GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BEJTJA – Ta shohësh ‘Ballkanin e Hapur’ me sytë e shqiptarëve
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BEJTJA – Ta shohësh ‘Ballkanin e Hapur’ me sytë e shqiptarëve

By
Andi BEJTJA
08/06/2022
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Le t’i harrojmë për një moment shakatë denigruese të Ramës ndaj BE-së, ku u arrit der aty sa Europa të paraqitej si femër sterile dhe tre vendet e ‘Open Ballkan’ si burra maço që mund të gjejnë femra të tjera dhe në kontinente të tjera.

Le ta harrojmë për një moment dhe faktin që në Gjysmë Ballkanin aktual kemi një vend si Serbia që ka nxituar të përqafojë 5G e Kinës dhe heziton për sanksionet ndaj Rusisë.

Le ta shumëzojmë me zero dhe faktin që përkrahjen e plotë, pa asnjë mëdyshje dhe ndryshe nga Amerikanët dhe Europianët pa asnjë kusht, ‘Ballkani i Hapur’ deri më tani e ka marrë vetëm nga ministri i Jashtëm rus Lavrov.

Le t’i shumëzojmë me zero dhe leksionet e vërtetuara të ekonomisë, që kur vende të pabarabarta ekonomikisht futen në asosacione të tilla, dihet gjithmonë fiton shteti me ekonominë më të fortë, pra Serbia.

Le ta anashkalojmë dhe faktin që dy nga protagonistët e këtij bashkëpunimi të “kulluar” rajonal, bazuar në vlerat e lëvizjes së lirë, etj, etj, jo shumë larg ishin gati t’i vinin vizoren Kosovës, duke hedhur në të njëjtën kohë në erë gjithë vlerat dhe themelet e Europës.

Po i konsiderojmë “Kalorës” të vlerave Europiane tashmë.

Por ajo që nuk mund të anashkalojmë është fakti që fillimi i realizimit të këtij projekti me dhjetëra pikëpyetje, nuk është thjesht një krushqi apo dasëm ballkanike në shkallët e BE-së ku krushqit shkojnë e vinë pa vizë te njëri tjetri, por mbi të gjitha është ridimensionim dhe ripozicionim i gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në rajon.

Si Qeveria, ashtu edhe opozita në Kosovë, kanë me qindra argumenta të respektueshme kundër ‘Open Ballkan’ që Tirana zyrtare as nuk ka marrë mundimin t’i dëgjojë qoftë dhe për sy e faqe, duke i çuar marëdhëniet zyrtare Shqipëri Kosovë në pikën më të ulët të besimit reciprok.

Aq sa me të drejtë një zyrtar nga Kosova tha sot se do ishte më e ndershme që Shqipëria ta ndërronte Kushtetutën, duke e hequr pikën për kujdesin e Shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

Rama shkoi dhe më tej sot duke pretenduar se shumica e shqiptarëve të Shqipërisë, bazuar në të famshmen anketë për këshillim, ku ka dhe nga ata që bien dakord me rritjen e çmimit të naftës, mbi 60 përqind e tyre na bikan dakord me ‘Ballkanin e Hapur’!

Ka vetëm një mënyrë të ndershme ta shikosh ‘Open Balkan’ me Sytë e Shqiptarëve, si Kryeministër i Shqiptarëve dhe jo si Prefekt i ndonjë njësie bashkiake në Serbi apo si ndonjë Drejtor Ndërrmarje mielli në Vojvodinë: Vetëm një: Referendum në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë njëkohësisht Shqipëri dhe Kosovë për ‘Open Ballkan’.

Kështu po ‘Open Ballkan’ shikohet me sytë e shqiptarëve.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Gafa që shfaqi hipokrizinë e Ramës me Kosovën dhe BE
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Shqipëria sipas DASH, një xhungël pa qeverisje

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?