GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Misteri/ Vogëlushi 9 vjeçar me koronavirus takon mbi 170 persona, por nuk infekton asnjë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Misteri/ Vogëlushi 9 vjeçar me koronavirus takon mbi 170 persona, por nuk infekton asnjë

By
GazetaTjeter
23/04/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Po bën të diskutohet shumë rasti i një vogëlushi nëntë vjeçar në Francë, i cili i infektuar me Covid-19 nuk e transmetoi pavarësisht se kishte kontaktuar me më shumë se 170 persona. Dhe tani një kërkim i drejtuar nga Public Health France sugjeron që fëmijët mund të mos jenë përgjegjësit kryesorë për përhapjen e virusit.

Vogëlushi bënte pjesë në një grup rastesh të lidhur me Steve Walsh, biznesmenin që u bë i pari britanik që rezultoi pozitiv me koronavirus pasi kishte marrë pjesë në një konferencë në Singapor janarin e kaluar.

Walsh e transmetoi pa dashje infeksionin kur u takua me 10 të rritur britanikë dhe një familje prej pesë personash në një shtëpi pushimi në lokalitetin e skive të Contamines-Montjoie në Haute-Savoie pas një fluturimi nga Londra.

Pjesa më e madhe e të ftuarve në chalet u infektuan me virusin, përfshirë edhe vogëlushin 9-vjeçar. Por, një hetim i Public Health France zbuloi se fëmija nuk e kishte kaluar atë tek asnjë nga vëllezërit e te askush tjetër që kishte rënë në kontakt me të, gjithsej 172 persona u karantinuan si masa paraprake. Megjithatë, asnjë nuk ishte infektuat nga vogëlushi.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Raporti i hetimit i botuar në Clinical Infectious Diseases përshkruan se si testet zbuluan se vogëlushi ishte infektuar me Sars-Cov-2, virus që shkakton Covid-19, si dhe nga gripi dhe nga një virus të zakonshëm të të ftohtit. E ndërsa edhe të dy vëllezërit e tij u kapën nga infeksionet e fundit, përkatësisht gripi dhe ftohja, tek asnjëri prej tyre nuk u vërejt gjurmë koronavirusi.

“Një fëmijë, i bashkëinfektuar me viruse të tjera respiratore, ka frekuentar tre shkolla ndërsa ai ishte simptomatik, por nuk e transmetoi virusin, duke sugjeruar një dinamikë potenciale të ndryshme të transmetimit te fëmijët”, tha Kostas Danis, një epidemiolog nga Public Health France për Agjensianë franceze e lajmeve AFP.

Por pse djaloshi i vogël nuk infektoi askënd? Ai, shpjegojnë mjekët, kishte vetëm simptoma të buta dhe rezultonte se ka nivele të virusit që mezi dalloheshin. Prandaj besohet se niveli i ulët i infeksionit shpjegon edhe se pse nuk ka infektuar njerëz të tjerë.

Studiuesit mendojnë se, meqenëse fëmijët zakonisht shfaqin vetëm simptoma të buta, ata mund të transmetojnë virusin shumë më pak sesa të rriturit e infektuar. “Fëmijët mund të mos jenë një burim i rëndësishëm i transmetimit të këtij virusi të ri,” shkruajnë ata.

Shumë shkencëtarë, shkruan The Guardian, dyshojnë se përgjigja imunitare tek fëmijët është në një farë mënyrë në gjendje të eleminojnë infeksionet më shpejt se sa të rriturit, të cilët priren të preken shumë më rëndë nga sëmundja.

Roli i fëmijëve në përhapjen e virusit, pra, mbetet një nga misteret kyç të pandemisë së koronavirusit dhe ende po diskutohet nëse ata që zhvillojnë pak ose aspak simptoma janë bartës. Por ndërsa përqindja e fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e rëndë është fare e vogël në krahasim me atë të të moshuarve, disa janë sëmurë rëndë dhe kanë vdekur për shkak të infeksionit.

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Rishfaqet Melania, e akullt me Trump. Dhe kopjon Meghanin
Next Article Nga Tempra tek Uno, varreza e braktisur e FIAT
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?