndryshimin e njëanshëm të rregullave të lojës, duke i qepur ato si kostume me porosi për trupin e autokratit.

Pasi rendisin të gjitha këto fenomene Levitsky dhe Ziblatt arrijnë në konkluzionin: “Duke dobësuar arbitrat, blerë a cfilitur kundërshtarët dhe rishikuar rregullat e lojës udhëheqësit e zgjedhur janë në gjendje të krijojnë përparësi vendimtare dhe të përhershme ndaj rivalëve të tyre. Por duke qenë se këto masa janë të ngadalshme dhe ruajnë vellon e ligjshmërisë, devijimi drejt autoritarizmit jo gjithmonë shoqërohet me rënien e këmbanave të alarmit. Qytetarët në përgjithësi e kanë të vështirë të kuptojnë se demokracia po çmontohet ndonëse kjo ndodh përpara syve të tyre”( faqe 110 e botimit shqip).

Majfton të lexosh këtë konluzion edhe po su thellove në tërë faqet e “Si vdesin demokracitë” për të kuptuar se sa shterpë është debati i herë pas hershëm që ndizet në këtë provincën tonë. Mjafton ti drejtosh te këta autorë ata që vijojnë të mbrojnnë tezën se ne jetojmë ne demokraci, pasi këtu Edi Ramën ka të drejtë ta shajë çdo kush, se këtu nuk ka diktator që burgos rivalët, se këtu pushteti katërmandatësh zgjat vetëm si pasojë e opoziatëve të pa aftë e të korruptuar.

Në fakt, fabula është krejt e ndryshme: në Shqipëri ne vijojmë të ruajmë vetëm për fasadë kufomën e demokracisë, ndërkohë që janë çjetëzuar të gjitha organet vitale të saj. Pikërisht një nga simptomat e pamë edhe sot në mbledhjen e asamblesë në Lushnje me trajtimin e opozitarëve që qen që lehin për të nxirë Shqipërinë. Po të dëgjosh intervistën e Daniel Ziblatt në Public Square, ky është një ndërmjet shumë tipareve të një autokrati. Lapsi.al

You Might Also Like

Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës
Nga Armand SHKULLAKU – Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama, pengmarrja e fundit, nga tre gra…
Nga Kim MEHMETI – Sa e turpshme kur Shqipëria nuk e respekton vetveten!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Në prag të greminës: Pse çmimet në Shqipëri janë të larta dhe çfarë mund të bëjmë
Next Article KRIZA E PUSHTETIT: Si Edi Rama po sakrifikon shtetin për të mbrojtur Belinda Balluku

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Politike

PD drejt një epoke të re: Këshilli i ri Kombëtar (lista e plotë) shënon kthesën më të fortë politike të dekadës

31/05/2026
5 Min Read
Politike

Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela

21/05/2026
8 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe

19/05/2026
2 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?