GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BEJTJA – ‘What The Fuck’ President Makron!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BEJTJA – ‘What The Fuck’ President Makron!

By
Andi BEJTJA
17/10/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Po ta vini re kohët e fundit, kur Rama flet për Kosovën, qoftë në intervista personale, qoftë në konferenca shtypi me të tjerë, gjithmonë ose ka një gazetar që ka bërë një lapsus, që detyrohet ta korrigjojë më vonë, si në rastin e intervistës me Financial Times, ose gjendet një përkthyese e gjorë që përkthen shtrembër. Kjo ndodhi dhe sot me konferencën e presidentit Makron në Tiranë, kur kërcënimi i tij, në fakt jo për herë të parë, për pezullimin e vendimit të marrë për regjimin e vizave ndaj Kosovës, u trajtua më vonë si faj i përkthyeses. Por pavarësisht kësaj, Rama si frëngjishtfolës i dalluar, jo vetëm nuk gjeti asnjë gabim në përkthim, por ky keqkuptim vazhdoi për disa minuta nga të dy palët me komente të zgjatura aq sa shkoi deri në “rrëqethje mishi”. Në qoftë se gjuha e folur do ishte anglisht, Zoti dhe mund ta kishte falur, po me frëngjishten pak si zor! Duket qartë që ky “gabim në përkthim” nuk ka qenë as më shumë, një skemë loje e bërë në stërvitje, në dreka apo darka informale.

Edhe Presidenti i Serbisë, Vuçiç nuk e mori parasysh përgënjeshtrimin e zyrës së Makronit për keqpërkthim. Nga Kina, ai e falenderoi Makronin për “pezullimin” duke nënvizuar se e falenderon Presidentin francez “për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë”.

Në fakt, kosovarëve iu është dridhur mishi me Ramën, kur rreth 4 vjet më parë, në një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës në Pejë, duke bërë thirrje si rrallëherë për unifikimin e faktorit shqiptar, iu drejtua me zë kumbues anglisht “What the Fuck” Bashkësisë Europiane që po vononte jashtë çdo logjike liberalizimin e vizave për Prishtinën. Pavarësisht divergjencave me Albin Kurtin apo në mirëkuptimin më të madh e më dashamirës ndaj “strategjive të ndryshme” që mund të kenë për “shpëtimin e Kosovës”, sot duhej t’i thoshte “What the Fuck” më fort se katër vjet më parë, ose përkthyeses, ose Makronit.

Së pari, duhet t’i thoshte “What the Fuck” sepse ky kërcënim i bërë dhe disa muaj më parë nga Makron (kujtojmë reagimin e ashpër të presidentes Vjosa Osmani), në themel ishte dhe është një kërcënim antieuropian, jo vetëm si vlerë, por edhe si procedurë. Raporterja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon është shprehur vazhdimisht se liberalizimi i vizave nuk duhet të kondicionohet me dialogun Prishtinë-Beograd. Edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë kur u pyet pas kërcënimit të parë të Makron nga një gazetë e Brukselit, tha se vendimi për liberalizimin e vizave për Prishtinën do të ndodhë më 1 janar 2024, duke lënë të kuptohet se kërcënimi i Makron, jo vetëm nuk gjen përkrahje, por është dhe një kërcënim bosh. Për më tepër, Rama sot duhet të thoshte më fort dhe më kumbueshëm “What the Fuck” sepse në harkun kohor nga gushti, kur Makron bëri kërcënimin e parë e deri tani, kemi një një akt militar serb dhe si pasojë një polic dëshmor të Kosovës.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Po shyqyr Zotit e gjitha çfarë ndodhi sot, keqkuptim në përkthim ose jo, nuk ka ndonjë pasojë zyrtarisht apo legalisht. E vetmja vlerë qëndron në faktin për të kuptuar se çfarë kanë biseduar në një darkë informale një President Francez dhe një Kryeministër Shqiptar që kanë respekt për Serbinë, me një gotë verë përpara dhe pa përkthyes.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Gara në SPAK, kujdes telefonat B.Q
Next Article Nga Kim MEHMETI – Vuçiçi nuk erdhi në samit sepse u përfaqësua denjësisht nga Rama
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?