GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: “Mos më lër, tani je yll vetëm falë meje”: Pastaj e vrau atë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Vrasje të bujshme

“Mos më lër, tani je yll vetëm falë meje”: Pastaj e vrau atë

By
Dardan MITROVICA
03/01/2020
12 Min Read
Share
SHARE

Më 14 gusht 1980, Amerika u trondit nga vrasja e lepurushes së “Playboy”, Dorothy Stratten, e vrarë nga bashkëshorti që ajo e kish’ braktisur

Kjo që jeni gati për të lexuar nuk është kopjoni i një thrilleri që ka të bëjë me seks, lekë dhe gjak, por është historia e vërtetë e dy burrave dëshpërimisht të dashuruar me të njëjtën grua. E ambientuar në plot shkëlqim të Playboy dhe në Hollywood-in magjik.

Njëri nga dy burrat, i dominuar nga epshi dhe lakmia, u bë një vrasës ndërsa tjetri ishte aq i fiksuar me dashurinë për gruan që po flasim, saqë edhe pas vdekjes së saj kërkoi një femër tjetër që të ngjasonte identikisht me atë që ai kishte humbur përgjithmonë. Gruaja, objekt i kaq shumë vëmendjeje ishte shumë e re dhe me një bukuri të jashtëzakonshme. Ajo quhej Dorothy Ruth Hoogstraten, në art Dorothy Stratten. U rrit e varfër por ende pa mbushur njëzet vjeç u bë modele dhe një nga “lepurushet” e Plaboy, revista e përmuajshme vetëm për burra nga Hugh Hefner dhe korri sukses duke u bërë një sex symbol edhe në kinema.

Dorothy kishte lindur në Vancouver, Kanada më 28 shkurt 1960 nga një çift holandez emigrantës nga Vendet e Ulëta, Simon dhe Peternella. Babai i saj ra në dashuri me një grua tjetër dhe e braktisi familjen, kështu që ajo, më e madhe se motra tjetër Louise dhe vëllai John Arthur, filloi të punojnë për të sjellë ca para në shtëpi. Bjondina Dorothy katërmbëdhjetë vjeçe ishte e gjatë dhe e hishme si një grua. Ajo gjeti punë në lokalin Dairy Queen si kamariere.

Në moshën gjashtëmbëdhjetë ishte bërë shumë e bukur, me një fytyrë të pafajshme, tipare të përsosura dhe një trup joshës për burrat. Ajo u vu re edhe nga një burrë nëntë vjet më i madh, njëfarë Paul Snider i cili iu prezantua nën maskën e një talent scouti të afirmuar, që i premtoi asaj një karrierë aq të madhe sa ta bënte të pasur vajzën dhe familjen e saj. Nëna e Dorothy kërkoi garanci, ajo dëshironte të mbronte vajzën e saj nga ndonjë rreth keqbërësish, por sigurohet nga Snider: ai do ta mbronte dhe ruante atë. Shumë shpejt Dorothy dhe Paul krijuan një marrëdhënie romantike midis tyre.

Vajza u transferua në Kaliforni sepse, falë fotove që Snider i kishte bërë, ajo hyri në qerthullin e revistës Playboy. Në të vërtetë, ato foto ishin bërë me shpresën për të fituar konkursin e shpallur për 25 vjetorin e themelimit të revistës së famshme për të gjetur një paymate të re, kështu që quheshin vajzat e bukura që pozonin nudo për të përmuajshmen. Dorothy Stratten nuk e fitoi konkurson, por u bë një bunny, një “lepurushe” e Playboy, që është një nga kamerieret me veshë si të një lepuri, që punonin në Playboy Club. Mirëpo fotot e saj, kishin tërhequr në mënyrë të favorshme vëmendjen e botuesit Hefner dhe stafit të tij.

