GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Agim XHAFKA – Lul, pasoja topin Berishës se ai bën gol
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Agim XHAFKA – Lul, pasoja topin Berishës se ai bën gol

By
Agim XHAFKA
28/02/2022
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Vendosa këtë titull me top futbolli nga që më datën 6 mars zhvillohen zgjedhjet për kryetarët e bashkive në 6 qytete.

Pra do kemi ndeshje mes të përzgjedhurve. Nuk kam synim të flas për programet e kandidatëve, por për një lajm që e kemi mësuar të gjithë.

Është e sigurt se më 7 mars kandidatët e Bashës në të gjithë zonat do dalin të fundit. E treguan anketimet e çdo krahu. Edhe ato që organizuan ‘specialistët’ simpatizantë të SHQUP-it.

Ndërsa diku dilte fitues Rama, diku Berisha, askund, po askund nuk i afrohej vendit të dytë pale të parit, kandidati i vulës së PD-së.

Rreshtohej i fundit.

Pritej kështu se Basha si humbës serial ngjall veç demotivim.

Që t’i kthehem titullit po shpjegoj se më datën 6 mars luan futboll e majta shqiptare me të djathtën shqiptare. Fiton ajo skuadër që bën një gol më shumë se kundërshtari. Pranohet nga të gjithë se qendërsulmuesa janë Berisha, djathtas  dhe Rama, majtas.

Gjithë të tjerët organizojnë aksione me pasim topi te golashënuesit. Por djathtas ka ca vite që rreshtohet një futbollist mediokër, quhet Lul Basha, i cili topat që merr nga miqtë e tij i gjuan jashtë, për laraska thonë tifozët e nxehur.

Ai vetë, dhe ata pranë tij, do duhet që të pasojnë te Berisha. Ai është Mesi ose Ronaldo i ekipit. Di si gjuhet dhe di si bëhet goli. E ka treguar dhe tifozët mezi presin gjuajtjet e tij.

Fatkeqësi në se Basha ecën me taktikën e vjetër ‘bjeri t’i bijem’.

Do harxhojë kot lodhje e mund e në fund kupën do e ngrejë kundërshtari për meritë të Bashës.

Jemi disa ditë para votimit. Lul ke kohë, pasoje topin te Berisha! Dmth, largo nga gara kandidatët e tu.

Ata po të qëndrojnë i prishin punë ‘Foltores’, ama i ndreqin punë ‘Rilindjes’.

Pasoje topin te Berisha që t’i bëjë golin Ramës.

Ndryshe ti Lul më 7 mars do shënosh humbjen e 7-të si dhe talljen e shqiptarëve me 7×7=DËSHTIM.

Reflekto Lul, pasoje topin!

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Drejtësia si kamzhik në duart e të pandehurit Veliaj
Next Article Nga Alfred LELA – Dekomunistëzimi si kukamsheftas për ‘të djathtën e re’

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?