GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Ylli i Ramës: e bardhë, a jeshile…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Ylli i Ramës: e bardhë, a jeshile…

By
Alfred LELA
14/04/2025
5 Min Read
Share
SHARE

Jo pa qëllim, Sali Berisha, ndër ata që përshëndeti në hyrje të fjalës së tij në paraqitje të programit të koalicionit PD-ASHM, përmendi edhe Renis Gjokën, kantautorin e disa vijave melodike të njohura.

Përmendja e Renisit nuk lidhet me faktin se ai është i djathtë, apo se ka mbetur i vetmi artist hapur në krah të opozitës (hiq nja 2-3 raste të tjera), por për atë që mishëron Renisi, për atë që Berisha kërkon të mishërojë opozita dhe shoqëria shqiptare.

Renisi, simbolikisht, është muri ndarës mes artit serioz dhe pop-kulturës, mes zhurmës dhe tingullit, mes mesazhit shoqërisht përfshirës dhe atij përjashtues. Sidomos, ai është hendeku mes modelit dhe antimodelit.

Berisha, duke përmendur Renisin, por edhe duke përzgjedhur atë në të gjitha eventet e viteve të fundit të fushateve elektorale, kërkon të japë një mesazh dhe të kontrastojë një anti-mesazh.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Vlerat tona janë këto. Është Renisi, rocker i suksesshëm, prind dhe familjar i mirë, është Renisi “çun Tirone”, por edhe burrëror, është artisti që e bën artin për t’u ndjerë mirë me veten, por edhe për të përmirësuar të tjerët, muzikën shqiptare, pra edhe shoqërinë.

Nuk dua aspak të paragjykoj përzgjedhjet e PS dhe Ramës. Ato janë të tyret dhe me to duhet edhe të përballen estetikisht dhe etikisht. Aq më pak këngëtarët vetë, të cilët, në një shoqëri të lirë janë të lirë të zgjedhin se me kë janë, cilën rrymë muzikore ndjekin etj.

Ama mund të flasim për modelin, atë etik dhe shoqëror. Nëse shoqëria ka nevojë për laryshinë (variacionin), ajo ka nevojë edhe për boshtin, pra për modele që e mbajnë të kornizuar dhe të kufizuar.

Ky i fundit është një parim fetar, e di, sipas të cilit liria është te kufizimet, por është në të njëjtën kohë etik dhe laik. Historia na jep shembuj të pafund të rënieve, të njerëzve dhe të shteteve, që vijnë nga teprimet, nga shkapërderdhjet, nga moskufizimet, nga ‘everything and all is okay’.

Noizy, është anti-modeli i kthyer në model, dhe Rama me Veliajn kanë ndihmuar. Parimi ka qenë: këta janë popullorë me rininë, kështuqë i përdorim për qëllimet tona. Unë nuk dyshoj se Rama kuptohet në shije me Noizy-n, por dyshoj se Noziy e kupton se po përdoret nga Rama. Të dy marrin nga fama e tjetrit, por çka humbet është komunikimi i modelit.

Sepse, adoleshentët mund të dëgjojnë nga prindërit [me gjasë amatorë të Çelentanos apo Dire Straits) se Noizy nuk e ka gjë muzikën, por kur e shohin që e begenis kryeministri, të cilin e shohin në media nga mëngjesi në mbrëmje, ndryshon puna. Rama normalizon, një individ ose fenomen, që në neutralitet është anormal. Ai i heq kështu anormales tehun, e normalizon.

Ky është një ndryshim skolastik në dukje, një filozofi e tepërt për fushatat elektorale, ku rëndësi ka numri, jo shija apo cilësia. Por një burrë shteti prin edhe duke vendosur agjendat, duke përcaktuar narrativuat, duke skicuar kornizat.

Korniza që ka vendour Edi Rama në 12 vjet qeverisje është shpërfillja e të gjitha kornizave. Asgjë nuk është e shenjtë dhe gjithçka është profane. Elektoralisht kjo mund t’i ketë funksionuar, por me cilat kosto për shoqërinë?

Duhet llogaritur edhe kjo më 11 maj te kutia e votimit.

Të kënaqesh me ‘pasaportën europiane’ si një ‘model përfitimi’, duke shpërfillur ‘modelet qendrore’, parimet, rregullat, kornizat, vizionin, është të ndërtosh një antimodel. Është Europa ku shkohet me zhgrrap noj’ gjo, jo si europianë.

Deri më tani ky është modeli Rama.

Noizy është një prej ilustrimeve.

Me sa duket, Rama, më shumë se te bluja e flamurit dhe varaku i yjeve të BE, përfaqësohet te motivi i një prej këngëve të Noyizit: e bardhë, a jeshile/ e bardhë a jeshile/ s’bëjmë pazar nën njëqind kile.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Rama si padron i kohës dhe shkallmues i kalendarit
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Nga loti te lotët…
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?