Sipas fjalëve, vetë Hugh Hefner kishte dashur ta bënte bukuroshen e re Dorothy, dashnoren e tij, edhe pse ai vetë e mohonte. Ishte viti 1978, Dorothy, e cila kishte ndryshuar mbiemrin e saj në Stratten, ishte tetëmbëdhjetë vjeç dhe dëshironte të bëhej një yll. Shpejt do të vinin vitet ’80, vitet e arta, nën presidencën e Ronald Reaganit. I ashtuquajturi hedonizëm reganian, me paratë që fitoheshin lehtësisht, do të mahniste një gjeneratë të tërë. Edhe për Dorothy ëndrra po po kthehej në realitet: edhe ajo mund të bëhej e pasur dhe e famshme.

Nuk donte të ishte “thjesht” e bukur

Ajo që Dorothy dhe familja e saj injoruan ishin prapaskenaq e jetës së talent scoutit. Paul Snider ia kish hedhur paq duke u larguar me të katra nga vendlindja e tij Vankuveri, sepse ishte kërcënuar me vdekje dhe më pas ishte varur për këmbësh nga dritarja e katit të tridhjetë të një gradaçele nga rrethi i shpërndarësve të drogës, ku ai kishte pas bërë pjesë. Snider ishte kokainoman, që jetonte duke shitur trupin e femrave. E tek Dorothy, ai kishte vënë bastin e jetës së tij. Në fakt, vajza po afirmohej gjithnjë e më shumë veten dhe në fund bëri kapërcimin e madh në cilësi duke u bërë playmate e vitit e duke fituar 250,000 dollarë.

E reja, pra, nuk ishte vetëm e bukur, por edhe një pulë që bënte vezë të arta dhe Snider nuk mund të linte që t’i shpëtonte nga duart. I kërkoi që të martoheshin dhe dasma u u bë në Las Vegas kur ajo kishte mbushur 19 vjeç, në 1 qershor 1979. Oferta për punë vinin rrebesh e madje edhe propozime kinematografike. Vajza, e famshme për bukurinë e saj, vendosi të bëhet një aktore e vërtetë dhe jo vetëm një fytyrë dhe një trup i bukur për të dalë në faqet e një gazete apo në ekran. Tek ajo kish’ nisur të merrte udhë një fiksim: pamja e saj e përsosur fizike po i shndërrohej në një barrë.

Shikimet admiruese kudo që shkonte e bënin që ajo të dëshirojë të mos ishte një “përbindësh” i bukurisë. Ia rrëfeu regjizori që e kishte zgjedhur për një pjesë të rëndësishme në filmin “… dhe të gjithë qeshën”, krahas dy të famshëmve si, Audrey Hepburn dhe Ben Gazzara, historia sentimentale e të cilsve ishte në krizë. Regjizori quhej Peter Bogdanovich dhe ishte një intelektual me famë që kritika e vlerësonte pozitivisht i cili kishte arritur rezultate të mira me filma shumë të suksesshëm. Bogdanovich ishte shumë më i madh se Dorothy, kishte 21 vjet më shumë se ajo dhe u marros pas saj, duke ia plotësuar të gjitha tekat, edhe kundër mendimeve të Hefnerit. Por edhe aktorja u tërhoq prej tij ndaj dhe vendosi të pranonte propozimet e tij: Bogdanovich përfaqësonte afirmimin përfundimtar në karrierën e saj, do të studionte aktrim dhe diktim e nën drejtimin e tij do të bëhej një dive si Audrey Hepburn.

