GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Agron GJEKMARKAJ – DASH na vuri diagnozën, ilaçet dhe shërimin duhet t’i bëjmë vetë!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Agron GJEKMARKAJ – DASH na vuri diagnozën, ilaçet dhe shërimin duhet t’i bëjmë vetë!

By
Agron GJEKMARKAJ
24/04/2024
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Raporti i DASH mbi Shqipërinë meriton të përgëzohet për të vërtetat që ai parashtron! Por konstatimi i tij është tejet i hidhur. Korrupsion në çdo nivel qeverisjeje është fraza kyçe. E thënë ndryshe kemi një qeveri dhe pushtet lokal të korruptuar. Ju mbyten hajdutet na thonë miqtë.

Të gjitha sa po ndodhin në sytë e shqiptarëve janë, inceneratorët, sterilizimi, 5D-ja, TIMS e plot bëma.

Një dekadencë politike dhe korruptive ka përfshirë qeverinë dhe administratën e Edi Rames. Ky zinxhir duhet këputur. Neper të përçohet veç korrupsion.

Të vjedhësh është çështje gare, kush më shumë, kush më shpejt. Të gjitha problemet e ngritura nga opozita per shit-blerjen e votës, presionin, përdorimin e administratës, gjejnë aty  pasqyrim. Kapja dhe ndikimi qeveritar mbi to shqetësojnë DASH, pa mendoni sa shqetësojnë shoqërinë shqiptare të mbytur nga propaganda dhe transformimi i të vërtetës drejt gënjeshtrës.

Çështjet e pavarësisë se gjykatave, ndikimi i mazhorancës mbi to janë një tjetër kambanë. Prej tre vitesh gjykata luan me fatin e opozitës duke dëmtuar thelbin e demokracisë në vend. Vula dhe simbolet e PD mbahen peng. Lidershipi i opozitës në vitin elektoral është i gjithi nën goditje a thua se drejtësia nuk mund t’i bënte verifikimet e veta kohë më parë, por veç pak muaj  nga zgjedhjet politike.

Themeluesi i pluralizmit është izoluar në kundërshtim me Kushtetutën për t’i denatyruar natyrën pluralizmit, për ta shndërruar atë në fasadë, për të ç’aktivizuar opozitën në përballje.

Drejëesia, që të meritojë besim, nuk mund të vazhdojë të na flasë me parulla, prova e saj e madhe është raporti me qeverinë. Ajo zë cironkat e qeverisë pasi dorëhiqen me urdhër dhe opozitës nuk i lë kusur gati ta asgjësojë.

Edi Rama e bëri të qartë, e synon mandatin e katërt me “Spak  dhe turizmin”. Një qeveri, e cila ka fuqi magnetike për të mbledhur, joshur e promovuar të gjithë të korruptuarit e këtij vendi, i dorëzon me qejf disa toga drejtorësh që të krijojë iluzionin e drejtësisë dhe të ushqejë populizmin.

Imazhi i vendit po errësohet nga skandalet, emisioni i RAI 3 është një tjetër provë. Djalli ka dalë nga shishja, atë s’e kontrollon më as Edi Rama. Populli mund t’i bëjë tërbiet të dy.

Raporti i DASH dhe programi i RAI-it janë thjeshtë vetëm dy ngjarjet e fundit të dëshmisë sesi degradon një pushtet absolut në gji të Europes dhe në prehërin e ambasadorëve.

Opozita është sot i vetmi institucion që funksionon si zë dhe shpresë e shoqërisë. Aleanca me të për të gjitha shtresat është shpëtimi. DASH na vuri diagnozën, ilaçet dhe shërimin t’i bëjmë vetë!

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kim MEHMETI – Fytyra e burrështetasve hajdut e shpërfaq pafytyrësinë e elitave shqiptare
Next Article Investigimi i RAI3, çfarë e tërboi Edi Ramën

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?