GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Agim XHAFKA – SPAK-u, Kulaku dhe Hetues Spartaku
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Agim XHAFKA – SPAK-u, Kulaku dhe Hetues Spartaku

By
Agim XHAFKA
18/09/2024
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Më erdhi ndër mend ky vargëzim emrash nga leximi i plotë i 500 faqeve të akuzës kundër Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Kam qeshur plot herë siç dhe jam indinjuar qindra herë. Dhe konkluzioni? Një vërë në ujë, e thotë bukur populli ynë trim dhe liridashës.

Po pse mo, me paratë që paguan Argita për shpenzimet mjekësore të Berishës do provoni korrupsionin, ju të SPAK-ut? Me sponsorizimet për shërimin e plot fëmijëve në atdhe do argumentoni se familja Berisha ka grabitur? Me kthimin e pronës të Malltezit te Malltezi do provoni që u vodh pasuria e këtij vendi? Ndaj u indinjova. Por dhe qesha. Se më erdhi në kujtesë një episod nga drejtësia e Enverit, që e kam lexuar diku. Ia vlen ta paralelizoj se kjo e sotmja është fiks, ose motamo, ose tamam, ose tëpkë, ose njësoj si drejtësia e Edverit. E Edi Ramës d.m.th që na e shiti Reformën në Drejtësi si verë cilësore dhe po e shijojmë si uthull të shpëlarë.

Ja ç’ka ndodhur 60 vjet para, që SPAK e ka kopjuar pa bërë fare ndryshime.

Në një fshat të Korçës duhej të futej patjetër në burg Bedriu. Ishte fshatar i mesëm, por që kishte reputacion në fshat dhe po mendohej se do bëhej pengesë për krijimin e kooperativës. Donin ta futnin në burg, por nuk po gjenin asnjë provë. Plot prokurorë dështuan, e Partia lart donte urgjent të arrestohej Bedriu. Në ato çaste ngutjeje, doli vullnetar prokuror Spartaku.

-Për 12 orë gjej unë prova të forta,- u zotua.

Dhe nuk vonoi. Sa ra nata, te qymezi i pulave të Bedriut hodhi brenda një foto të Enver Hoxhës. Në mëngjes shkoi atje me policë. Bënë kontroll në shtëpi dhe më pas në qymez. Nga andej një polic doli me portretin e Enverit, që mezi njihej. Se e kishin dhjerë pulat. Glasat qenë kudo dhe dukej që qenë të freskëta, të ngrohta. Kaq mjaftoi. Prova: glasat te fytyra e diktatorit. U quajt armik, agjent i Amerikës dhe u dënua mbi këto glasa që gjeti Spartaku.

Ndaj më erdhi ndër mend vargëzimi SPAK-u, Kulaku dhe Prokuror Spartaku. Njësoj edhe 500 faqet e akuzës ndaj Berishës. Mbushur me glasa mllefi e urrejtje ndaj Berishës. Madje më keq. Mllef, inat e urrejtje ndaj Familjes Berisha.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article E BUJSHME – Revolucion kundër kancerit të mushkërive: testohet vaksina e parë
Next Article Nga Alfred LELA – Shqiponjat (e Ramës) fluturojnë lart

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?