GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Menaxherët e huaj të Ramës në QSUT si anglezët me xhupa të “Crown Agents”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Aktualitet

Menaxherët e huaj të Ramës në QSUT si anglezët me xhupa të “Crown Agents”

By
GazetaTjeter
02/07/2024
2 Min Read
Share
SHARE

Në shfaqjen me shefat e shërbimeve në QSUT pas skandalit te Onkologjiku, kryeministri Edi Rama tha se, për të rregulluar problemet në qendrën më të madhe spitalore të vendit do të asistohet edhe nga menaxherë të huaj.

Në rastin më të mirë ky propozim i kryeministrit është një lëvizje bosh nga paniku për t’i bërë makjazhin e radhës sistemit të degraduar shëndetësor. Në rastin më të keq është thjesht një lëvizje e përllogaritur për të ndarë para me kompani ndërkombëtare të lidhur në mënyrë klienteliste me qeverinë.

Në këtë mënyrë Edi Rama veproi në vitin 2014 kur erdhi në pushtet. Kontraktoi kompaninë britanike “Crown Agents”, e cila do të na tregonte se kishte korrupsion nëpër dogana, a thua se duhej ndonjë shkencë e madhe për ta ditur qeveria këtë gjë. Misioni anglez i kësaj kompanie iu kushtoi taksapaguesve mbi 8.2 milionë euro edhe pse rritja e të ardhurave të premtuara nëpër dogana prej kësaj asistence nuk u pa gjëkundi.

Pak javë më parë u publikua edhe vendimi i qeverisë për të kontraktuar kompaninë amerikane të konsulencës, Boston Consaltin Group për të luftuar korrupsionin. Për këtë kontratë Edi Rama autorizoi Ulsi Manjën dhe Adea Pinderin të prokurojnë me negocim të drejtpërdrejtë.

Pra, pas 11 vitesh në pushtet, Edi Rama ka nevojë për konsulencë se si të luftojë korrupsionin, ka nevojë për asistencë të huaj se si të përmirësojë sistemin shëndetësor. Sa qesharake aq edhe ulëritëse kjo situatë. S’do shumë mend për të kuptuar se kjo është tallja e radhës e Rilindjes me shqiptarët dhe tentativa tjetër për të zhvatur paratë e buxhetit te kompanitë klienteliste.

Njësoj si anglezët e “Crown Agents” me xhupa që morën miliona euro për dy vjet, tanimë do të shohim edhe “menaxherët e jashtëm” që Edi Rama do t’i sjellë në Shqipëri për të bërë biznes me taksat tona. Ndërkohë koncensionet kriminale me firmën e Ilir Beqajt për oligarkët e oborrit të Ramës, vijojnë të gllabërojnë miliona euro nga buxheti i shtetit.

Nuk mjafton vetëm të kesh ARMË për të bërë LUFTË: Leksioni i MARGARET THATCHER për kë është kundër riarmatimit
News24, gazetarët në protestë, media antiqeveritare e përkrah. Si u shkatërruan gjatë natës pajisjet e televizionit të madh informativ
Nga Trëndafile VISHA – Shteti, Irfani dhe liria që ha vetveten…
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Pse fitoi në Francë Marie Le Pen?
Next Article Nga Bledian KOKA – Kronika e pengmarrjes së fundit të Ismail Kadaresë!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?