GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Agro TUFA – Fajin e ka Saliu…!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Agro TUFA – Fajin e ka Saliu…!

By
Agron TUFA
04/08/2025
6 Min Read
Share
SHARE

I dashur mik, zonjë, zotëri, zonjushë,

të njohur e të panjohur, me emra e pa emra!

Ju që kapërceni gardhin et fb dhe futeni pa teklif, llap e squp në komentet e shkrimeve të mia e të kujtdo që prekin një çështje lënduese, shpesh pa e lexuar shkrimin, pa e vrarë mendjen fare për idenë. Pra ju që të gjitha dështimet, për të gjitha tragjeditë personale e kolektive, për çdo gjë që frymon e lëviz – fajtor bëni Saliun, pra një person.

Hiqni dorë nga kjo sindromë e rrezikshme, edhe sikur kjo të ishte në mënyrë të  mbinatyrshme e mundur – sepse Saliu nuk mund të jetë si ai Cjapi biblik i mëkateve që hebrenjtë ia ngarkonin dhe e dëbonin në Shkretëtirë. Kjo është sëmundje që ju bllokon të menduarit origjinal.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

  Dhe mos thoni: “Na e la Saliu peshqesh”, apo “mbaje, se t’a ka lënë Saliu!” Kjo zgërdhirje qoftë e ligë, qoftë shprehje zhgënjimi, nuk ndihmon askënd të ruajë dinjitetin dhe të mos përkulet. Saliu mund t’i lërë ndonjë gjë, po pati, fëmijëve të vet, jo mua, as ty, as shoqërisë shqiptare – edhe në kuptimin figurativ që e ke ti, komentues.

E dyta, ai që i lë bekim ose mallkim një personi apo një populli është një forcë madhore, Destini, apo ndryshe, veç i madhi Zot, në bazë të mëkatit.

E treta, nuk janë diktatorët, autokratët, njëshat që vendosin një gjendje të caktuar regjimi, por Vetëdija e manipulueshme, vullneti i plogësht dhe karakteri qytetar frikacak, servil dhe i nënshtruar i shoqërisë.

   Ti mund ta marrësh fare ngushtë, fjala vjen, që të fajësosh 1 person për fatkeqësinë popullore, por kështu ke habitur veç veten, askënd tjetër. Merreni (me mend) Enver Lugatin, çojeni në krye të shoqërisë franceze (angleze, gjermane) të vitit 1945 e në vazhdim. Sa muaj mendoni se mund ta duronin këto shoqëri Enverin tuaj?

Nuk zgjidhen çështjet duke fajësuar njërin për gjithçka që shkon keq, duke thënë “fajin e ka Saliu” edhe kur e ka Rama; “fajin e ka Saliu” edhe kur ty, më falni, nuk të ngrihet ai miku në shtrat!

  Po përveç Saliut, a ka kush ndonjë faj në këtë botën tonë shqiptare?

Prandaj Rama bën përsheshin e tij, se e ka gjetur sheshin dhe alibinë e gatshme: çfardo krimi, çfardo  përdhunimi që të bëjë ai me bandën e pushtetit, e di tashmë që njerëzit, masa e njerëzve që e pandehin veten të lirë, do të thonë: “fajin e ka Saliu!”.

Pra fajet i ka Saliu, edhe pse ti e shet votën me para, fajin e ka Saliu edhe pse ti nuk del në votime; fajin e ka Saliu edhe pse ti trembesh, shantazhohesh, pranon ofertat, pislleqet, korruptimet në administratë; fajin e ka Saliu edhe kur ti e sheh padrejtësinë dhe dhunën para hundet dhe nuk flet, nuk proteston, madje bën sehir, se e ke gjetur fajtorin -Saliun e përjetshëm. Pra fajin e ka Saliu se të pëlqen të jesh i poshtëruar; “fajin e ka Saliu”, ndonëse të qiu Rama! Kjo është alibi e pështirë!

Por gjithsesi, gjithsesi, Saliu i ka fajet e veta, përgjegjësitë e veta, të mëdha, shpesh të tej-ekzagjeruara, por ka dhe gabime me pasoja të rënda. Sikundër ka dhe merita të padiskutueshme, historike.

O popull i mjerë! Ju skllevër të shtypur e të deformuar në shpirt e në mendje nga pesha dërrmuese e diktaturës 50  vjeçare! A njëmend prisnit t’ju dërgonte Perëndia nga sferat qiellore Kryeengjëllin njëmijëkrahësh me kerubimët e Zotit? Dhe ju kujtuat se ai është Berisha me PD? Po ai ishte pasqyrë e juaja: nuk mund të shpikej tjetër. Ju doni drejtësinë dhe zgjedhjen hyjnore midis punëve të njerëzve: drejtësi, por mundësisht hyjnore! Kështu? Po ju? Ju vetë si zgjidhni e si zgjidheni? Zgjidhje zengjineshë!

 Edhe mund të jeni engjëj krejt të dlirë, siç shtireni shpesh, por po bëni një mëkat të përjetshëm: nuk po kundërshtoni përdhunimin që po ju bëhet. Dhe nuk do të jeni kurrë më të dëlirë!

Dhe për këtë, kurrëfarë faji s’ju ka as Saliu  i ditëve të para, as i ditëve të fundit të tij (meqë është në fundin e tij). Dikush tjetër po ju ndërron Kodin Penal, Kushtetutën, e çfarë ju përmban pragu: po ju luan fenë! Në të gjitha kuptimet!

A ju lehtëson tani të thoni: “po, ti ke të drejtë, por edhe për këtë, fajin e ka Saliu, sepse…” Vazhdojeni, vazhdojeni i nderuar mendimin…

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kim MEHMETI – Maqedonasit brohorasin ‘Vdekje shqiptarëve’, politikanët shqiptarë jargaviten e u luten: Mosni, se nuk është mirë ashtu!?
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Telefoni “Agasit”ose kutia e zezë e “Ramës”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?