GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Ç’thonë dhe ç’kërkojnë ‘dezertorët’ e Bashës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Ç’thonë dhe ç’kërkojnë ‘dezertorët’ e Bashës

By
Alfred LELA
08/03/2022
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Një ditë pas daljes së rezultateve të 6 marsit, që vetë disa prej tyre i kanë quajtur dëshpëruese, në selinë e Partisë Demokratike janë përvijuar dy linja ‘dezertorësh’. Ata bashkohen te ideja se Basha duhet të marrë përgjegjësi dhe të ikë. Çfarë i ndan është se, një pjesë kërkojnë që bashkë me të humburin e tyre, të ikë edhe fituesi i palës tjetër. E rëndësishme është që ka konsensus në një pikë: largimin e Bashës. E dyta mund të zgjidhet fare lehtë nga ajo çfarë pengon mosikja e tij: një garë brenda partisë për të zgjedhur lidershipin e ri të PD.

Të dy palët, edhe pse në pamje të parë u japin dëgjuesve dhe shikuesve njëfarë ngashnjimi, e shihni, këta reflektuan më në fund, nuk janë të këqinj etj., etj., duhen të mos trajtohen si shpëtimtarë. Një pjesë, sigurisht, kanë vetëdije politike apo u dhimbset shtëpia e përbashkët demokrate, ndërsa një pjesë e bëjnë për të shpëtuar lëkurën politike (duke humbur fytyrën). Te ky grup i dytë futen më të zellshmit në ndërtimin e një dige urrejtjeje mes palëve dhe që e konsideronin Foltoren dhe ndjekësit e saj si ‘llumi i tranzicionit’. Ata qenë edhe më të zëshmit në përpjekje për të fituar hatrin, sa të Bashës dhe, me gjasë të ambasadores amerikane.

Kur i kërkojnë Bashës të ikë duhet të kuptojnë se në tëhuajësimin e votuesit demokrat, në atë numër të mjerë elektoral që arriti partia e tyre, kanë dorë edhe ata. Duke qenë bashkëpunëtorë dhe bashkëretoricienë të Bashës deri më 6 mars, ata nuk mund të ndahen prej tij më datë 7, sikur nuk kanë zbritur nga i njëjti autobus i unazës së humbjes. Pjesë e reflektimit që i kërkojnë kryetarit duhet të jenë edhe vetë.

Fakti që ata e dorëzojnë rob ‘gjeneralin’ e tyre flet dyfish për karakterin. Të gatishmërisë për ta ndjekur teposhtë ‘Sokakut të të marrëve’, dhe lehtësisë për ta shtyrë kur kuptojnë se në fund të tij është gremina.

Më të ndershmit ndër ‘dezertorët’, të paktën kanë hequr dorë nga ofiqet partiake, por ende nuk ka thënë se pse e mbështetën Bashën në një sprovë të pafat. Duke u ndarë nga Basha, por jo nga partneriteti i deridjeshëm me të dhe pasoja e tij, ata sërish nuk shihen sy më sy me demokratët.

Të gjithë bashkë i kanë siguruar Bashës platformën për të shëtitur idetë e tij dhe për të krijuar përshtypjen se ka mbështetje, si në sytë e opinionit të brendshëm dhe të huaj.

Sa i takon kushtit të grupit të dytë, që Basha të ikë, por me të edhe Berisha, pyetja bëhet, të ikë ku dhe nga çfarë? Ish-kryeministri nuk ka asnjë titull dhe zyrë, veç emrit të tij të shoqëruar me një non grata amerikane. Nëse kanë ndërmend që ai të mos jetë pjesë e proceseve politike në rikonceptimin e PD, atëherë janë sërish në naivitet politik dhe nuk e kanë lexuar si duhet ngjarjen e 6 marsit. Shkodranët, që zgjodhën një kandidat të Berishës, dhe të gjithë ata që e renditën të dytin me 30 përqind të votës, e kanë mandatuar ish-kryetarin e PD pikërisht për të kundërtën. Për të marrë një rol në ripërkufizimin e PD. Nëse do kishin dashur Bashën, dhe tashmë ‘dezertorët’ e tij, aty i kishin 6 kandidatë të tyre dhe mund t’i përkrahnin me votë.

Rezultati i 6 janarit është i Bashës, por është edhe i të gjithë atyre që e panë si shpëtimtare derën e blinduar të Partisë Demokratike, dhe jo si moment reflektimi. Ai qe rasti për të thënë dhe kuptuar se një lider që u blindon dyert e shtëpisë së përbashkët, për t’i mbrotjur nga të vetët, i ndan prej të vetëve dhe botës dhe u mbyll shumë porta.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BEJTJA – Deputetët e “zhgënjyer” të PD, si roje ambasade
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – Humbja e Bashës që mërziti regjimin

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?