Tashmë e kishte lënë përfundimisht Paul Snider, që nga ana e tij nuk e pranonte këtë vendim. I tha se ishte ai që i kishte treguar rrugën, dhe se pa të nuk do të kishte mundur kurrë të hidhte asnjë hap jashtë barit punonte si kamariere, për disa qindarka. Sa për paratë, ai i pretendonte ato dhe Dorothy ra dakord t’i jepte një dorë të mirë si një ‘dhuratë’ për divorcin që do të duhej t’i jipte. Pranoi ta takonte edhe një herë, për herë të fundit, i tha ai, për t’u ndarë si persona civilë. Ajo do t’i sillte atij disa mijëra dollarë paradhënie e më pas do të ndaheshin, ashtu, pa grindje. Ishte një kurth. Dorothy nuk mund ta dinte që Paul e kishte ndjekur nga një detektiv, Marc Goldstein, të cilit i kishte kërkuar edhe një pistoletë. Por dedektivi nuk pranoi t’ia shiste atë pasi Snider ishte kanadez, ai ishte i pajisur vetëm me një vizë turistike dhe nuk mund të blinte legalisht armë në Kaliforni, por ai arriti t’i gjente një kalibër 12 matës nëpërmjet një një grupi kriminal.

Ishte 14 gusht, 1980. Kur një modele e re u kthye natën në shtëpinë ku ishte ftuar nga Snider, para syve të saj u shfaq një spektakël i urryer. Trupat e zhveshur të Dorothy Stratten dhe Paul Snider ishin bërë shoshë nga të shtënat e armës së zjarrit.

U martua me të motrën që i ngjante asaj

Autopsia zbuloi detaje të tmerrshme. Snider e kishte përdhunuar Dorothy-n para se ta vriste madje edhe pasi kishte vdekur me kokën gati të shkëputur e në një det me gjak. Gjaku kishte vazhduar të njolloste muret dhe dyshemenë edhe kur Snider vrau veten. Historia mbushi faqet e kronikave për muaj e muaj të tërë dhe frymëzoi filmin “Star 80” të Bob Fosse, më 1983, në të cilin Mariel Hemingëay, mbesa e shkrimtarit të fitues të çmimit Nobel Ernest, interpretoi Dorothy dhe Eric Roberts, vëllai i vogël i të famshmes Julia Roberts, interpretoi pjesën e Paul Snider. Regjizori Peter Bogdanovich pothuajse u çmend nga dhimbja, ai e dashuronte me të vërtetë Dorothy.

Ndërsa filmi “… dhe të gjithë qeshën” nuk kaloi mirë përsa i përket fitimeve për shkak të publicitetit të keq, regjizori humbi shumë para, por ai kurrë nuk ndaloi së kërkuari një tjetër Dorothy të bukur. Përfundimisht, u martua me motrën e saj, Louise, të cilën Dorothy e kishte mbajtur si fëmijë me punën e saj kameriere. Louise nuk ishte identike me motrën e saj të zhdukur tragjikisht, por edhe ajo ishte mjaft e re dhe e lezetshme, të cilën Bogdanovich e dashuroi si zëvendësuese të asaj që kishte adhuruar. Ishte ende i fiksuar me historinë e tij ndaj solli në ekran metaforën e obsesionit të Dorothy e cila thuajse e kishte urryer bukurinë e saj duke u ndier si një “përbindësh”, me një film të vështirë dhe të guximshëm, “Pas maskës”, që rezultoi një flop. Ndërsa filmi “Star 80”, tërhoqi publikun dhe bëri që të dy aktorët, Mariel Hemingëay dhe Eric Roberts, që diti t’i jepte një aspekt njerëzor vrasësit Paul Snider, të cilit opinioni publik kurrë nuk ia dha faljen.

Ian Brady dhe Myra Hindley, historia e vërtetë e një prej çifteve vrasës më brutalë të të gjitha kohërave
Anastasia, manaxheri i parë i “Vrasjeve të organizuara”
U vra me fëmijën në bark nga bashkëshorti tradhtar
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Rama i ERTV, ai që do doja të votoja
Next Article Një krahasim i pamundur mes Berishës dhe Ramës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror

GazetaTjeter
18/06/2025
16 Min Read
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos

Më të lexuarat e sotme

Futboll

Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror

GazetaTjeter
GazetaTjeter
18/06/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?